"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Sport
Covid-19/ Shanghai Port do të privohet nga Champions League e Azisë
11 April 2022, 10:58Nga DOSJA
KINE – Klubi Shanghai Port është detyruar të tërhiqet nga faza e ndeshjeve në grupeve të Champions League të Azisë, për shkak të një rikthimi të pandemisë Covid-19 (varianti Omicron) në qytetin e Shanghait.
Përballë izolimit të rreptë, që ka mbizotëruar në këtë qytet që nga fundi i marsit, skuadra kampione kineze e 2018-ës, penalizohet me “kufizime udhëtimi”.
Prandaj, Shanghai Port nuk mund të udhëtojë në Buriram, Tajlandë, ku ata duhej të luanin ndeshjet e tyre të Grupit J, ku përfshihet gjithashtu Vissel Kobe të Japonisë, Chiangrai United të Tajlandës dhe klubi Kitchee FC i Hong Kongut.
Takimi i parë ishte planifikuar për të shtunën më 16 prill kundër Vissel Kobe të Andrés Iniestas. AFC tha se të gjitha ndeshjet e Shanghai Port janë anuluar dhe klubi kinez nuk do të zëvendësohet. Në vitin 2017, e njëjta skuadër (atëherë quhej Shanghai SIPG) kishte arritur në gjysmëfinalen e C1 aziatike, duke humbur ndaj japonezëve Urawa Reds (1-1, 0-1).
B.T (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
ITALI – “Me gjithë respektin e duhur për Romën, më duhet të them se jam dëshmitar i disa gjërave të turpshme nga pikëpamja futbollistike dhe sportive. Ajo...
BRAZIL – Klubi brazilian Desportivo Ferroviaria njoftoi këtë të dielë ndërprerjen e kontratës me trajnerin e saj, Rafael Soriano, për goditjen me kokë të ...
EGJIPT – Përmes një njoftimi të shkurtër për shtyp të publikuar këtë të diel, Federata e Futbollit e Egjiptit (EFA) njoftoi fundin e aventurës së Carlos Q...
ITALI – Tani topi i kthehet Interit: me rezultatet e mbrëmshme, zikaltrit në fakt janë kthyer në zotër të fatit të tyre. Nëse deri në fund lojtarët e Inza...