LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në Çeki/ Analiza e DW: Kthim drejt Rusisë apo jo?

Përmirësimi në ekonominë çeke duket se ka ardhur shumë vonë për qeverinë e Petr Fiala. Zgjedhjet tregojnë shenja të një zhvendosjeje drejt kampit pro-rus.

1 October 2025, 13:07 Nga I.A
Zgjedhjet në Çeki/ Analiza e DW: Kthim drejt Rusisë apo jo?
Foto Ilustruese

ÇEKI- Ishte një pasdite me diell e së mërkurës në shtator. Tifozët po dyndeshin në stadiumin e futbollit Slavia Prague. Një ndeshje e Ligës së Kampionëve ishte gati të fillonte. Përpara qendrës tregtare Eden, pranë stadiumit, një grup burrash dhe grash qëndronin me shporta dhe çanta plot me materiale politike për partitë që janë në garën eletkorale.

Truprojat ishin vendosur disi larg rreth tyre. Ata po mbronin Ministrin e Jashtëm Jan Lipavsky, i cili po bënte fushatë me ekipin e tij. Lipavsky është një nga udhëheqësit e koalicionit qeverisës të qendrës së djathtë Spolu. Ai po përpiqet të bindë votuesit të votojnë për qeverinë e Petr Fiala në zgjedhjet parlamentaremë 3-4 tetor 2025, dhe kështu t'i japin asaj edhe katër vjet të tjera qeverisjeje të Republikës Çeke, e cila ka një popullsi prej dhjetë milionë banorësh.

Zgjedhjet vendimtare

"Këto zgjedhje janë vendimtare për drejtimin e ardhshëm të vendit. Për herë të parë, forcat që bashkëpunojnë hapur me Rusinë e Putinit po përpiqen të vijnë në pushtet", tha për DW Lipavsky, një nga politikanët më të njohur në qeveri. "Kjo është arsyeja kryesore pse po kandidoj. Unë besoj se mund ta mbajmë kursin pro-perëndimor të vendit. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme."

Partitë në pushtet paraqiten me një kurs të qartë të politikës së jashtme, të bazuar në mbështetjen e plotë për Ukrainën. Kjo është ajo që shumica e votuesve e vlerësojnë veçanërisht në qeverinë e Petr Fiala.

Republika Çeke ka pranuar më shumë se gjysmë milioni refugjatë ukrainas - shumë prej tyre të pranuar dhe të kujdesur nga qytetarët dhe iniciativat e tyre. Praga po dërgon armë dhe municione në Ukrainë. Kryeministri Fiala ishte ndër politikanët e parë evropianë që vizitoi Kievin menjëherë pas fillimit të agresionit rus në pranverën e vitit 2022.

Zhgënjimi i pensionistëve

"Po përpiqem të bind sa më shumë njerëz në rrethin tim të votojnë për ty", i thotë një pensioniste. Por ajo është një përjashtim në grupmoshën e saj, sepse shumica dërrmuese e pensionistëve çekë janë thellësisht të zhgënjyer me qeverinë dhe duan të votojnë opozitën. Domethënë, për të ulur deficitin buxhetor, Fiala kufizoi rritjen e  pensioneve dy vjet më parë. Shumica e pensionistëve ende e shohin këtë si tradhti.

"Fiala është kriminel, në vend të nesh çekëve, qeveria u dha para ukrainasve. Unë kurrë nuk do të votoj për ju", i thotë një pensionist i zemëruar njërit prej anëtarëve të fushatës.

Përpara zgjedhjeve, shumica e çekëve janë të pakënaqur me politikat shtrënguese të qeverisë, rritjen e ngadaltë ekonomike dhe inflacionin e lartë. Varfëria dhe rritja e çmimeve i atribuohen Fialës.

Rimëkëmbja ekonomike vjen shumë vonë

Megjithatë, falë politikave shtrënguese, deficiti buxhetor i Republikës Çeke tani është nën dy përqind të PBB-së, vlerësimi i saj kreditor është më i mirë se ai i Francës, paga mesatare bruto është rritur me më shumë se pesë përqind dhe për herë të parë ka tejkaluar 2,000 euro në muaj.

Inflacioni është 2.5 përqind dhe është më i ulëti midis vendeve anëtare të Grupit të Vishegradit (Polonia, Hungaria, Republika Çeke dhe Sllovakia).

Familjet çeke po shpenzojnë më shumë se kurrë dhe agjencitë e udhëtimit kanë regjistruar interes rekord këtë verë. "Prisja që ky lajm i mirë ekonomik të vinte pak më herët, nuk e di nëse është tepër vonë tashmë", pranon Lipavsky për DW.

Përpara zgjedhjeve, koalicioni Spolu ka mbështetjen e njëzet përqind të votave, dhjetë përqind më pak se partia opozitare ANO. Partitë në pushtet dhe aleatët e tyre të mundshëm kanë rreth 40 përqind të votave, ndërsa opozita ka pothuajse 60 përqind.

Favoriti i opozitës Andrej Babish

Kryetari i partisë opozitare ANO, Andrej Babish, dëshiron të kthehet në pushtetsi kryeministër pas katër vitesh në opozitë. Ai ia ka nënshtruar gjithçka këtij qëllimi, madje duke e lënë në plan të dytë edhe menaxhimin e biznesit të tij. Për javë të tëra, ai ka takuar qytetarë çdo ditë dhe ka udhëtuar nëpër Republikën Çeke. Ekipi i tij ka mbushur mediat sociale me video.

Babish u premton çekëve një standard më të mirë jetese. "Çdo qytetar mund ta shohë këtë në portofolin e tij - ata mund të krahasojnë atë që mund të blinin me pagën e tyre katër vjet më parë dhe atë që mund të blinin sot", thotë ai.

Edhe pse statistikat tregojnë të kundërtën, 30 përqind e votuesve çekë e besojnë këtë argument. Në një seri posterash të mëdhenj në të gjithë Republikën Çeke, Babish portretizohet si një mesia, duke premtuar pensione më të larta, hipoteka më të lira dhe çmime më të ulëta. Slogani më i zakonshëm në postera është: "Votoni për një jetë më të mirë!"

Babiah po sulmon gjithashtu "Marrëveshjen e Gjelbër" të Bashkimit Evropian dhe premton të mos prezantojë çertifikatat e emetimeve të BE-së për familjet (ETS 2) nga viti 2027, siç është planifikuar.

Lidhur me temat e tjera të politikës së jashtme, Babish hesht kryesisht, duke mos folur hapur kundër ndihmës së vazhdueshme për Ukrainën. Në të njëjtën kohë, ai nuk kritikon as partinë e ekstremit të djathtë Svoboda a prima demokratie (Liri dhe Demokraci e Drejtpërdrejtë) dhe as partinë e ekstremit të majtë Stacilo! (Mjaft më!). Të dyja partitë mbështesin Rusinë dhe po bëjnë thirrje që Republika Çeke të largohet nga NATO dhe BE. Babish nuk e përjashton mundësinë e formimit të një qeverie apo edhe të një koalicioni me mbështetjen e tyre.

Eksperti: Politika e jashtme është e rëndësishme

Politika e jashtme, dhe veçanërisht qëndrimi ndaj Ukrainës dhe Rusisë, luajnë një rol të rëndësishëm në fushatën zgjedhore çeke, shpjegon për DW politologu Lubomir Kopeçek nga Universiteti Masaryk në Brno.

"Çështjet e politikës së jashtme dhe sigurisë janë më të rëndësishme në këto zgjedhje se kurrë më parë në Republikën Çeke", thotë ai. "Megjithatë, kjo nuk do të jetë e mjaftueshme për të përmbysur trendin aktual në favor të partive në pushtet. Duket se ato nuk do të vazhdojnë të qeverisin".

Sipas tij, shumica e qytetarëve do të udhëhiqen nga financat e tyre kur marrin vendime. Përmirësimi në ekonominë çeke erdhi shumë vonë për qeverinë e Fialës. "Nëse zgjedhjet do të ishin vetëm një vit larg dhe ekonomia do të ishte zhvilluar siç është zhvilluar në gjashtë muajt e fundit, situata do të ishte ndryshe dhe rezistenca e shumicës së votuesve ndaj qeverisë aktuale do të ishte më e ulët", shpjegon politologu.

"Ekziston mundësia që qeveria e Petr Fialës të mbetet në pushtet, por kjo do të ishte e barabartë me një mrekulli politike", përfundon politologu çek Lubomir Kopeçek./DW

zgjedhjet në Çeki

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin