"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Sport
Cagliari “kafshatë” e lehtë për Juven, bardhezinjtë shohin në horizont Championsin
21 December 2021, 21:49Nga DOSJA
ITALI-Juventus e mbyll vitin 2021 me fitore dhe në javën e 19-të të Serie A bardhezinjtë fitojnë me shifrat 2-0 kundër Cagliarit. Skuadra e Allegrit e nisi furishëm ndeshjen kur në minutën e 10-të Moise Kean, tronditi shtyllën. Goli u duk se do të afrohej dhe në minutën e 40-të do të ishte pikërisht sulmuesi që do të shënonte falë edhe një devijimi të mbrojtësit të Cagliarit.
Pjesa e dytë prodhoi më pak lojë për ekipin e Juventusit që e uli rritmin. Kështu, ishte Cagliari ai që rrezikoi më shumë këtë pjesë duke iu afruar edhe dy herë golit me anë të Dalbert dhe Joao Pedro. Megjithatë, në të dyja rastet lojtarët e Mazzarit gabuan duke e lënë rezultatin në 1-0.
Dhe rregulli i pashkruar i futbollit është nëse nuk shënon do të pësosh. Kështu, Bernardeschi shënoi golin e dytë dhe të fundit të takimit duke vulosur gjithçka pas një kundërsulmi të shpejt të Juventusit. Bardhezinjtë shkojnë në vendin e 5-të në kuotën e 34 pikëve
ARGJENTINË-Atij iu dha në Krishtlindje të vitit 1982, kur u zyrtarizua te Boca Juniors para se të shkonte në futbollin europian, me ndalesën e parë që isht...
ITALI-Siç pritej, Salernitana nuk doli në fushë në Dacia Arena për ndeshjen e javës së 19-të të Serie A. Rajoni i Campanias bllokoi skuadrën për shkak të...
TIRANE – Disiplina vijon me dënime të ashpra për lojtarët dhe drejtuesit e klubeve që kanë shkelur rregullat në javën e 14 të Abbisnet Superiore.Në një nj...
TIRANE – Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë ditën e sotme një vendim historik në lidhje me mbështetjen për futbollin e moshave në vend. Në mbledhjen ...
ITALI – Me Udinese-Salernitana, Seria A rikthehet për të parë fantazmat e shtyrjeve të ndeshjeve për shkak të Covid-19, një ngjarje e ndodhur disa herë se...
ITALI – Një histori dashurie që zgjati disa muaj dhe tashmë ka disa kohë që ka marrë fund. Diego Godin dhe Cagliari janë gati të thonë lamtumirë. Lojtari,...
ITALI – Policia Financiare sot ka marrë dokumente në zyrat e Interit, si pjesë e një hetimi të nisur nga Prokuroria e Milanos mbi fitimet kapitale të klub...
FRANCE – Jean Alesi, një ish-pilot i Formula 1, u ndalua në Avignon, ku u dëgjua nga policia për shpërthimin e një fishekzjarri të madh në dritaren e zyrë...