Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në Francë, zjarrfikësit arritën ta frenojnë përhapjen e zjarrit pranë qytetit të Bordosë gjatë natës. Në Spanjë, autoritetet lejuan banorët e nëntë prej 11 qyteteve të evakuuara në provincën Toledo, të kthehen në shtëpitë e tyre.
FRANCË- Zjarrfikësit në Francë dhe në Spanjë vazhdojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll zjarret masive pyjore që kanë detyruar dhjetëra mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre. Të dyja vendet po përgatiten, po ashtu, për një valë të re të të nxehtit që pritet ta përkeqësojë situatën nga e mërkura.
Në Francë, zjarrfikësit arritën ta frenojnë përhapjen e zjarrit pranë qytetit të Bordosë gjatë natës. Në Spanjë, autoritetet lejuan banorët e nëntë prej 11 qyteteve të evakuuara në provincën Toledo, të kthehen në shtëpitë e tyre.
Megjithatë, zjarret vazhdojnë të djegin hapësira jashtë kontrollit në rajonin e Madridit dhe në provincat fqinje Avila dhe Toledo. Një banor i evakuuar nga zjarret në Spanjë e përshkroi situatën si “një ferr të kuq”, duke thënë se njerëzit u larguan me nxitim, duke marrë me vete vetëm rrobat që kishin veshur, raporton Reuters. Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se vendi po përballet me situatën më të rëndë me zjarret pyjore që nga Lufta e Dytë Botërore.
“Po përballemi me një zjarr pyjor krejtësisht të paprecedentë”, tha ai gjatë një vizite tek ekipet e emergjencës pranë Bordosë.
Sipas autoriteteve franceze, deri tani këtë vit janë djegur më shumë sipërfaqe pyjore se në të njëjtën periudhë të çdo viti që nga viti 2006. Autoritetet franceze dhe spanjolle paralajmërojnë se temperaturat e larta të ditëve në vijim mund ta vështirësojnë edhe më shumë luftën kundër zjarreve.
Në Francë po evakuohen kampe dhe komplekse turistike në zonën bregdetare pranë Bordosë. Në Spanjë, vendi po përgatitet për valën e katërt të të nxehtit këtë verë.
Temperaturat e larta, erërat e forta dhe lagështia e ulët pritet të rrisin ndjeshëm rrezikun e zjarreve. Sipas autoriteteve spanjolle, më shumë se 73.000 persona janë evakuuar, ndërsa rreth 66.000 të tjerë janë urdhëruar të qëndrojnë brenda shtëpive për shkak të rrezikut nga zjarret.
Meteorologët parashikojnë që vala e të nxehtit të arrijë kulmin të mërkurën. Temperaturat në Paris mund të shkojnë deri në 38 gradë Celsius, ndërsa në rajonin e Madridit deri në 37 gradë.
Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike, të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor, po i bëjnë valët e të nxehtit më të shpeshta dhe më intensive, duke krijuar kushte që favorizojnë përhapjen e zjarreve pyjore.
UKRAINË- Dronët e prodhuar nga Irani u kanë shkaktuar dëme të mëdha forcave ukrainase që luftojnë kundër trupave ...
Barron Trump, Melania Trump SHBA- Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump dhe djali i saj Barron, janë vënë në shënjest&eu...
Volodymyr Zelensky, Donald Trump SHBA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zbuluar detaje nga takimi me Presidentin amarikan, Donald T...
foto ilustruese MAL I ZI- Mali i Zi vazhdon të mbetet vendi më i avancuar në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropi...
Volodymyr Zelensky SHBA- 100 anëtarët e Senatit të SHBA-së janë ftuar në një takim të martën në mbrë...
Pamje GROENLANDË- Një fenomen natyror spektakolar dhe potencialisht i rrezikshëm u regjistrua në Groenlandën perënd...
Donald Tusk POLONI- Kryeministri i Polonisë Donald Tusk bëri thirrje të hënën për t'i dhënë  ...
Pamje nga Lacanau pas zjarreve FRANCA- Autoritetet e rajonit të Girondës kanë vendosur të evakuojnë 4,000 persona të...
foto ilustruese SERBI- Rrjeti 5G që po ndërton operatori shtetëror i Serbisë, bazohet tash për tash në pajisje të prodhu...
Donald Trump SHBA- Donald Trump ka lëshuar kërcënime të reja kundër Iranit, disa orë para takimit të tij me Benjami...