LIVE UPDATES
Aktualitet

Çirakët e drogës: Si shfrytëzohen minorenët nga rrjetet e organizuara kriminale

12 October 2021, 11:06 Nga DOSJA
Çirakët e drogës: Si shfrytëzohen minorenët nga

TIRANË – Natën e 26 nëntorit 2020, Valbona* u shtang kur hapi derën e shtëpisë dhe pa një grup policësh, të cilët i thanë se ‘çuni është kapur me drogë’.Nënë e divorcuar e një djali 15-vjeçar, Valbona po përballej asokohe me orare të zgjatura në punë dhe me problemet e të birit me shkollën për shkak të numrit të lartë të mungesave. Por ajo tha se nuk e kishte kuptuar që problemet ishin shumë herë më të mëdha dhe se i biri ishte zhytur dyfish në botën e drogës; si përdorues dhe shitës i hashashit në Tiranë.

“Kam mbetur e habitur, e shashtisur. Unë për atë djalë jetoj,” kujton disa muaj më vonë Valbona – emri i ndryshuar i nënës së të miturit. “Frika ime ishin grindjet, por jo droga,” shtoi ajo.

Kur policia trokiti në derën e Valbonës, djali i saj ndodhej në komisariat, i sapoarrestuar me akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim. Ai u ndalua nga policia në zonën e quajtur “Katrori” në Laprakë me 3 qese farmaceutike me hashash në xhep dhe 5 qese të tjera, të fshehura në një vazo lulesh në hyrjen e një pallati aty pranë.

Gjatë intervistimit në polici, i mituri pranoi se ishte përdorues dhe shitës i lëndëve narkotike. Ai rrëfeu gjithashtu se punonte për llogari të një anëtari të një grupi kriminal me rrogë fikse prej 10 mijë lekësh [82 eurosh] në muaj, por nuk pranoi asnjëherë që ta tregonte emrin e tij. Djali i Valbonës është vetëm një nga minorenët e shumtë që shfrytëzohen nga rrjetet e organizuara kriminale për të shitur drogë në lagjet e mbipopulluara të Tiranës, në këmbim të joshjes me një grusht parash.

Sipas përfaqësuesve të institucioneve të drejtësisë, grupet kriminale po targetojnë gjithnjë e më shumë fëmijë të ngjashëm, duke shfrytëzuar rrethanat e tyre sociale si dhe shmangien nga përgjegjësia penale për shkak të moshës së mitur.

“Këta të mitur shfrytëzohen për shpërdarjen e drogës, por në sasira shumë të vogla, siç janë kanabisi dhe heroina, duke i shtyrë edhe t’i provojnë këto lloje drogash,” tha prokurorja Elina Kondi, hetuese prej vitesh në seksionin e të miturve në Tiranë.

“Nëse ai rezulton përdorues, nuk mund të jetë subjekt i veprës penale,” shtoi ajo.

Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes dosjeve gjyqësore dhe intervistave me zyrtarë të agjencisë ligjzbatuese tregojnë se përdorimi në masë i kanabisit nga minorenët dhe adoleshentët në vitet e fundit është një këmbanë alarmi dhe faktor kyç në nxitjen e tyre drejt rrugës së kriminalitetit.

Rastet hetimore të analizuara sugjerojnë se grupet kriminale i përdorin të miturit për vjedhje në këmbim të cigareve të hashashit ose shfrytëzojnë varësinë dhe nevojën për para për t’i rekrutuar ata në rrjetet e tyre të shpërndarjes. Shqipëria është e gjithashtu e papërgatitur për t’u përballur me sfidën e kriminalizimit të të miturve dhe sipas ekspertëve, ndërmerr hetime të cekëta në çështjet ku ata përfshihen. Në shumicën e rasteve, rrjetet e organizuara të drogës që nxisin dhe shfrytëzojnë përfshirjen e fëmijëve në krim nuk identifikohen dhe as ndëshkohen.

Një trend në rritje

Shqipëria është një prodhuese historike e kanabisit si dhe vend tranzit për drogërat e forta si heroina dhe kokaina. Vendi kritikohet gjithashtu për eksportim të krimit të organizuar në Europë, mes së cilëve edhe grupmoshat e reja. Me zgjerimin e ekonomisë së kanabisit, e cila e arriti kulmin në vitin 2016, një përqindje e konsiderueshme e popullatës u përfshi në krim përmes prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Sipas të dhënave të siguruara nga Policia e Shtetit, në hallkat fundore të ekonomisë kriminale të kanabisit janë përfshirë edhe të miturit.

Në skedarët e policisë, numri i të miturve të arrestuar apo hetuar për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në Shqipëri thuajse u dyfishua nga viti 2018 deri në korrik 2021. Policia arrestoi apo hetoi respektivisht nga 147 minorenë në vitet 2018 dhe 2019, ndërsa ekzaktësisht i njëjti numër u ndalua deri në korrik 2021. Në total, Policia e Shtetit arrestoi apo hetoi 332 minorenë për prodhim dhe shpërndarje droge në katër vitet e fundit. Rreth 60% e minorenëve të arrestuar apo hetuar për shpërndarje të lëndëve narkotike u identifikuan në Tiranë – tregu më i madh i konsumit të drogërave të lehta dhe të rënda në Shqipëri.

Policia e Shtetit i tha BIRN se kishte identifikuar 16 “zona të nxehta” të tregtisë së drogës në kryeqytet, mes së cilave dy gjimnaze dhe sheshin “Nënë Tereza” në bulevardin kryesor të Tiranës. Shqipëria promovon një drejtësi miqësore me të miturit dhe pak prej fëmijëve të arrestuar apo hetuar nga policia përfundojnë me dënime nga gjykatat.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës, një institucion në varësi të Ministrisë së Drejtësisë që kontrollon dënimet alternative, i tha BIRN se kishte trajtuar 705 të mitur në konflikt me ligjin nga viti 2018 deri në korrik 2021, por vetëm 52 prej tyre ishin të dënuar për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Sipas ekspertëve që punojnë me të miturit në konflikt me ligjin në Shqipëri, shifrat zyrtare përfaqësojnë vetëm ‘majën e ajsbergut’.

“Çdo muaj, rreth 70 minorenë përfundojnë në komisariatet e Tiranës si të dyshuar për vepra të ndryshme penale, duke filluar nga grindjet mes bashkëmoshatarëve e deri tek përfshirja në rrjete kriminale më të zgjeruara si grabitjet apo shpërndarja e drogës,” tha Besmira Muçaj, psikologe pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Sipas Muçajt, të miturit intervistohen në prani të psikologes, një avokati dhe prindërve, por “ata nuk tregojnë se kush i përdor”. Të dhëna shqetësuese vijnë edhe nga Instituti i Policisë Shkencore, i mbingarkuar në dy vitet e fundit me ekspertime të cigareve të hashashit apo sasive të vogla të kokainës që u kapen të miturve dhe të rinjve në Tiranë.

“Përditë, veçanërisht në dy vitet e fundit, nga Policia e Tiranës dorëzohen mesatarisht katër deri në pesë prova për ekspertim kimik që janë me peshë të papërfillshme, ku përfshihet edhe ambalazhimi,” tha një punonjës i Institutit në kushtet e anonimatit.

Prokurorët e seksionit të të miturve dhe specialistët e Shërbimit të Provës konfirmojnë gjithashtu se fenomeni i konsumimit dhe shpërndarjes së drogës është një shqetësim konstat, që po prek adoleshentë dhe minorenë deri në moshën 12 vjeç. Për shkak se legjislacioni shqiptar e ka dekriminalizuar përdorimin e drogës, shumica e çështjeve nuk ndiqen apo pushohen pas konfirmimit të akt-ekspertizave.

“Vetëm në dy vitet e fundit, të miturit dalin haptazi të përfshirë në përdorimin e lëndës narkotike, kryesisht kanabis. Kemi patur raste kur janë përdorues dhe shpërndarës dhe ata mbajnë doza të vogla që mos të zbulohen nga policia dhe të vlerësohen si përdorues,” tha prokurorja e seksionit të të miturve, Elsa Kareçi.

Sipas specialistes së Shërbimit të Provës, Migena Koçollari, kanabisi nuk është droga e vetme ku përfshihen të miturit.

“Vihet re një rritje e numrit të të miturve, jo vetëm tek në histori hashashi, por edhe heroine dhe kokaine,” tha ajo.

Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes dokumenteve hetimore tregojnë se grupet e organizuara kriminale targetojnë të rinj ose të mitur nga familje të varfra ose me probleme sociale dhe i punësojnë ata si çirakë të tyre me pagesa fikse, mujore ose ditore.

Zakonisht, grupe të tilla kontrollojnë shpërndarjen e hashashit në lagjet e kryeqytetit, por nuk mungojnë llojet e tjera të drogës si heroina, kokaina apo ekstazia.

Në një kafene në Tiranë, Valbona përpiqet të kujtojë metamorfozën e shpejtë të djalit të saj, i cili pas arrestimit nga policia nëntorin e kaluar, u dënua me vënie në provë për 2 vjet, me kushtin që të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale. Gruaja dyshon se i biri ka filluar të konsumojë dhe shpërndajë hashash që në moshën 14-vjeçare, kur nisi të bëhej nervoz dhe të qëndronte gjithë kohën me kokën në telefon. Valbona thotë se u përpoq që të birit të mos i mungonte asgjë dhe përveç punës me orare të zgjatura në një lavanderi në Tiranë, kishte marrë edhe kredi për shkollimin e tij.

“Ata [kriminelët] gjejnë më të dobëtit,” tha Valbona për BIRN, ndërsa shtoi se do të donte shumë që t’i njihte dhe t’i zbulonte ata që e futën të birin në rrugën e drogës.

“E kam pyetur të më thotë emra, por këmbëngul se nuk e njeh atë person,” shtoi ajo.

Edvis Gorishti, avokat i disa të miturve në konflikt me ligjin i tha BIRN se policia mjaftohet shpesh me hetime të cekëta, pa mundur të identifikojë grupet e organizuara kriminale që fshihen pas të miturve. Një nga shembujt tipikë sipas tij është hetimi i kryer për djalin e Valbonës, rast të cilin ai e përfaqësoi në gjykatë.

“Hetimi nuk ishte i thelluar dhe mund të ishte bërë punë më e saktë me metodat speciale, se cili ishte personi që e shtyu fëmijën për të shitur drogë. Fëmija ishte i punësuar dhe nuk doli personi ose grupi kriminal,“ tha Gorishti.

Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes analizës së dosjeve gjyqësore tregojnë se minorenët prezantohen me rrjetet e shpërndarjes së hashashit fillimisht si përdorues dhe më pas rekrurohen si shpërndarës, të joshur nga mundësia për të bërë para. Gjatë intervistave me policinë, ata përmendin shpesh si faktorë të nxitjes në krim vështirësitë ekonomike ose sociale të familjeve të tyre.

Një 17-vjeçar me nofkën “Çerri” u arrestua më 30 gusht në afërsi të shkollës “Partizani” në Tiranë, ndërsa shiste hashash i ulur në një karrige ngjitur me murin e shkollës. Ai i tha policisë se punonte për llogari të dy djemve të rritur, të cilët i identifikoi si ‘menaxheri dhe pronari’. I mituri shiste deri në 500 qese me hashash në ditë dhe bënte një xhiro ditore prej 250 mijë lekësh. Në fund të ditës, ai paguhej me 1% të xhiros ose 2500 lekë/ dita. Ai i shpjegoi policisë se menaxheri i sillte furnizimin dhe mblidhte lekët në fund të turnit, ndërsa ‘pronari’ rrallëherë shfaqej në zonë. Por asnjëri prej të dyve nuk përfundoi në pranga. Në dëshminë e tij, ai shtoi se kushtet ekonomike të familjes e kishin shtyrë të bëhej shpërndarës i hashashit në Tiranë.

“Serxhio [menaxheri] më pyeti nëse doja të filloja punë dhe duke qenë në vështirësi ekonomike, mbasi babai nuk punon dhe nëna ime nuk jeton, më duheshin lekë,” i tha i mituri policisë.

“E kam bërë këtë punë se jam në borxhe si familje dhe më duhej të laja borxhet,” shtoi ai.

Prej vitit 2017, Shqipëria aplikon një kod të ri të Drejtësisë Penale për të Mitur, që mbron të drejtat e minorenëve në konflikt me ligjin, përcakton dënime alternative ndaj tyre dhe e konsideron dënimin me burg si masën e fundit të mundshme. Kodi i ri promovon gjithashtu rehabilitimin e minorenëve, por Shqipëria nuk ka ende një qendër/institucion që do ta mundësonte këtë proces. Gjyqtarja Tereza Merkaj, e specializuar në trajtimin e çështjeve të të miturve në Gjykatën e Tiranës i vlerëson ndryshimet ligjore, por thekson gjithashtu se ato po shfrytëzohen nga të rriturit për t’i shtyrë minorenët drejt krimeve të diktuara prej tyre.

“Parashikime të tilla shfrytëzohen nga delinkuentët e rritur, të cilët përdorin të miturit për shpërndarje e shitje të lëndëve narkotike, për kryerje të vjedhjeve të ndryshme, apo krime të tjera, duke iu premtuar fitime,” tha Merkaj për BIRN.

Merkaj shtoi gjithashtu të miturit trajnohen që të mos i identifikojnë bashkëpunëtorët madhorë, të cilët i garantojnë ata se edhe në rast se kapen, nuk do të dënohen me burgim.

“Krimet kanë shtrirje kohore dhe vijojnë të kryhen nga i njëjti i mitur për llogari të një madhori, duke e vendosur në raport varësie. Kjo, sepse të miturit janë lehtësisht të manipulueshëm dhe të kontrollueshëm,” shtoi ajo.

Në raste të përsëritura, personat e liruar si përdorues të drogës janë rikthyer në radarët e policisë si shpërndarës të saj, por edhe si nxitës të të miturve në krim. Një rast i tillë ishte një çështje hetimore e finalizuar më 16 qershor 2021, kur Policia e Tiranës arrestoi një grup prej 18 të rinjsh, të cilët shpërndanin hashash në zonën e 21 Dhjetorit – fare pranë komisariatit të policisë nr.2. Ata u akuzuan për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike në bashkëpunim, për shkatërrim prone, moskallëzim krimi si dhe shtyrje e të miturve në krim – pasi dy prej shpërndarësve të identifikuar nga policia ishin nën 18 vjeç. Sipas dosjes hetimore, i akuzuari kryesor është Arnaldo Cicaj, 27 vjeç, i cili e kishte nisur aktivitetin si një shitës i rangut të ulët të hashashit, por kur u fuqizua, “vendosi djem më të rinj që të shisnin për të”.

Grupi u ekspozua vetëm pasi i vendosi zjarrin makinës së një oficeri policie që banonte në lagjen ku ata shpërndanin –me qëllimin që të hakmerreshin dhe ta trembnin që të mos i denonconte. Prokurorja Elina Kondi thotë se policisë shqiptare i mungon eksperienca në trajtimin e rasteve me të mitur dhe se në vend të ndalimeve, do duhej të bënin më shumë punë gjurmuese për të arritur tek organizatorët. Ajo i tha gjithashtu BIRN se ndonëse e dinë se nuk do të dënohen, fëmijët janë shpesh të frikësuar dhe të kërcënuar kur përballen me policinë.

“Janë të frikësuar nga të rriturit, sepse gjithmonë kur këta i shfrytëzojnë, edhe i kanosin, i kërcënojnë për jetën e tyre, me familjen dhe prandaj është e vështirë që të miturit të tregojnë se kush i shfrytëzon,” tha ajo.

Prokurorja Kondi thotë se ka ardhur koha që shteti t’u ofrojë garanci të miturve si dhe t’u ofrojë atyre mbrojtje reale gjatë proceseve penale. Migena Koçollari nga Shërbimi i Provës bie dakord, ndërsa shton se Shqipëria nuk është ende gati për zbatimin e detyrimeve ligjore që kanë në fokus rehabilitimin e minorenëve. Koçollari përmend mungesën e një qendre gjysmë të hapur, që do t’u mundësonte të miturve kryerjen e aktiviteteve edukuese apo kualifikime profesionale, gjatë kohës që gjenden nën shërbim prove.

“Kjo na ka krijuar probleme, se rastet që ne kemi nën shërbim prove është e vështirë të punosh me ta pa këtë institucion,” tha ajo.

Edhe Valbona u detyrua të gjejë zgjidhje alternative për ta shpëtuar të birin nga varësia e drogës dhe grupet kriminale, ndërsa vendosi ta largojë atë nga Tirana. Mbështetjen e munguar nga shteti ajo e kompensoi me ndihmën e prindërve të saj.

“Kjo ishte zgjidhja ime,” tha Valbona me shqetësim, ndërsa shtoi: “më tepër sesa ligji them se gjyshërit do të jenë kërkues dhe do ta kontrollojnë”.

Marrë nga Reporter.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime per lende narkotike arrestime per lende narkotike

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin