Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Mësohet se, Komisioni Evropian synon të arrijë rezultate konkrete përpara muajit tetor, kur Komisioneri i Tregtisë i BE-së, Maroš Šefčovič, pritet të udhëtojë drejt kryeqytetit kinez.
KINË- Një delegacion zyrtarësh nga Bashkimi Evropian do të udhëtojë drejt Kinës në ditët në vijim për të çuar përpara negociatat tregtare, ndërsa Brukseli kërkon të ngushtojë një deficit tregtar rekord prej 1 miliard eurosh në ditë me Pekinin.
Mësohet se, Komisioni Evropian synon të arrijë rezultate konkrete përpara muajit tetor, kur Komisioneri i Tregtisë i BE-së, Maroš Šefčovič, pritet të udhëtojë drejt kryeqytetit kinez. Ky hap vjen pas mandatit që shtetet anëtare i dhanë Presidentes Ursula von der Leyen për të forcuar mjetet e mbrojtjes tregtare dhe për të adresuar diferencat e mëdha në qasjen në tregjet përkatëse.
Megjithatë, bisedimet zhvillohen në një atmosferë tejet të tensionuar, pasi Kina u ndaloi kompanive vendase t'i ofrojnë informacion Brukselit në kuadër të hetimeve sipas Rregullores për Subvencionet e Huaja. Hetimet e BE-së, përfshirë ato ndaj gjigantit të tregtisë elektronike JD.com, mbështeten edhe nga gjetjet e OECD-së se subvencionet shtetërore kineze janë deri në tetë herë më të larta se ato të vendeve perëndimore.
Pavarësisht fërkimeve dhe masave bllokuese nga Pekini, Komisioni Evropian refuzoi të pezullonte hetimet e tij anti-dumping gjatë muajve të verës për të mbrojtur industrinë vendase nga importet e lira. Euronews raporton se, afati i tetorit konsiderohet vendimtar nga diplomacia evropiane, pasi ai shënon edhe përfundimin e armëpushimit njëvjeçar lidhur me eksportet e metaleve të rralla kineze.
Për bllokun evropian, sigurimi i aksesit të vazhdueshëm te këto minerale kritike mbetet një prioritet strategjik, pasi ato përbëjnë lëndën e parë thelbësore për zhvillimin e teknologjisë së gjelbër, industrisë së automobilave dhe asaj të mbrojtjes. Përmes një mekanizmi të ri të përbashkët monitorimi, të dyja palët po përpiqen të rrisin transparencën dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të luftës tregtare./Dosja.al
Foto ilustruese RUSI- Qeveria ruse pritet të zgjasë deri në shtator ndalimin e eksporteve të naftës, ndërsa vendi po për...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj udhëheqjes iraniane përmes një postimi në rrj...
Volodymyr Zelensky UKRAINË- Ukraina ka marrë së fundmi një numër të vogël raketash anti-ajrore Patriot të prodhuar...
Pedro Sanchez SPANJË- Qeveria spanjolle pritet të paraqesë një projektligj për të reformuar ligjet e imigrac...
SUEDI- Ushtria suedeze tha të martën se i kishte kërkuar qeverisë të shpronësonte një pronë ...
Foto Ilustruese KINË- Ekspertët amerikanë të sanksioneve thonë se fushata e re e administratës së presidentit amerikan, ...
Serbia planifikon që deri në fund të vitit 2027 të jetë “e gatshme për t’iu bashkuar zonës Schengen”, por...
Donald Trump SHBA- Donald Trump foli për një “krizë humanitare” në Iran që duhet të ndalet menjëherë, n...
Donald Trump SHBA- Donald Trump po e përshkallëzon retorikën e tij kundër Kanadasë. Pas njoftimeve të djeshme për tarifa...
Foto ilustruese KANADA- Një aksident është registruar mbrëmjen e së hënës në Aeroportin Ndërkombëtar Mont...