LIVE UPDATES
Bota

Çfarë mund të pritet nga samiti për Ballkanin Perëndimor?

6 October 2021, 06:23 Nga DOSJA
Çfarë mund të pritet nga samiti për Ballkanin

SLLOVENI- Perspektiva e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë në fakt fokusi i samitit që do të mbahet në Brdo afër Kranjit, por lista e temave të tjera është e gjatë: marrëdhënia me Kinën, situata e pasigurt në Afganistan, marrëdhëniet e trazuara me SHBA-në për shkak të mosmarrëveshjeve me Francën për aleancën AUKUS në Paqësorin Jugor dhe rritja e çmimeve të gazit. Këto tema në veçanti do të mbizotërojnë darkën e përbashkët.

Pespektiva e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor

Pas grindjeve disajavore mbi formulimin, pak para takimit në Slloveni kishte akoma marrëveshje midis qeverive të vendeve të BE-së, nëse gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do t’u hapet perspektiva e anëtarësimit në BE. Sllovenia propozonte që viti 2030 si datë e anëtarësimit. Por kjo datë nuk do të përmendet. Në marrëveshje do të thuhet se progresi drejt anëtarësimit varet nga përparimi i bërë nga vendet kandidate. Në këtë mënyrë u shmang skandali, që të mos lihet fare e hapur perspektiva e anëtarësimit.

Diplomatët e BE-së janë në siklet dhe nuk dinë si të zgjidhin kushtëzimet e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, gjë që ka bllokuar procesin e hapjeve të negociatave me BE. Peng e këtij problemi ka mbetur edhe Shqipëria, sepse këto dy vende do të duhej të fillonin së bashku negociatat për anëtarësim. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen deklaroi gjatë vizitës në rajon se të dy vendet i kanë përmbushur “të gjitha kushtet”. Por Bullgaria aktualisht qeveriset nga një qeveri kalimtare që nuk dëshiron të marrë asnjë vendim. I gjithë progresi është bllokuar që nga viti 2019, kur Tiranës dhe Shkupit iu premtua fillimi i negociatave.

E njëjta vlen edhe për rastin problematik të Kosovës, e cila ende nuk njihet si shtet i pavarur nga disa vende të BE-së. As këtu nuk ka ndonjë lëvizje serioze. Javën e kaluar BE u arrit marrëveshja për targat midis Kosovës dhe Serbisë, por përveç kësaj të gjitha përpjekjet janë të bllokuara.

Rezervat e disa vendeve

Franca ka qenë prej kohësh një nga bllokuesit, kur është fjala për zgjerimin e BE-së. Diplomatët në Paris thonë se progresi në negociata ka ngrirë aktualisht, por kjo nuk do të thotë se kjo ngrirje duhet të zgjasë përgjithmonë. Prandaj qeveria franceze ka pranuar kompromisin e fundit në mënyrë që të parandalojë një debat themelor nëse BE-ja nga ana e saj është e gatshme të zgjerohet dhe nëse është e aftë për integrim.

Tema është shtyrë edhe një herë me një formulim të paqartë. Por kjo nuk e ndryshon zemërimin e krerëve të shteteve në fjalë, të cilët kaherë e kanë parë se Evropa nuk po i plotëson premtimet e dhëna.

Edhe Holanda është në parim një nga kundërshtarët e zgjerimit. Por diplomatët atje thonë se zgjerimi nuk është ndalur plotësisht – po ecën ngadalë përpara. Dikush do të kishte dashur të kishte bërë përparim më të shpejtë, por reformat në këto vende janë “ato që janë”. Në fund zgjerimi duhet të jetë “i suksesshëm”.

Kjo do të thotë se duhet të merren parasysh shqetësimet e shteteve skeptike anëtare. Nuk është sekret që Holanda ka veçanërisht frikë nga përhapja e mëtejshme e krimit të organizuar dhe drogës nga Shqipëria. Bandat shqiptare janë vendosur gjithnjë e më shumë në këtë vend dhe supozohet se do të kontrollojnë nga atje trafikun e drogës në të gjithë Evropën.

Shqetësime ka edhe në Gjermani, ku ka zëra që duan të pezullojnë pjesërisht liberalizimin e vizave. Shumë qytetarë nga disa vende të Ballkanit paraqesin kërkesa për azil, ndonëse është e qartë se nuk kanë shanse, ose përpiqen të vazhdojnë deri në pafundësi lejet e qëndrimit. Edhe në Berlin entuziazmi për zgjerimit është i zbehur, veçanërisht pasi vendimet do të merren nga qeveria e ardhshme federale.

A janë problem paratë?

Udhëheqësit e BE-së duan që mungesën e vullnetit politik për zgjerimin ta kompensojnë me para. Nëntë miliardë euro do të jepen si grante për Ballkanin Perëndimor gjatë viteve të ardhshme. Ndërsa 30 miliardë euro si investime. Qëllimi është që të zbatohen projektet urgjente të infrastrukturës, të zgjerohen rrugët dhe lidhjet hekurudhore, të modernizohet telekomunikacioni dhe të përmirësohet kujdesi shëndetësor. BE dëshiron të përfshihet edhe në luftën kundër virusit Corona dhe të shpërndajë vaksina.

Në një studim të Fondacionit Bertelsmann dhe Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare thuhet se BE-ja mori nota të këqija për politikën e deritanishme të financimit. Autorët flasin për “optimizëm të qëllimshëm” dhe deklarojnë se paketa e premtuar ekonomike do të bëjë pak për të ndryshuar situatën e mjerueshme ekonomike në Ballkanin Perëndimor, shpjegon bashkautori Richard Grieveson.

“Strategjia e deritanishme e BE-së, për përshpejtimin e procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor përmes integrimit ekonomik rajonal dhe zgjidhjes së konflikteve politike, nuk ka dhënë sukses”, thotë Stefani Weiss, nga Fondacioni Bertelsmann në Bruksel. Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë mbetur shumë prapa ekonomikisht nga anëtarët e BE-së të Evropës Lindore dhe Juglindore.

Çështjet ekonomike

Megjithëse integrimi rajonal është rritur, ai nuk ka pasur një ndikim të madh në zhvillimin ekonomik, thuhet në studim. “Prodhimi bruto i rajonit është ende shumë i ulët – në përgjithësi afërsisht sa GDP i Sllovakisë”, tha Grieveson. Kjo çon në një hendek të madh ekonomik. “Hendeku midis anëtarëve të rinj të BE-së në Evropën Lindore dhe vendeve perëndimore është thelluar, që është shqetësuese. Për afrimin në zhvilim mes vendeve lindore dhe atyre perëndimore nuk mund të bëhet fjalë.

Për të promovuar zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor, autorët e studimit rekomandojnë një lidhje sa më të fuqishme ekonomike të këtyre vendeve me BE-në. “Në veçanti kur shihet se anëtarësimi i plotë po largohet për shkak të problemeve të shumta në rajon, Brukseli duhet t’u ofrojë këtyre vendeve një alternativë”.

Duke pasur parasysh prodhimin e ulët ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me më pak se 1% të prodhimit bruto të BE-së, anëtarësimi vështirë se do të ketë ndonjë peshë tek kontribuesit neto të BE-së. Evropa nuk dëshiron t’ia lërë Ballkanin Perëndimor investitorëve kinezë – vetëm ky argument gjeostrategjik aktualisht duket se e mban procesin e anëtarësimit pak gjallë.

Marrë nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni samiti i brdos ne slloveni samiti i brdos ne slloveni

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin