LIVE UPDATES
Bota

Zelenskyy nënshkruan tri pakte të sigurisë gjatë samitit të BE-së

Në draft thuhet po ashtu se BE-ja mbështet reformat e Ukrainës dhe rrugën drejt pranimit në bllok, duke shtuar se ndihma e BE-së për Ukrainën është pothuajse 100 miliardë euro, përfshirë 35 miliardë euro në mbështetje ushtarake.

27 June 2024, 20:34 Nga N.F
Zelenskyy nënshkruan tri pakte të sigurisë gjatë samitit
Takimi

BRUKSEL- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar marrëveshje të sigurisë me Bashkimin Evropian, Estoninë dhe Lituaninë gjatë nisjes së samitit dyditor të bllokut në Bruksel. Marrëveshja e sigurisë me BE-në përforcon mbështetjen e bllokut për Kievin në nëntë fusha të politikës së sigurisë dhe mbrojtjes.

Në draftin e marrëveshjes, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë thuhet se BE-ja dënon luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe shprehet mbështetja për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës si dhe e drejta e Kievit për t’u mbrojtur nga agresioni rus.

Në draft thuhet po ashtu se BE-ja mbështet reformat e Ukrainës dhe rrugën drejt pranimit në bllok, duke shtuar se ndihma e BE-së për Ukrainën është pothuajse 100 miliardë euro, përfshirë 35 miliardë euro në mbështetje ushtarake.

“Rusia nuk duhet të triumfojë” në luftën kundër Ukrainës që e nisi në shkurt të vitit 2022, thuhet në draft, ku shtohet se Ukraina duhet të rimarrë territorin e aneksuar nga Moska. Po ashtu aty listohen një sërë zotimesh për dhënien e pajisjeve ushtarake, për ofrimin e trajnimeve ushtarake dhe bashkëpunimin mes industrisë së mbrojtjes të Ukrainës dhe BE-së.

Marrëveshjet që Zelensky nënshkroi me Lituaninë dhe Esotninë gjatë samitit të BE-së, synojnë të plotësojnë marrëveshje të tjera të ngjashme që Ukraina ka arritur me aleatët. Ato nuk janë pakte të ndërsjella të mbrojtjes, por në to përfshihen zotime për t’i ofruar Ukrainës armë dhe ndihmë tjetër dhe për të parandaluar ndonjë pushtim tjetër në të ardhmen.

Ceremonia e nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve hapi edhe takimin e Këshillit Evropian, ku marrin pjesë liderët e 27 shteteve të BE-së, të cilët mbajnë takimin e parë zyrtar që nga zgjedhjet evropiane të 6-9 qershorit.

Përveç çështjeve të mbrojtjes, në samit temat kryesore të të cilit do të jenë shpërndarja e pozitave kyçe drejtuese në institucionet e bllokut dhe agjenda strategjike për pesë vjetët e ardhshme, si dhe Ukraina dhe Lindja e Mesme. Udhëheqësit e shteteve anëtare duhet t’i emërojnë presidentin e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe siguri.

Meqenëse është një paketë, ata duhet të bien dakord edhe për emrin e presidentit të ardhshëm të Këshillit Evropian, emërimi i të cilit është përgjegjësi e krerëve të shteteve ose qeverive të shteteve anëtare, si dhe presidentit të Parlamentit Evropian, i cili zgjidhet nga eurodeputetët.

Negociatorët nga tre grupe politike, Partia Popullore Evropiane (EPP), Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) dhe Liberalët (Renew), arritën një marrëveshje për pozitat e larta në bllok.

Ata ranë dakord që Ursula von der Leyen të marrë një mandat të dytë në krye të Komisionit Evropian. Presidenti i Këshillit Evropian, siç është rënë dakord, duhet të jetë ish-kryeministri portugez i krahut të majtë, Antonio Costa, kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas nga Renew duhet ta zëvendësojë spanjollin Josep Borrell në udhëheqjen e politikës së jashtme të bllokut, ndërsa presidente e Parlamentit Evropian duhet të mbetet maltezja Roberta Metsola për dy vjetet e ardhshme.

Sipas agjencive kryenegociatorët nga tri grupet kryesore parlamentare – kryeministri polak, Donald Tusk dhe ai grek, Kyriakos Mitsotais nga EPP-ja; kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez nga S&D; dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kryeministri i Holandës, Mark Rutte nga Reneë – diskutuan për marrëveshjen për tri orë, duke mos përfshirë liderët e tjerë në diskutime.

Emërimi i Ursula von der Leyen duket i sigurt pas kësaj marrëveshjeje, por është më pak e sigurt se ajo do ta marrë një shumicë të madhe (361 vota) në Parlamentin Evropian, edhe pse këto parti kanë një shumicë prej 399 deputetësh, sepse ato jo gjithmonë votojnë ashtu siç votojnë shumica në grupet e tyre parlamentare.

Të martën, kryeministri hungarez Viktor Orban kritikoi ashpër "marrëveshjen e PPE-së me të majtët dhe liberalët", duke thënë se ajo është "kundër çdo gjëje në të cilën bazohet BE-ja”.

"Në vend të përfshirjes, ai mbjell farën e ndarjes. Zyrtarët më të lartë në BE duhet të përfaqësojnë të gjitha shtetet anëtare, jo vetëm të majtët dhe liberalët", tha Orban, vendi i të cilit do të marrë kryesimin e BE-së më 1 korrik.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, vlerësoi të mërkurën se marrëveshja e gjashtë liderëve evropianë për shpërndarjen e posteve kyçe nuk respekton vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet evropiane.

Në samitin dyditor, krerët e BE-së duhet të miratojnë gjithashtu një program strategjik që përcakton udhëzimet për veprimet e BE-së në pesë vjetët e ardhshme. Samiti filloi të enjten pasdite me një takim me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, vendi i të cilit hapi zyrtarisht negociatat e pranimit të martën.

Në samit, udhëheqësit duhet të mirëpresin miratimin e kornizave negociuese për Ukrainën dhe Moldavinë, si dhe qëndrimet e përbashkëta për kapitujt mbi drejtësinë dhe të drejtat themelore për Malin e Zi, të cilat duhet ta lejojnë atë të përshpejtojë negociatat.

“Samiti do të jetë një mundësi për të mirëpritur miratimin e kornizave të negociatave dhe mbajtjen e konferencave ndërqeveritare me Ukrainën, Moldavinë dhe Malin e Zi”, ka thënë presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel në letrën e ftesës për samitin, duke shtuar se këto janë “hapa historikë në mbështetje të rrugës së këtyre vendeve drejt anëtarësimit evropian”.

Është gjithashtu e domosdoshme që të shtojmë mbështetjen ushtarake për Ukrainën dhe të vazhdojmë të marrim mbështetje të gjerë ndërkombëtare për një paqe të drejtë në Ukrainë bazuar në Kartën e OKB-së, shtoi ai.

Kur bëhet fjalë për Lindjen e Mesme, liderët e BE-së në samit pritet të bëjnë thirrje për respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar, zbatimin e propozimit për armëpushim të përfshirë në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përsërisin thirrjen për armëpushim në Gazë, lirimin e të gjitha pengjeve dhe kërkesa për shtimin e ndihmave humanitare./ REL

be zelenskyy pakte sigurie

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin