LIVE UPDATES
Bota

Lufta 5-vjeçare, mbi 700 mijë ushtarë rusë të vrarë në Ukrainë

 Të dhënat, të publikuara më 23 nëntor, janë përpiluar bashkërisht nga mediat Meduza dhe Mediazona, të cilat prej kohësh përllogarisin humbjet ruse - të vrarët dhe të plagosurit - duke u mbështetur kryesisht në të dhënat për trashëgiminë e personave të vdekur. Përllogaritja e re përfshin edhe të dhëna të siguruara përmes një sulmi kibernetik ndaj agjencisë shtetërore ruse të statistikave, Rosstat.

24 November 2026, 08:45 Nga E. D

Lufta 5-vjeçare, mbi 700 mijë ushtarë rusë të

UKRAINË- Më shumë se 700 mijë ushtarë rusë janë vrarë gjatë luftës gati pesëvjeçare në Ukrainë, sipas një analize të re. Kjo shifër tronditëse nxjerr në pah vendosmërinë e Moskës për të pushtuar territore ukrainase dhe përpjekjet e Ukrainës për t’i shkaktuar humbje të mëdha njerëzore ushtrisë ruse.

Të dhënat, të publikuara më 23 nëntor, janë përpiluar bashkërisht nga mediat Meduza dhe Mediazona, të cilat prej kohësh përllogarisin humbjet ruse - të vrarët dhe të plagosurit - duke u mbështetur kryesisht në të dhënat për trashëgiminë e personave të vdekur. Përllogaritja e re përfshin edhe të dhëna të siguruara përmes një sulmi kibernetik ndaj agjencisë shtetërore ruse të statistikave, Rosstat.

Përgjegjësinë për këtë sulm e kanë marrë dy grupe hakerësh, “Belarusian Cyber Partisans” dhe “Silent Crow”, të cilët e kanë ndarë një pjesë të madhe të të dhënave me gazetarë dhe persona të tjerë. Nëse numrit të ushtarëve të vrarë i shtohen edhe të plagosurit, humbjet e përgjithshme të ushtrisë ruse mund të tejkalojnë dy milionë persona.

Kjo do të ishte një shifër shumë më e lartë se humbjet e Rusisë në të gjitha luftërat që ka zhvilluar që nga Lufta e Dytë Botërore. Përllogaritja e re përputhet në masë të madhe edhe me vlerësimet e përafërta publike të agjencive perëndimore të inteligjencës dhe institucioneve ushtarake.

Në maj, Selia Qeveritare e Komunikimeve (GCHQ) - agjencia kryesore britanike e inteligjencës së sinjaleve - vlerësoi se më shumë se 500 mijë ushtarë rusë ishin vrarë në luftën në Ukrainë. Një muaj më herët, në raportin e saj vjetor, agjencia kryesore e inteligjencës ushtarake e Holandës vlerësoi se Rusia kishte pësuar 1.2 milion humbje të përhershme në personel deri në fund të vitit 2025, përfshirë më shumë se 500 mijë të vrarë.

Rusia ka arritur ta vazhdojë ofensivën në Ukrainë, e cila në shkurt do të hyjë në vitin e gjashtë, kryesisht falë pagave jashtëzakonisht të larta që u ofron burrave që regjistrohen vullnetarisht në ushtri, si dhe përfitimeve financiare për familjet e ushtarëve të vrarë. Një pjesë të konsiderueshme të forcave ruse e përbëjnë edhe të burgosurit, veçanërisht në njësitë e këmbësorisë që luftojnë në vijën e parë të frontit.

Megjithatë, sipas Janis Kluges, studiues që ndjek rekrutimin ushtarak rus përmes të dhënave të buxheteve rajonale, stimujt financiarë duket se janë zvogëluar gjatë këtij viti. Këto të dhëna sugjerojnë se autoritetet ruse e kanë gjithnjë e më të vështirë të rekrutojnë ushtarë të rinj dhe t’i zëvendësojnë ata që humbin jetën në vijën e frontit.

Nga ana tjetër, edhe Ukraina ka pësuar humbje jashtëzakonisht të mëdha në njerëz - të vrarë dhe të plagosur - gjatë mbrojtjes nga pushtimi rus. Ukraina nuk ka publikuar shifra zyrtare prej vitesh. Megjithatë, Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), me seli në Uashington, vlerëson se rreth 600 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë ose plagosur rëndë.

Kjo shifër është edhe më shqetësuese duke pasur parasysh se Ukraina ka një popullsi shumë më të vogël se Rusia. Krahasuar me Rusinë, Ukraina ka pasur më shumë vështirësi për të siguruar ushtarë të rinj për vijën e frontit.

Qeveria në Kiev ka reformuar sistemin e rekrutimit ushtarak, por metodat e ashpra të mobilizimit, të njohura si “busifikim” - kur burrat ndalohen dhe dërgohen me forcë në qendrat e rekrutimit - kanë shkaktuar zemërim te shumë ukrainas./REL

lufta ukraine-rusi ushtare rus Lufta 5-vjeçare ukraine

Sondazh

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, zbardhen zonat malore të Korçës dhe Ersekës

Vijon marshimi në Tiranë, qytetarët prej 177 ditësh në protestë kundër Ramës: Më 28 nëntor...

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Do t’i kërkoj Gjykatës të ndërhyjë

Avokati Plarent Ndreca denoncon pengesën në burgun e Fierit: Prej 90 minutash jam në pritje...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit