LIVE UPDATES
Bota

Zyrtarizimi i Marrëveshjes së Ohrit, i “pamundur" deri në fund të janarit

Një gjë e tillë u paralajmërua nga i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

22 December 2023, 18:23 Nga I.A
Zyrtarizimi i Marrëveshjes së Ohrit, i “pamundur" deri
Flamuri serb dhe flamuri i Kosoves

KOSOVË- Është joreale të pritet zyrtarizimi i Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë deri në fund të janarit 2024, thonë Artan Muhaxhiri, sociolog dhe analist politik nga Kosova, dhe Dushan Janjiç nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd. Një gjë e tillë u paralajmërua nga i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Ai tha se është në pritje të përgjigjes nga Kosova për këtë çështje, së cilës i janë ofruar “disa opsione”.

Prishtina zyrtare këmbëngul që Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve, e njohur edhe si Marrëveshja e Ohrit, të nënshkruhet - gjë të cilën Beogradi zyrtar e refuzon. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u dakorduan gojarisht për të në muajin shkurt, ndërsa për aneksin e zbatimit të saj arritën pajtim në mars.

BE-ja thotë se dokumenti është ligjërisht i detyrueshëm për të dyja palët edhe pa nënshkrim. Radio Evropa e Lirë iu drejtua Qeverisë së Kosovës me pyetjen se çfarë do të thotë “zyrtarizimi” i marrëveshjes, që përmendet nga Lajçaku, dhe çfarë opsionesh i janë ofruar Kosovës për “zyrtarizimin” e saj.

Në vend të përgjigjes, nga Qeveria e Kosovës përcollën një postim të Kurtit në Facebook, përmes të cilit ai ofroi nënshkrimin e Marrëveshjes me Serbinë në Samitin e Këshillit Evropian, që do të mbahet më 21 dhe 22 mars të vitit 2024.

Kurti ofroi edhe hartimin e draft-statutit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në bashkëpunim me ministrat e tij: Nenad Rashiç i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe Elbert Krasniqi i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ky qëndrim i tij erdhi pasi Lajçaku, në një intervistë për gazetën kosovare, Express, më 21 dhjetor, tha se për zbatimin e Marrëveshjes për Asociacionin nuk është e nevojshme të nënshkruhet asgjë, sepse draft-statuti është një dokument “i brendshëm” i Kosovës.

“Akti juridik, ashtu siç është hartuar aktualisht [statuti], duhet të jetë dokument i brendshëm i Kosovës. Me nënshkrimin e Kosovës dhe Serbisë, statuti do të bëhej marrëveshje ndërkombëtare - gjë që nuk është”, tha Lajçak.

Duke iu përgjigjur kësaj, Kurti tha se nëse statuti është çështje e brendshme e Kosovës, ai është i gatshëm ta shkruajë atë vitin e ardhshëm, bashkë me ministrat e tij.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Rashiq, tha në një prononcim të shkurtër për Radion Evropa e Lirë se është në dispozicion të kryeministrit nëse, në çfarëdo mënyre, është e nevojshme ndihma e tij për hartimin e draft-statutit të Asociacionit.

Më 21 tetor, Lajçak, së bashku me përfaqësuesit e SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, u dorëzuan Prishtinës dhe Beogradit një draft-statut për formimin e Asociacionit, i cili, në parim, u pranua nga të dyja palët.

BE-ja tha se ai është “një propozim modern evropian për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve pakicë”.

Marrëveshjen për Asociacionin, që duhet t’u japë më shumë autonomi serbëve në Kosovë, Prishtina dhe Beogradi e arritën në vitin 2013.

Megjithatë, Kosova refuzoi ta zbatonte me arsyetimin se mund të ndikojë negativisht në funksionalitetin e brendshëm të shtetit.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua edhe Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe Presidencës së Serbisë lidhur me zyrtarizimin e mundshëm të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit muajin e ardhshëm, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Presidenti i Serbisë, Vuçiq, tha më herët se nuk do të nënshkruajë asnjë marrëveshje që do të nënkuptonte njohjen e Kosovës apo anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara.

Por, me Marrëveshjen e Ohrit, Serbia, përveç tjerash, mori përsipër që të respektojë integritetin territorial të Kosovës dhe të mos e bllokojë anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare.

