LIVE UPDATES
Bota

Zelenskyy premton më shumë sulme brenda Rusisë, pasi rritet numri i viktimave në Ukrainë

Zelensky gjithashtu tha se pika kryesore e sulmeve ruse mbetej afër qendrës së rëndësishme logjistike të Pokrovskut, një qytet me një popullsi para luftës prej më shumë se 60.000 banorësh, por që tani është kryesisht në rrënoja nga sulmet ajrore ruse.

27 July 2025, 12:01 Nga r.ll
Zelenskyy premton më shumë sulme brenda Rusisë, pasi rritet numri
volodymyr zelenskyy

UKRAINË- Viktimat civile po shtohen ndërsa Rusia vazhdon ofensivën e saj në Ukrainën lindore, duke pretenduar se ka kapur edhe dy fshatra të tjera, ndërkohë që udhëheqësi ukrainas, Volodymyr Zelensky, premtoi të hakmerret me më shumë sulme brenda territorit rus.

Ukraina nuk komentoi menjëherë për pretendimet e Ministrisë ruse të Mbrojtjes se forcat e saj më 26 korrik kishin kapur fshatin Zeleniy Hai në rajonin e Donjeckutdhe fshatin Malyivka në rajonin e Dnipropetrovskut.

Zelensky e pranoi se kishte luftime të ashpra përgjatë vijave të frontit në rajonet lindore të Ukrainës, por foli gjithashtu për “veprime të suksesshme të njësive tona” në rajonin e trazuar të Sumyt dhe tha se forcat e tij po “eliminojnë pushtuesit në zonat kufitare”.

Raportet nga të dyja palët nuk mund të verifikoheshin menjëherë. Zelensky gjithashtu tha se pika kryesore e sulmeve ruse mbetej afër qendrës së rëndësishme logjistike të Pokrovskut, një qytet me një popullsi para luftës prej më shumë se 60.000 banorësh, por që tani është kryesisht në rrënoja nga sulmet ajrore ruse.

Në adresimin e tij të natës me video, Zelensky tha se komandanti ushtarak ukrainas, Oleksandr Syrskiy, e kishte identifikuar Pokrovskun si një zonë që kërkon “vëmendje të veçantë” për shkak të sulmeve të vazhdueshme ruse.

Zëdhënësi ushtarak, Viktor Trehubov, i tha televizionit ukrainas se forcat ruse po sulmonin Pokrovskun me “një rrjedhë të vogël... që thjesht nuk ndalet”.

Dhuna vjen tre ditë pasi zyrtarët ukrainas dhe rusë zhvilluan takimin e tretë të drejtpërdrejtë në Stamboll në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund konfliktit, i cili shpërtheu në një luftë të plotë pas pushtimit rus të shkurtit të vitit 2022.

Ato bisedime sollën përparim për shkëmbimet e mëtejshme të të burgosurve dhe trupave të ushtarëve të rënë, por nuk pati përparim të dukshëm drejt një armëpushimi.

Presidenti amerikan, Donald Trump, duke shfaqur zhgënjimin e tij për refuzimin e udhëheqësit rus, Vladimir Putin, për të rënë dakord për një armëpushim, në mes të korrikut kërcënoi se do të vendosë sanksione të reja ndaj Moskës nëse nuk arrihet një marrëveshje me Kievin deri në fillim të shtatorit.

Në një intervistë për Fox News të transmetuar më 26 korrik, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Trump po bëhet “gjithnjë e më i zhgënjyer” që, edhe pse ka pasur ndërveprime të mira me Putinin gjatë bisedave telefonike, “ato nuk çojnë askund”.

Trump po “humb durimin. Ai po humbet gatishmërinë për të vazhduar të presë që pala ruse të bëjë diçka për t’i dhënë fund kësaj lufte”, tha Rubio, duke shtuar se “nuk ka mënyrë që Putini të kishte mbajtur këtë luftë pa mbështetjen kineze, veçanërisht përmes blerjes së naftës së tij.”

Zelensky ka thënë se sulmet e fundit të Rusisë ishin një “përgjigje” ndaj propozimit të Kievit për një armëpushim të menjëhershëm gjatë bisedimeve të paqes.

Zelensky premtoi të hakmerret me sulme të mëtejshme në objektiva ushtarake brenda Rusisë pasi numri i viktimave civile u rrit më 26 korrik në disa rajone ukrainase të goditura nga artileria dhe dronët rusë.

“Sot, për fat të keq, pati shumë sulme ruse në qytetet dhe komunitetet tona: në Sumy – përfshirë infrastrukturën energjetike ukrainase – si dhe në Dnjepër, Harkiv, rajonin e Hersonit dhe rajonin e Donjeckut”, tha Zelensky në adresimin e tij me video të 26 korrikut.

“Sulme të tilla, padyshim, nuk mund të mbeten pa përgjigje, dhe dronët ukrainas me rreze të gjatë veprimi e sigurojnë këtë”, postoi ai veçmas në platformën X.

“Ndërmarrjet ushtarake ruse, logjistika ruse dhe aeroportet ruse duhet të kuptojnë se lufta e vetë Rusisë tani po i godet ata me pasoja reale”, shkroi Zelensky.

Ai tha se kishte udhëzuar zyrtarët të jenë më aktivë në tërheqjen e fondeve të jashtme për dronët.

“Gjithashtu kam udhëzuar zyrtarët qeveritarë dhe ministrin e Mbrojtjes që të rishikojnë më aktivisht të gjitha marrëveshjet që kemi me partnerët tanë — ato që duhet t’i zbatojmë plotësisht, por që, për fat të keq, aktualisht janë ende vetëm pjesërisht në zbatim”, shtoi ai pa dhënë detaje specifike.

Zelensky ka njoftuar se vendi i tij ka siguruar financim për tre sisteme amerikane të mbrojtjes raketore Patriot dhe është në negociata për shtatë sisteme të tjera, si pjesë e një marrëveshjeje të re që u mundëson aleatëve evropianë të blejnë armë amerikane për Kievin.

Pas deklaratave të fundit të Zelenskyt, autoritetet ruse raportuan sulme brenda territorit rus.

Aleksandr Khinshtein, guvernator i rajonit rus të Kurskut, më 26 korrik pretendoi se një dron ukrainas kishte vrarë një person në fshatin Obesta, rreth 5 kilometra nga kufiri.

Ndërsa autoritetet në rajonin e Volgogradit thanë se mbetjet e rëna nga dronët ukrainas të shkatërruar kishin dëmtuar furnizimin me energji elektrike në hekurudhë pranë zonës kufitare. Zyrtarët thanë se edhe trafiku në aeroportin e qytetit ishte ndërprerë./REL

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin