LIVE UPDATES
Ekonomi

COVID-19/ A do të funksionojë strategjia ekonomike?

3 April 2020, 05:08 Nga DOSJA
COVID-19/ A do të funksionojë strategjia ekonomike?

Ndërsa kriza COVID-19 e ka sjellë Francën në ndalim të plotë, Insee, instituti i statistikave të Francës, parashikon rënie në aktivitetin ekonomik në krahasim me normalen në masën 35%. Ajo vlerëson se rënia e konsumit të familjeve është në përmasa të ngjashme.

Këto shifra nënkuptojnë që për çdo muaj shtesë mbylljeje, Prodhimi i Brendshëm Bruto vjetor reduktohet me 3 për qind. Dhe situata në sektorë të caktuar është dukshëm më e keqe: prodhimi i biznesit është 40%, manifaktura ka rënë me 50% dhe sektori i shërbimeve është bllokuar totalisht.

Vlerësimet ex ante për Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar janë të ngjashme dhe, mbi të gjitha, shifrat korresponduese mund të jenë më të larta në ekonomitë që kanë sektor publik më të vogël.

Për shkak se edhe kompanitë më të forta mund të vriten nga një tronditje e këtyre përmasave brenda pak javësh, qeveritë kanë reaguar në mënyra shumë të ngjashme. Për të shmangur falimentet, ato po i japin likuiditet për mbijetesë për bizneset private në formën e garancive masive kreditore dhe shtyrje për më vonë të pagesës së taksave (taksa shumica e të cilave nujk do të mblidhen kurrë.) Për shembull, Gjermania po jep 400 miliardë euro garanci publike për t’u siguruar që bankat do të japin kredi të jashtëzakonshme për bizneset. Në tërësi, skemat për likuiditet fiskal për bizneset në eurozonë do të arrijnë përmasat e 13% të PBB-së.

Për më tepër, vendet europiane janë duke përdorur gjerësisht mekanizmat që përkohësisht transferojnë te qeveria pjesën më të madhe të faturës së pagave të kompanive që janë detyruar të ndalojnë apo ulin prodhimin. Punëtorët mbajnë në këtë mënyrë kontratat e tyre të punës nga njëra anë ndërsa nga ana tjetër, marrin edhe shumicën e pagës, ndërsa kompania merr mbështetje shtetërore për të mbuluar pothuajse të gjitha kostot. Ndryshe nga pushimet nga puna, të cilat acarojnë marrëdhënien mes një kompanie dhe forcës së saj punëtore, skema të tilla e bëjnë të mundshme të mbash punëtorët financiarisht mbi ujë deri sa kompania të rihapet për biznes. Rregullime të tilla, aty ky ato ekzistonin edhe më parë, në përgjithësi përdoreshin për të trajtuar kriza specifike për sektorë të caktuar. Tani, ato po zgjerohen në mënyrë masive.

Në mungesë të një sistemi të mbrojtjes shoqërore të ndërtuar që më parë, paketa amerikane e stimulit, e miratuar më 26 Mars, ka qëllime të ngjashme, por strukturë të ndryshme. Qeveria federale do të dërgojë çeqe te taksapaguesit me të ardhura të ulëta dhe të mesme, do të ofrojë grante për bizneset e vogla, me kushtin që këto të fundit të mbajnë punëtorët në punë, do të rrisë kohëzgjatjen e sigurimit për papunësi dhe do të zgjerojë personat që mund të përfitojnë nga ky sigurim. Programi dot ë paguajë 600 dollarë në javë për punëtorët e pushuar apo ato të nxjerrë në pushime të papaguara. Kjo është, në frymë, një paketë shumë Europiane. Por dallime të mprehja mbeten: nga 14 Marsi deri më 21 Mars, aplikimet për papunësi në SHBA u rritën në një sasi të paprecedentë, – nga 282 mijë në 3.28 milionë. Asnjë vend Europian nuk ka përjetuar një reagim kaq të papritur nga biznesi ndaj tronditjes.

Nëse strategjia do të jetë apo jo efikase, kjo është e vështirë të vlerësohet. Cilado qoftë përmasa e mburojës që po i ofrohet për t’u mbrojtur bizneseve dhe punëtorëve, shkatërrimi është i sigurt. Likuiditeti i ndihmon ato por nuk do të mund t’i shpëtojë nga kërcënimi për paaftësi pagese. Kolapsi në tregjet e aksioneve ka reduktuar vlerën e kolateraleve, duke i lënë borxhmarrësit më të dobët dhe duke vendosur në rrezik të madh investitorët që përdorin levë financiare. Bankat edhe një herë po shohin rritje të borxheve të këqija.

Për më tepër, shumë punëtorë me kontratë, punëtorë të përkohshëm dhe ata që hyjnë për herë të parë në tregun e punës janë lënë pa të ardhura ndërsa hidraulika burrokratike e skemave të reja të sigurimit nga papunësia është një makth nga pikëpamja operacionale. Kjo do të thotë se viktimat do të jenë të shumta. Por në përgjithësi, përqasja e ndjekur ndaj kësaj krize është ndoshta më e mira e mundshme.

A është kjo një strategji e qëndrueshme? Është e lehtë të bësh llogaritë fiskale. Duke supozuar se sektori i biznesit përbën 80% të ekonomisë dhe kjo bie me 40% ndërsa veprimet e qeverisë synojnë të mbulojnë 80% të humbjeve të krijuara në të ardhura, mbështetja buxhetore duhet të jetë e barabartë me 0.8×0.4×0.8=25% të prodhimit të para krizës, ose pak më shumë se sa 2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto vjetor për çdo muaj. Tri muaj mbyllje e plotë ose e pjesshme e ekonomisë, e pasuar nga një rimëkëmbje e ngadaltë, mund të shtojë rreth 10% të PBB-së në deficitin buxhetor.

Ky është një numër me të vërtetë shumë i madh, por në kushtet aktuale, qeveritë mund t’ia lejojnë vetes të zhyten thellë në borxhe. Normat e interesit ishin në nivelet më të ulëta në histori para se të godiste kriza, për arsye që ishin më së shumti strukturore dhe për rrjedhojë do të mbeten të tilla. Për më tepër, bankat qendrore gjithkund po mbështesin qeveritë e tyre dhe do të shmangin një krizë zinxhir borxhesh. Në këto kushte, deficite të mëdha mund të tolerohen, së paku në terma afatshkurtër.

Por qëndrueshmëria ekonomike e strategjisë është më e dyshimtë. Ia vlen të mbash bizneset në serum mbijetese për disa javë, për shkak se nëse lejon të falimentojnë, humbjet nuk do të jenë vetëm për aksionerët dhe punëtorët, por edhe për shoqërinë në përgjithësi. Aftësitë specifike që kërkohen për çdo kompani, njohuritë e biznesit dhe kapitali i padukshëm do të humbet një herë e mirë. Kështu që qeveritë kanë të drejtë që nuk kanë hezituar. Por a do të jetë i njëjti konkluzion i vlefshëm pas gjashtë muajsh? Apo nëntë muajsh? Një kompani që ka qëndruar e fjetur për kaq shumë kohë ka gjasa do të jetë e mbingarkuar me borxh dhe mund të ketë humbur të gjithë vlerën e vet ekonomike. Duhet të pranohet se strategjia e konservimit është mbështetur në supozimin se kriza do të jetë relativisht e shkurtër. Dhe kjo është e drejtë tani për tani, por mund të nevojitet të përshtatet nëse situata ndryshon.

Problemi më i madh sot mund të jetë se si do të menaxhohet dalja nga mbyllja e popullsisë pasi kërcënimi ndaj shëndetit publik të jetë ndalur dhe politika ekonomike të ketë rimarrë rolin e vet qëndror. Disa kanë filluar të flasin për një plan stimuli, por oferta mund të mbetet goxha e kufizuar edhe për disa muaj të tjerë ndërsa kërkesa e familjeve për mallra dhe shërbime mund të jetë e konsiderueshme.

Siç ndodh zakonisht pas lufte, mungesat në furnizim ka gjasa do të shfaqen, së paku në disa sektorë. Dhe është shumë e vështirë të parashikosh nëse kërkesa e agreguar do të jetë e tepërt (për shkak të kursimeve të akulumuara nga konsumi i kufizuar gjatë karantinimit) ose në depresion (për shkak të frikës, humbjeve financiare, borxheve dhe kolapsit të tregtisë ndërkombëtare). Menaxhimi i ekonomisë do të jetë një akt balancimi shumë i vështirë, Siç e thotë një shprehje kineze, politikëbërësit do të kenë nevojë të kapërcejnë lumin me hapa jashtëzakonisht të ngadaltë”.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Will the Economic Strategy Work?

Marrë nga BIRN

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi strategjia ekonomike strategjia ekonomike

Sondazh

Ekonomi 2 April 2020, 11:18

Euro bie ndjeshëm, ja me sa po këmbehet sot

Shqipëri-Monedha e përbashkët ka vijuar tendencën e fortë rënëse edhe gjatë ditës së sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot m...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin