Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Chamonix, një nga destinacionet më të njohura turistike në Alpe, po përgatitet të vendosë kufizime për numrin e vizitorëve në disa prej zonave të saj më të frekuentuara natyrore.
ZVICËR- Mbipopullimi turistik dhe rreziku për ekosistemin kanë detyruar autoritetet të shqyrtojnë vendosjen e një sistemi rezervimesh paraprake për vizitorët në zonën e Lac Blanc dhe Lacs des Chéserys. Chamonix, një nga destinacionet më të njohura turistike në Alpe, po përgatitet të vendosë kufizime për numrin e vizitorëve në disa prej zonave të saj më të frekuentuara natyrore.
Gjatë muajve të verës, deri në 4,000 persona në ditë vizitojnë rezervatin natyror Aiguilles Rouges, ku ndodhen edhe liqenet e famshme alpine Lac Blanc dhe Lacs des Chéserys. Fluksi i madh i turistëve ka sjellë mbipopullim, shtim të mbeturinave dhe shqetësime për mbrojtjen e mjedisit.
Sipas planit të autoriteteve lokale, nga qershori i ardhshëm vizitorët do të duhet të rezervojnë paraprakisht hyrjen në zonë. Pas rezervimit, ata do të pajisen me një kod QR, i cili do t'u mundësojë aksesin. Propozimi parashikon lejimin e 600 deri në 1,000 vizitorëve në ditë në zonën e Lac Blanc, gjatë periudhës nga qershori deri në shtator. Plani pritet të marrë miratimin përfundimtar nga autoritetet përkatëse.
Kryetari i bashkisë, François-Xavier Laffan, e ka vendosur kufizimin e turizmit në krye të prioriteteve të tij, duke synuar të mbrojë peizazhin natyror dhe të shmangë degradimin e zonave të frekuentuara. Ideja për këtë sistem lindi pas një vizite në Marsejë, ku prej vitit 2022 është vendosur kufizim i numrit të vizitorëve në parkun kombëtar Calanques.
Kufizime edhe për eventet sportive
Masat e reja mund të shtrihen edhe në aktivitete të tjera që tërheqin mijëra njerëz në rajon. Kryebashkiaku po shqyrton vendosjen e kontrolleve për pjesëmarrësit në garën Ultra-Trail du Mont Blanc, një nga aktivitetet më të njohura të vrapimit malor në botë. E organizuar që prej vitit 2003, gara tërheq aktualisht rreth 10,000 vrapues dhe më shumë se 50,000 vizitorë.
Ndërkohë, edhe çështja e aksesit në Lac Blanc ka hapur diskutime, pasi një pjesë e territorit është pronë private e 35 familjeve. Disa prej pronarëve mbështesin kufizimin e fluksit, por preferojnë që vizitorët të paguajnë një tarifë hyrjeje. Nëse projekti miratohet dhe rezulton i suksesshëm, kufizimet mund të shtrihen në të ardhmen edhe në zona të tjera turistike të Chamonix./Dosja.al
BRUKSEL- Propozimi i ri për buxhetin afatgjatë të Bashkimit Evropian për periudhën 2028-2034 ka shkaktuar përplasje mes vendeve a...
Foto ilustruse LIBI- Qeveria libiane me seli në Tripoli ka dënuar operacionet ushtarake të Ukrainës kundër anijeve luftarake ruse pra...
Policia BOTË- Një operacion i gjerë ndërkombëtar i Interpolit kundër rrjeteve të kontrabandës së emigrantëve...
Elon Musk SHBA- Elon Musk ka reaguar për rikthimin e Jensen Huang në krye të NVIDIA-s, duke e cilësuar vendimin si korrigjimin e nj...
Millorad Dodik, gruaja e tij Snjezana, dhe i biri Igor Dodik. Fotografi nga arkivi. Ky është rrugëtimi i Igor Dodikut, 37 vjeç, djalit t...
foto ilustruese GJERMANI- Një rast i pazakontë gjyqësor në Gjermani ka tërhequr vëmendjen, pasi një mësues i sh...
Pamje SHBA- Një ngjarje e rëndë dhune është regjistruar në një shkollë në Harrisburg të Pensilvanisë, n...
Pamje PALESTINA- Rripi i Gazës po përballet me një krizë të rëndë mjedisore si pasojë e bombardimeve dhe shkatërr...
foto ilustruese RUSI- Rusia ka ashpërsuar retorikën ndaj Estonisë, duke e akuzuar vendin baltik se po kontribuon në sulmet ukrainase kund&...
foto ilustruese BRUKSEL- Një sulm i gjerë kibernetik ndaj sistemeve të informacionit të Komisionit Evropian dyshohet se është kr...