LIVE UPDATES
Bota

COVID-19/ Gjermania ashpërson masat, nga java e ardhshme testim të detyrueshëm për udhëtarët që vijnë nga “zonat e rre

30 July 2020, 10:47 Nga DOSJA
COVID-19/ Gjermania ashpërson masat, nga java e ardhshme testim të

GJERMANI- Gjermania është e para: Duke filluar nga java e ardhshme, ajo do ta bëjë të detyrueshëm testimin e udhëtarëve që vijnë nga “zonat e rrezikut”. Por qysh tani në BE ka një numër të madh rregullash për hyrje-daljet. Ato janë shumë të larmishme dhe mund të shihen në faqen e internetit të Komisionit të BE-së: reopen.europa.eu.

Çdo vend ka rregullat e veta

Suedia dhe Greqia nuk kanë kufizime për vizitat turistike nga jashtë BE-së. Ata i lënë të gjithë të hyjnë. Letonia kërkon nga udhëtarët që vijnë në Belgjikë që të hyjnë për 14 ditë rresht në karantinë. Belgjika, nga ana e saj, e konsideron Letoninë si zonë rreziku „ngjyrë portokalli“ e për pasojë vizitorëve nga Belgjika u rekomandohet karantinimi, por ai nuk është i detyrueshëm. Ndërsa Belgjika e ndalon rreptësisht hyrjen në të nga disa zona të Portugalisë dhe Spanjës, të cilat konsiderohen si vatra të nxehta të pandemisë.  Lista është e gjatë.  Çdo vend i BE-së ndjek rregullat e veta, ka përkufizimet e veta. Ka disa që kërkojnë plotësimin e një formulari, të tjerë preferojnë një regjistrim online para se të hyjnë në vend. Të tjerë e lejojnë hyrjen kur tregon testin negativ të bërë në vendin e origjinës.

Çfarë është „zonë rreziku“? 

Konfuzionues është edhe fakti se nuk ka një përkufizim të njëjtë në të gjitha vendet e BE-së për ato çfarë konsiderohen „zona rreziku“.  Në Gjermani këto zona i përcakton insituti „Robert Koch“. Në listën me 130 vende të tij, nga vendet anëtare të BE-së, vetëm Luksemburgu konsiderohet si „vend rreziku“, veriu i Spanjës, jo. Pra, pushuesit që kthehen nga Spanja nuk kanë nevojë të bëjnë një test, kush vjen nga Luksemburgu, po. As vizitorët nga Rumania e Bullgaria nuk do të duhet të bëjnë test, ndërkohë që shumë vende të BE-së i kanë futur këto zona te zonat në rrezik.

Organet e BE-së shohin vetëm pak vende rreziku

Agjencia Evropiane për Kontrollin e Epidemive, (ECDC), me seli në Stockholm përpiqet të identifikojë rregullisht zonat në rrezik. Ajo mbledh të dhënat e të gjitha vendet anëtare dhe publikon çdo dit një hartë, të ndarë në rajone, sipas përqindjes së infektimeve të reja. Në hartën e së mërkurës, 29.07.2020, si vatra të nxehta, ECDC=ja identifikonte Veriun e Spanjës, Lisbonën, Flandrinë,  (Antverp), Luksemburgun, Suedinë si edhe pjesë të Rumanisë dhe Bullgarisë. Gjermania, Italia, Franca, vendet baltike e Greqia kishin pasur në 14-ditëshin e fundit nga 20 infektime të reja në 100 000 banorë. Kjo është shifra që ECDC-ja e ka vendosur si referencë. Por as për këtë shifër nuk ka një qëndrim të përbashkët në BE. Ajo varion nga 16 deri në 50 (si në Gjermani) raste të reja për 100 000 banorë.

Seehofer: Jo mbyllje e kufirit

Kur vështron hartën e ECDC-së, e kupton se jo vende të tëra, por vetëm disa rajone përballen me rritje të shifrave të Coronës. Prandaj nuk ka kuptim që të mbyllen kufijtë për të gjithë vendin. Shumë më me rëndësi është që të identifikohen dhe izolohen hotspot-et rajonale, dhe të mbyllen zinxhirët e infektimeve edhe përtej kufijve të një vendi. Nga përvoja e mbylljes së parë të kufijve, në mars, prill dhe maj, vendet e BE-së patën nxjerrë si mësim se, në rast të një vale të dytë pandemie, do të vendoseshin kontrolle mes rajoneve dhe jo mes shteteve. Prandaj edhe ministri gjerman i punëve të brendshme, Horst Seehofer, njoftoi të hënën në Berlin, se në të ardhmen nuk do të ketë as mbyllje kufijsh e as kontrolle kufitare. Sepse sipas ekspertëve, problemi nuk qendron te udhëtimet, por tek mënyra e sjelljes së pushuesve në vendin e destinacionit dhe pasi janë kthyer në vendin e origjinës.

Valë e parë apo e dytë? 

Pyetja se a do të ketë në BE një valë të dytë pandemie, nuk mund të përgjigjet lehtë.
Sipas ECDC-së, shifrat e infektimeve po rriten, por ato janë shumë larg shifrave të marsit dhe prillit. Atëherë numri i infeksioneve shkonte deri në 35 000 në ditë. Kurse sot është maksimumi 10 mijë. Shifra më e ulët u arrit në fund të qershorit me 5 000.

Krahasuar me rajone të tjera të botës, BE-ja është relativisht mire. Numri i infeksioneve të reja ditore në mbarë botën këto ditë është afro 200 000. Më të prekurat janë Amerika dhe Azia. BE-ja regjistron vetëm 5 për qind të infeksioneve të reja në mbarë botën.

Thuajse e izoluar nga pjesa tjetër e botës

Këto shifra bëjnë që në Gjermani, thuajse të gjitha vendet jashtë Evropës, të konsiderohen si „zona rreziku“.
Gjermania nuk rekomandon kurrsesi udhëtime në SHBA, Brazil, Indi dh Afrikë të Jugut. Pas kthimit udhëtarët nga këto vende i pret karantina dhe nga java e ardhshme, testi i detyruar. Por as rregullat për hyrje-dalje në vendet e BE-së nuk janë të njëjta në rang BE-ja. Kjo nuk ka përse të na çuditë më. Shumë vende lejojnë hyrje turistike nga Kanadaja, Australia, Uruguaji ose Tajlanda. Hungaria, Polonia, Belgjika dhe Letonia nuk lejojnë hyrje as nga këto vende. Ato i kanë mbyllur kufijtë tërësisht, ndërsa Portugalia lejon me disa kushte hyrje nga Brazili dhe SHBA.

BE-ja, pra, është shumë larg harmonizimit të rregullave në kohën e koronës. Komisioni i BE-së në Bruksel mund të koordinojë dhe të mbledhë ca të dhëna. Por shtetet anëtare duhet të përgjigjen vetë për mbrojtjen e shëndetit të shtetasve dhe t’i vendosin vetë rregullat e hyrje-daljes. Çdo 14 ditë mblidhet në Bruksel një komitet, ku diskutohet për hapjen e kufijve me vende, si SHBA-ja, Rusia ose Kina. Në një të ardhme të afërt nuk ka thuajse fare shpresa për normalizim, thotë një nëpunës i BE-së: „Për sa kohë që virusi është ende në qarkullim, rrugët do të mbeten në mbyllura“.

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjermania ashpërson masat koronavirusi ne gjermani gjermania ashpërson masat koronavirusi ne gjermani

Sondazh

Bota 29 July 2020, 20:57

BRAZIL-Brazili është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ditë pas dite shënohet një numër i lartë i personave të infektuar.Në 24 orët e fundit j...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin