LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Çmime më të lira dhe cikle më të shkurtra mode! Pse është kaq e dëmshme moda e shpejtë?

6 June 2021, 07:42 Nga DOSJA
Çmime më të lira dhe cikle më të shkurtra mode! Pse

Kontributi njerëzor në ndryshimin e klimës duket shpesh abstrakt, prandaj në këtë mënyrë është shumë i lehtë të injorohet. Rritja e niveleve të detit, rritja e temperaturave dhe emetimet e dioksidit të karbonit… të gjitha tingëllojnë pak të largëta. Sidoqoftë, është një tjetër çështje kur vjen puna tek rrobat tona, sepse çdo mëngjes kur ne vishemi, ndjejmë në lëkurë ndikimet njerëzore të ndryshimit klimatik.

Kjo ndodh sepse industria e tekstileve është shndërruar në një prej ndotësve dhe nxitësve më të dëmshëm në planet. Merrni përshembull xhinset, veshja më e preferuar mbarëbotërore. Bërja e një pale të vetme xhinsesh kërkon deri në 10.000 litra ujë – sasi thuajse e mjaftueshme për të shuar etjen e një rrituri për 13 vite me radhë.

Moda, më e rrezikshme se aviacioni

Industria e modës është më e dëshme për mjedisin se sa vetë aviacioni. Shumë më e dëmshme! Në vitin 2018, udhëtimet ajrore – si të mallrave, ashtu edhe të pasagjerëve – numëruan një emetim të dioksidit të karbonit në shkallë botërore prej rreth 2.5 %. Industria e modës ishte përgjegjëse për një emetim 4 herë më të lartë.

Shkaktimi i ndotjes është vetëm njëra anë e medaljes. Krijimi i rrobave thith gjithashtu burime të shterueshme, duke përdorur rreth 93 miliardë kub ujë në vit. Pambuku, një nga materialet bazike më të preferuara të kësaj industrie, është përgjegjës për përdorimin e 2.6% të përdorimit botëror të ujit. 

Sipas një studimi të fundit, ka rezultuar se industria e tekstilit është kthyer gjithashtu në kontribuesin kryesor të ndotjes nga mikroplastika. Kjo ndotje shkaktohet nga tekstilet sintetike si poliestra dhe najloni, të cilat shpërndajnë mikroplastikë, copëza të vogla plastike.

Këto fibra – shpesh shumë të vogla për t’u parë me sy të lirë – gjejnë rrugën drejt oqeaneve dhe dëmtojnë habitatin, duke ndryshuar sjelljen e të ushqyerit, duke ngadalësuar oreksin dhe bllokuar tretjen e gjallesave të detit. Ato përfundojnë gjithashtu në ujin dhe ushqimin tonë. Studiuesit vlerësojnë se një konsumator europian i frutave të detit merr bashkë me to edhe 11.000 copëza mikroplastike në një vit. Është ende e paqartë se çfarë dëmesh shkakton konkretisht kjo sasi në trupin e njeriut.

“Nuk i ha frutat e detit dhe s’më intereson moda”

Kjo nuk do të thotë se nuk ka përfitime nga industria e “modës së shpejtë”. Nuk ka rëndësi nëse garderoba juaj po “shpërthen” nga rrobat e shumta ose për Krishtlindje merrni si dhuratë vetëm një palë çorape. Mbiprodhimi në industrinë e modës i ka bërë rrobat e arritshme për të gjitha kategoritë e konsumatorëve, duke mos lënë si mundësi zgjedhjeje vetëm çmimet e larta dhe të papërballueshme. Si përshembull: prodhuesi britanik Pretty Little Thing, i cili vitin e kaluar shiti një fustan për 0.11 Dollarë (0.09 Euro). 

“Moda e shpejtë” është një model biznesi që inkurajon dhe nxit impulsin e blerjeve. Kjo, nga ana tjetër, nxit prodhimin e veshjeve.  Nëse rritja e popullsisë do të vijojë sipas parashikimeve, disa ekspertë vlerësojnë se industria botërore e modës mund të shkojë nga 62 milionë tonë veshje të shitura në vitin 2017, në 102 milionë tonë në vitin 2030.

Veshje të përshtatshme për mjedisin

Disa stilistë po mendojnë të krijojnë veshje krejtësisht në favor të ruajtjes së mjedisit, por produkte të tilla nuk janë për xhepin e gjithkujt. Marka të njohura veshjesh i janë përgjigjur pozitivisht shqetësimeve ambientaliste dhe kanë hedhur në treg linja veshjesh të qëndrueshme. H&M, për shembull, krijoi koleksionin “Conscious” (Vetëdije), ku 50% e produkteve përbëhen nga material ‘eco-friendly’.

Por fjalë të paqarta dhe të papërcaktuara si: “vetëdije”, “etike” dhe “e qëndrueshme”, kanë sjellë akuza të reja për “greenwashing”, një strategji e rreme marketingu që reklamon përgjegjshmërinë ndaj mjedisit por në fakt vijon praktikën e dëmtimit të mjedisit.

Si duhet zgjidhur ky problem?

Së pari, duhet rregulluar legjislacioni. Për të pastruar industrinë e tekstilit, këto ligje duhen miratuar së pari nga ndotësit e mëdhenj si Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vende të cilat ishin tregu më i madh i modës për vitin 2019. Zgjedhja e presidentit Joe Biden në 2020-ën solli ngjyrime të reja në politikën amerikane, pasi ai iu ribashkua Marrëveshjes së Parisit për Klimën e dha sinjale për angazhim e më shumë transparencë. Se çfarë do të thotë kjo për industrinë e modës në SHBA, mbetet ende për t’u parë.

Nga ana e tij, Bashkimi Europian ka miratuar një plan veprimi ekonomik, i cili përcakton objektivat për të rritur riciklimin dhe pakësuar mbetjet në landfill-e. Qëllimi kryesor është detyrimi i shteteve anëtare të ndajnë veçmas mbetjet tekstile brenda vitit 2025. 

Marrë nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

argetim argetim moda moda e shpejte moda gjate pandemise moda moda e shpejte moda gjate pandemise

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin