"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Bota
Burime nga BE: Në asamble po zhvillohen bisedimet për përjashtimin e Rusisë nga G20
23 March 2022, 11:51Nga DOSJA
BRUKSEL– Një burim i Bashkimit Evropian konfirmoi se diskutimet për statusin e Rusisë po zhvilloheshin në takimet e G20.
“I është bërë shumë e qartë Indonezisë se prania e Rusisë në takimet e ardhshme ministrore do të ishte shumë problematike për vendet evropiane,” tha burimi.
Ajo vjen pasi Kina sot u duk se mbështet Rusinë dhe tha se “asnjë anëtar nuk ka të drejtë të largojë një vend tjetër” nga G20. Kina ka thënë se asnjë anëtar i G20-ës nuk ka të drejtë të “dëbojë një vend tjetër” mes raporteve se SHBA dhe aleatët e saj perëndimorë po vlerësojnë nëse Rusia duhet të mbetet në grupin e ekonomive kryesore pas pushtimit të Ukrainës.
“Rusia është një anëtare e rëndësishme e G20” u tha gazetarëve të mërkurën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin, duke shtuar se Rusia i përkiste ekonomive kryesore të botës “të bashkuara” nga G20.
Wang tha gjithashtu se G20 duhet “të praktikojë multilateralizëm të vërtetë” dhe “të forcojë solidaritetin dhe bashkëpunimin”.
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, u tha gazetarëve se kombi besonte se nuk mund të ishte “biznesi si zakonisht” për Rusinë kur u pyet nëse presidenti Joe Biden ishte konsultuar për një dëbim të mundshëm.
“Ne besojmë se nuk mund të jetë biznes si zakonisht për Rusinë në institucionet ndërkombëtare dhe në komunitetin ndërkombëtar.” -tha Sullivan.
Sullivan vazhdoi duke thënë se SHBA do të duhet të konsultohet me aleatët përpara se të vendoset ndonjë gjë.
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i kërkoi Japonisë të mërkurën (23 mars) të rrisë presionin e sanksioneve ndaj Rusisë për pushtimin e saj n...
UKRAINË- Ndërkohë që lufta vazhdon qytetarët ukrainas në plazhin Odessa, po këndojnë këngën “Is my life”. Në një video e cila po bën xhiron në rrjet shfaqe...
POLONI-Agjencia e spiunazhit të Polonisë ABW, ka njoftuar sot se kishte identifikuar 45 diplomatë rusë të dyshuar si spiunë dhe se i kishte kërkuar Ministrisë s...
BIRN ka deshifruar një skemë piramidale që mashtron burundianët e dëshpëruar që të paguajnë mijëra euro për garancinë e rreme të hyrjes në Serbi dhe marrjen më ...
RUSI– Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë në një fjalim këtë mëngjes se nëse trupat e NATO-s dërgohen në Ukrainë, pasojat mund të ishin një ko...
UKRAINË- Maria Rodionova, një mësuese 27-vjeçare, një javë më parë u plagos nga një bombë në tetarin e Mariupolit, dhe fatmirësisht i ka mbijetuar p...