Më 14 dhjetor, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, dorëzoi një letër zyrtare në selinë e Bashkimit Evropian, duke shprehur rezerva për detyrimet që dalin nga marrëveshja dhe aneksi për zbatimin e saj.

Nga BE-ja, ndërkaq, paralajmëruan se obligimet e marra me këtë marrëveshje do të përfshihen në kornizën negociuese të Serbisë për anëtarësim në BE.

Obligimet që dalin nga kjo marrëveshje do të jenë, po ashtu, edhe pjesë e rrugës së Kosovës drejt BE-së.

Muhaxhiri thotë për Radion Evropa e Lirë se zyrtarizimi i marrëveshjes, që përmendi Lajçak, në praktikë nënkupton formimin e Asociacionit në Kosovë dhe njohjen de facto të Kosovës nga Serbia.

Sipas tij, Kosova dhe Serbia nuk do të mund t’i anashkalojnë këto dy çështje.

“Gatishmëria e Kosovës për të themeluar Asociacionin do të varet nga intensifikimi i presionit nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, si dhe nga cilësia dhe shtrirja e perspektivave integruese dhe përfitimeve socio-politike për qytetarët e Kosovës dhe udhëheqjen shtetërore. Në një kontekst real, zbatimi praktik i Marrëveshjes për Asociacionin do të fillojë vetëm kur të arrihet ekuilibri i përsosur i të gjitha këtyre vlerave shumë delikate dhe të ndërlidhura”, thotë Muhaxhiri.

Janjiq thotë se, aktualisht, nuk mund të flitet për ndonjë zyrtarizim të marrëveshjes, sepse në Serbi sapo përfunduan zgjedhjet parlamentare dhe tani do të vijojë formimi i Kuvendit dhe Qeverisë së re.

“Kjo nuk do të mund të bëhet. Me Vuçiqin, thjesht, ai [Lajçak] mund të merret vesh për gjithçka, por Vuçiq nuk mundet dhe nuk ka forcë të imponojë asgjë. Dhe, procedurë që duhet të respektohet, janë ndryshimet në kornizën e negociatave [të Serbisë me Bashkimin Evropian]”, thotë Janjiq.

Në fillim të dhjetorit, Vuçiç pranoi se ekziston mundësia që Marrëveshja e Ohrit të bëhet pjesë e kapitullit 35 të negociatave me BE-në dhe, rrjedhimisht, kusht për pranimin e Serbisë në BE.

Edhe pse kaluan dhjetë muaj nga pranimi i Marrëveshjes së Ohrit, rezultate konkrete në zbatimin e saj nuk ka.

Si Prishtina, ashtu edhe Beogradi i mohuan përgjegjësitë për moszbatim.

Muhaxhiri beson se Kurti dhe Vuçiq, pasi ranë dakord për aneksin e zbatimit të marrëveshjes, u angazhuan në “pjesën populiste të punës”.

“Ata deshën ta transformonin dhe ridizajnonin më pas aneksin sipas nevojave të tyre të brendshme, dhe kjo e prishi ekuilibrin dhe planin në tërësi. Prandaj, është bërë e nevojshme tani që të gjithë t’i kthehen zyrtarizimit të asaj që është rënë dakord në Ohër”, thotë Muhaxhiri.

Sipas Janjiqit, si Prishtina, ashtu edhe Beogradi, thjesht, po “blejnë kohë” dhe asnjëra palë nuk dëshiron që marrëveshja të zbatohet.

“Ky [zyrtarizimi] nuk është real, sepse po vijnë zgjedhjet për Parlamentin dhe institucionet evropiane. Nuk pres ndonjë dialog [deri në fund të janarit]”, thotë ai.

Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë u ndërlikuan edhe më shumë pas sulmit në Banjskë, në veri të Kosovës. Më 24 shtator, grupe të armatosura serbësh atje sulmuan policinë e Kosovës, duke vrarë policin Afrim Bunjaku.

Përgjegjësinë për këtë sulm, Kosova ia hodhi Serbisë, por ajo e mohoi. Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe në Kosovë, tha se ai e ka organizuar sulmin dhe se për të nuk e ka njoftuar askënd. Në fillim të dhjetorit, me kërkesë të Kosovës, Organizata Ndërkombëtare e Policisë, INTERPOL, lëshoi fletarrestim për Radoiçiqin.

Marrë nga REL

mirosllav lajçak dushan janjiç afrim bunjaku

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin