"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Bota
Britanikët s’këshillohen më që të mos udhëtojnë në Kosovë
6 October 2021, 21:04Nga DOSJA
Qytetarët britanikë nuk këshillohen më që t’i shmangin udhëtimet në 32 destinacione, përfshirë edhe Kosovën, tha të mërkurën Zyra e Jashtme britanike. Më herët, ajo ka këshilluar kundër udhëtimit në 32 shtetet dhe rajonet në fjalë, për shkak të koronavirusit, edhe pse ato vende nuk kanë qenë në të ashtuquajturën listë të kuqe.
Zyra e Jashtme britanike tha se ndryshimi i politikës pason “përmirësimin e shëndetit publik në shumë vende” dhe “zvogëlimin e rrezikut për shtetasit britanikë”.
Në Kosovë, situata me koronavirus është përmirësuar javëve të fundit. Të mërkurën, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës raportoi për një viktimë nga koronavirusi dhe 41 raste të reja të të infektuarve. Për krahasim, në muajin gusht, numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë disa herë ka kaluar 30 në ditë.
Të enjten, Qeveria britanike pritet të shpallë ndryshime edhe në listën e kuqe, ku aktualisht ndodhen 54 vende.
Në listën e kuqe janë ato vende që Qeveria britanike thotë se nuk duhet të vizitohen – ”përveç në rrethanat më të jashtëzakonshme” – për shkak të situatës së tyre me koronavirus.
Marrë nga REL
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Kryeministri çek Andrej Babis shkon në zgjedhjet parlamentare këtë javë, i goditur nga një skandal tjetër që e lidh atë dhe qindra të pasur të tjerë me l...
SHBA – Zëdhënësi për shtyp i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, ka folur nëpërmjet një postimi në Twitter lidhur me samitin e mbajtur në Sllove...
SLLOVENI– Josep Borrell, përfaqësuesi i BE për Politikën e Jashtme, iu ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të arrijnë një marrëveshje përfundimtare. Pë...
KOSOVË – Kryeminsitri i Spanjës Pedro Sánchez konfirmoi se të mërkurën kishte mirëpritur Kryeministrin kosovar Albin Kurti në Samitin BE-Ballkan në S...
KOSOVË – Policia e Kosovës është shprehur e gatshme të zbatojë urdhrat nga Dhomat e Specializuara që veprojnë në Hagë, nëse një gjë e tillë i kërkohe...
SLLOVENI– Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel foli për takimin e mbajtur sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksa...
KOSOVË – Policia e Kosovës ka arrestuar ditën e sotme një qytetar në Prishtinë, i cili shtirej sikur zotëronte postin zyrtar të ministrit dhe ka kërk...
SHBA – Kompania Facebook është sërish në qendër të debateve. Një raport i fundit nga gazeta “Wall Street Journal” nxjerr në pah informacione të brendshme ...