LIVE UPDATES
Bota

Covid, varianti japonez “Eek” mposht vaksinën? Ja çfarë dimë për të

6 April 2021, 09:18 Nga DOSJA
Covid, varianti japonez “Eek” mposht vaksinën? Ja

JAPONI– Pas variantit “anglez”, “brazilian”, “afrikano-jugor”, “nigerian” dhe “kalifornian” të koronavirusit, duket se në “lojë” ka hyrë edhe ai “japonez”.

Mutacioni i proteinës spike E484k, i pagëzuar si “Eek”, duket se u shpëton antitrupave të gjeneruar nga një infeksion i mëparshëm Covid dhe gjithashtu vaksinave të zhvilluara deri më tani.

Lajmi vjen nga Tokio, ku 70% e pacientëve të shtruar në mars për Covid, në një nga spitalet kryesore në kryeqytet, “Tokyo Medical and Dental University Medical Hospital”, në të cilin u rendit virusi, ishin infektuar me këtë variant. Renditja është kryer në 14 pacientë; 10 ishin infektuar me virusin e mutacionit të ri.

Një variant, që duket se ka lindur në Japoni, duke pasur parasysh se askush nga njerëzit e prekur nuk kishte udhëtuar jashtë vendit ose kishte rënë në kontakt me dikë që kishte kaluar kufijtë kombëtarë (në rastet e tjera, pavarësisht emrave – nga ai “anglez” e tutje – është pothuajse e pamundur të përcaktohet me siguri se ku u krijua për herë të parë si variant).

Lajmi vjen gjatë një rritjeje të re të infeksioneve që ka prekur veçanërisht qytetin e Osakas dhe dy prefekturat e tjera të arkipelagut, Hyogo dhe Miyagi, ku kufizimet e ngjashme me ato të revokuara dy javë më parë në kryeqytet, kanë hyrë në fuqi sot.

Zbulimi i një varianti të ri, shqetëson gjithashtu, sepse Olimpiada duhet të mbahet në vendin aziatik në 23 korrik, e shtyrë vitin e kaluar pikërisht për shkak të shpërthimit të pandemisë (dhe këtë vit të kufizuar vetëm për spektatorët japonezë).

Sipas raporteve nga agjencia e lajmeve “Reuters”, variantet e përmendura për Japoninë, duket se janë më ngjitëse; është e paqartë, nëse ato janë më rezistente ndaj vaksinave. Në Japoni, vaksinimi në shkallë të gjerë i popullsisë ende nuk ka filluar ende.

Shifrat

“Që ka variante të Covid 19, nuk duhet të jetë për t’u habitur, – vlerësohet se mund të ketë 1200, nga të cilët, 400, janë nën vëzhgim – por jo se është një fakt tmerrues”, – komenton Fabrizio Pregliasco, virolog në Universitetin e Milanos dhe drejtor mjekësor i “Irccs Galeazzi Milano”.

“Ndërsa fushata e vaksinimit vazhdon dhe më shumë njerëz imunizohen, virusi do të përpiqet të krijojë të tjera mutacione, të afta për të shmangur vaksinat, por shumë do të jenë, nëse do ta themi, ‘të parëndësishme’. Do të jetë sikur të qarkullojnë shumë Panda blu ose të kuqe ose të verdha. Ndryshime të parëndësishme. Sigurisht, nëse shfaqet një Panda 4X4, çështja bëhet më serioze. Por modifikimi i vaksinave për t’i bërë ato përsëri efektive, nuk do të jetë i vështirë dhe ne tashmë po e bëjmë atë”.

Përhapja

“Jo të gjitha variantet kanë të njëjtin kapacitet përhapjeje, – specifikon Sergio Abrignani, imunolog, profesor i Patologjisë së Përgjithshme në Universitetin Shtetëror të Milanos, Itali. – siç kemi parë atë ‘fitues’, që është ai anglez, por që tashmë njihet nga vaksinat në përdorim. Sapo shumica e njerëzve të imunizohen kundër këtij varianti, të tjerët do ta marrin përsëri rrugën dhe për këtë arsye, ne do të duhet të mësohemi të vaksinohemi çdo vit, ose çdo dy vjet, me produkte të studiuara ‘ad hoc’. Por le të kujtojmë, se qëllimi kryesor i vaksinave, është të shmangin vdekjen nga Covid 19. Nëse sëmuremi, falë imunizimit, me simptoma të ngjashme si me ato të gripit, do të na lejojë të rimarrim jetën”.

Zbulimet

“Dhe zbulimi i varianteve të reja, mund të lexohet si një fakt pozitiv, – përfundon Pregliasco. – Kjo do të thotë, që ne jemi bërë më të mirë në kërkimet tona. Nëse i pari që u identifikua, ishte ai britanik, nuk do të thotë se ai “lindi” pikërisht atje, por që britanikët kanë qenë në gjendje të bëjnë një punë të shkëlqyeshme të sekuencave të virusit. Dhe njohja e armikut, është thelbësore për ta luftuar atë”.

Marrë nga Gazeta SI.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota koronavirusi ne japoni variantet e koronavirusit koronavirusi ne japoni variantet e koronavirusit

Sondazh

Bota 6 April 2021, 07:42

Anglia lehtëson masat e izolimit nga 12 prilli

BRITANI– Restorantet dhe baret, që mund të shërbejnë në ambiente të jashtme, do të munden të rihapen të hënën e javës së ardhshme në Britani të Madhe, ash...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin