LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhja e Presidentit në Kosovë/ Çfarë fshihet pas 6 votave të LDK-së kundër Sejdiut?

Pavarësisht kundërshtisë nga gjashtë deputetë, kreu i LVV-së, Albin Kurti, tha se marrëveshja me partinë e Lumir Abdixhikut qëndron dhe është e vlefshme. Por, për Donika Eminin, ky konfigurim politik më nuk mjafton.

2 September 2026, 15:45 Nga E. D
Zgjedhja e Presidentit në Kosovë/ Çfarë fshihet pas 6
Zyrtarë të LVV-së dhe LDK-së, së bashku me kandidatin e tyre të përbashkët për president, Bekim Sejdiu, gjatë njoftimit për marrëveshjen për president

KOSOVË- Marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës u refuzua nga gjashtë deputetë të LDK-së, duke ngritur pikëpyetje nëse ajo mund ta prodhojë kreun e ri të shtetit.

Pavarësisht kundërshtisë nga gjashtë deputetë, kreu i LVV-së, Albin Kurti, tha se marrëveshja me partinë e Lumir Abdixhikut qëndron dhe është e vlefshme. Por, për Donika Eminin, ky konfigurim politik më nuk mjafton.

Emini, hulumtuese në Grupin Këshillues për Politikat e Ballkanit në Evropë (BiEPAG), thotë për Radion Evropa e Lirë se vendimi i gjashtë deputetëve të LDK-së për të mos e mbështetur Bekim Sejdiun – kandidatin e përbashkët të LVV-së dhe LDK-së – për president, nënkupton se konfigurimi aktual s’i ka 80 deputetë që duhet të marrin pjesë në proces, duke bërë që të lindë nevoja për përfshirjen e partive të tjera në marrëveshjen për president.

LVV-ja ka 53 mandate, ndërsa LDK-ja aktualisht, sipas Abdixhikut, ka vetëm 12 deputetë që e mbështesin Sejdiun për president. Nëse llogariten edhe pakicat joserbe - me të cilat Kurti bëri Qeverinë e kaluar - sërish nuk arrihet kuorumi që Sejdiu të bëhet presidenti i gjashtë i Kosovës që nga pavarësia.

Kurti ka kohë që refuzon votat e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, që ka mbështetjen e Beogradit, e cila ka fituar nëntë mandate në zgjedhjet e qershorit.

Partia Demokratike e Kosovës, ndërkaq, ka 22 deputetë, ndërkaq Aleanca shtatë.

“Për ta bërë [marrëveshjen] funksionale, duhet të zgjerohet me një partner tjetër, qoftë Aleanca apo PDK-ja. Por, kjo do të ishte një konfigurim krejtësisht i ri politik dhe do të sillte edhe një sërë sfidash të reja”, thotë Emini.

Prej muajsh, Aleanca e Ardian Gjinit ka paraqitur gjashtë kushte në këmbim të mbështetjes për institucionet, ndërkaq PDK-ja e Bedri Hamzës ka refuzuar që të bashkëpunojë me Kurtin, si për Qeverinë, ashtu edhe për presidentin, duke deklaruar se këtë mandat do të qëndrojë në opozitë.

Vetëm LDK-ja e Lumir Abdixhikut pranoi të negocionte me Kurtin, fillimisht për bashkëqeverisje – proces që dështoi pas kërkesës fillestare të LDK-së për të pasur presidentin – dhe më pas për presidentin, që rezultoi me marrëveshjen e 31 gushtit.

Atë ditë, LVV-ja dhe LDK-ja dolën me kandidatin e përbashkët për president, por vetëm një ditë më vonë, gjashtë deputetë të LDK-së dolën kundër.

Kreu i LDK-së tha se me këtë vendim, pashmangshëm këta deputetë po e çojnë vendin në zgjedhje, ndërkaq Kurti më vonë e vlerësoi si “absurde”, “të dëmshme” dhe “të papërgjegjshme” sjelljen e tyre, duke shtuar se ata dëshirojnë zgjedhje të reja.

Emini thotë se paralajmërimi i Kurtit se do të takohet sërish me Abdixhikun dhe me kryesinë e LVV-së për marrëveshjen nuk nënkupton se ai domosdoshmërisht po planifikon zgjedhje, por është një “strategji që i jep atij kohë dhe hapësirë politike”.

“Ai mund të vazhdojë të negociojë me LDK-në, të presë nëse gjashtë deputetët ndryshojnë qëndrim, të shohë nëse Aleanca mund të jetë më fleksibile dhe, mbi të gjitha, të presë edhe zhvillimet në Hagë më 16 shtator”, thotë ajo, duke iu referuar shpalljes së aktgjykimit për rastin ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ndonëse thotë se jo domosdo Kurti po planifikon zgjedhje të reja, nëse nuk arrihet që Aleanca apo PDK-ja të futen në marrëveshje për president, atëherë “koha e fituar mund të funksionojë edhe në favor të një skenari zgjedhor”.

“Dhe, këtu kalendari bëhet politikisht i rëndësishëm. Dështimi për të zgjedhur presidentin do ta shtynte vendin drejt një tjetër procesi zgjedhor në një kohë që mund t’i përshtatet Kurtit shumë më tepër sesa kundërshtarëve të tij”, shprehet ajo.

Sa i përket Aleancës, Emini thotë se ka hapësirë për fleksibilitet, pas paraqitjes së kushteve në këmbim të votës. Por, sipas saj, shtatë votat e partisë që drejtohej nga Ramush Haradinaj “nuk mund të merren automatikisht”.

PDK-ja e Hamzës, sipas saj, është në pozicion më kalkulues. Kjo parti, vlerëson Emini, nuk është e interesuar për zgjedhje, por është më e interesuar se çfarë do të ndodhë pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Sipas saj, një vendim lirues për ish-presidentin Hashim Thaçi, njëherësh ish-drejtues i PDK-së, do t’i hapte rrugë rikthimit potencial të tij në politikë, dhe rrjedhimisht do të ndryshonte ndjeshëm dinamikat brenda kësaj partie dhe skenës politike në përgjithësi.

Emri i Thaçit është propozuar për president nga ish-kreu i Aleancës, Haradinaj. Ndonëse ka pasur përkrahje për këtë kandidaturë nga Arian Tahiri i PDK-së, sekretarja e përgjithshme e partisë, Vlora Çitaku, ka thënë se Thaçi nuk ka nevojë për poste, por “për liri”.

E, pikërisht për shkak të zhvillimeve në Hagë, në këtë moment, sipas Eminit, për PDK-në do të ishte shumë e vështirë që të angazhohej në një marrëveshje të re politike me Kurtin.

“Pas vendimit, në varësi të asaj se çfarë ndodh dhe si ndikon kjo në PDK, mund të kemi një situatë krejtësisht tjetër dhe një diskutim tjetër politik”, vlerëson ajo.

Megjithatë, duke folur për mundësinë e gjetjes së rrugdaljes, ajo vë theksin tek afatet kohore.

"Afatet për zgjedhjen e presidentit janë shumë të ngushta dhe zgjerimi i një koalicioni, negocimi me një partner të ri dhe gjetja e një formule që mund të pranohet nga të gjithë nuk është diçka që mund të bëhet lehtë në pak ditë", shprehet ajo.

Rrjedhja e afatit 60-ditor për presidentin nis me konstituimin e Kuvendit - proces që nisi më 6 gusht, por nuk është përmbyllur pasi LVV-ja insiston që fillimisht të ketë pajtim për presidentin.

Por, Emini vlerëson se Kurti e menaxhoi politikisht mirë situatën pas zhvillimeve në LDK, që vetë kreu i LVV-së i vlerësoi si negative.

Sipas saj, ai po ndërton narrativin ku paraqitet si lider i gatshëm për kompromis, “që vazhdon të kërkojë dialog me LDK-në dhe që është i gatshëm të presë deri në fund për ta gjetur një zgjidhje”.

Në deklarimin në orët e vona të 1 shtatorit, Kurti insistoi se kandidati për president për LVV-në vazhdon të jetë Bekim Sejdiu – ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese dhe ish-diplomat.

Sipas Eminit, Kurti po bën “një lëvizje shumë strategjike” duke ngulur këmbë se “Bekim Sejdiu është ‘kandidat i Republikës’ dhe jo thjesht kandidat i një marrëveshjeje partiake”.

“Në këtë mënyrë, ai e ngre kandidaturën mbi marrëveshjen LVV–LDK dhe e paraqet mbështetjen e tij si çështje të interesit institucional. Në mënyrë indirekte, kjo është edhe një kritikë ndaj mënyrës se si po sillet LDK-ja: nëse kandidati është i Republikës dhe nëse qëllimi është zhbllokimi i institucioneve, atëherë ata që e kundërshtojnë mund të paraqiten si ata që po e pengojnë këtë interes”, vlerëson ajo.

Pse Abdixhiku dhe Kurti po fajësojnë gjashtë deputetët?

Megjithatë, një gjë e përbashkët e Kurtit dhe Abdixhikut pas zhvillimeve më 1 gusht është fajësimi i gjashtë deputetëve të zgjedhur të LDK-së që kundërshtuan marrëveshjen për president: Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala, Arben Gashi, Armend Zemaj dhe Janina Ymeri.

Të gjithë janë arsyetuar se vota e tyre është kundër bashkëpunimit me LVV-në dhe “zgjatjen e pushtetit” të Kurtit.

Emini thotë se Kurti dhe Abdixhiku kanë arsye të ndryshme pse e zhvendosin fajin te ky grup deputetësh.

Kurti, sipas saj, fajëson këta deputetë për bllokadën, e jo udhëheqjen e LDK-së, sepse ajo “mund t’i duhet për marrëveshje në të ardhmen edhe nëse ka zgjedhje të jashtëzakonshme”.

Abdixhiku, ndërkaq, e përdor fajësimin për një objektiv tjetër politik, thotë ajo. Ai “mund të distancohet nga përgjegjësia për rezultatin e ardhshëm të LDK-së”, vlerëson Emini.

“Nëse partia e tij dështon, ai tashmë ka krijuar një narrativ ku fajin e mbajnë ata gjashtë deputetë që bllokuan marrëveshjen, ndërsa përgjegjësia politike për performancën e partisë zhvendoset tek ata. Në këtë kuptim, gjashtë deputetët mund të bëhen edhe një lloj ‘scapegoat’ [v.j. dash kurbani] për problemet më të gjera të LDK-së”, vlerëson ajo.

Megjithatë, kundërshtimet brenda LDK-së, sipas Eminit, kanë të bëjnë me atë se procesi i negociatave për marrëveshjen nuk ishte transparent. Ajo thotë se ky rezultat ishte i pritshëm, pasi brenda partisë së Abdixhikut prej kohësh ka ndarje e rivalitete “që shkojnë përtej kësaj kandidature”.

Abdixhiku u sfidua nga një mocion mosbesimi në korrik, por i mbijetoi atij, duke vazhduar në krye të partisë. Edhe më herët, ai kishte kërkuar votëbesim për të udhëhequr partinë, pas rezultatit zgjedhor.

“Abdixhiku, si lider i partisë, mban përgjegjësinë kryesore për faktin që nuk ka arritur ta mbajë të bashkuar grupin e tij parlamentar dhe ta menaxhojë këtë konflikt brenda partisë. Ajo që po shohim sot është, mbi të gjitha, një krizë e lidershipit dhe e kohezionit të brendshëm të LDK-së, e cila tani po manifestohet përmes procesit presidencial”, vlerëson Emini.

Nëse skena politike e Kosovës dështon të zgjedhë një president të ri, qytetarët do t’iu drejtoheshin sërish kutive të votimit – për zgjedhjet e katërta në më pak se dy vjet dhe të dytat për shkak të moskonsensusit për çështjen e presidentit./REL

ldk kosovë albin kurti

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin