LIVE UPDATES
Bota

Ç’përfaqëson Amy Gutmann, ambasadorja e re e SHBA-së në Gjermani?

7 July 2021, 12:31 Nga DOSJA
Ç’përfaqëson Amy Gutmann, ambasadorja e re e SHBA-së

GJERMANI- Amy Gutmann mund të sjellë frymë të re në marrëdhëniet transatlantike midis SHBA-së dhe Gjermanisë, gjë që është shumë e nevojshme aktualisht. Presidenti Joe Biden ka bërë të ditur zyrtarisht, se ajo, Amy Gutmann do të jetë ambasadorja e ardhshme amerikane në Berlin. Gutmann do të fillojë nga puna, pas konfirmimit të emërimit të saj nga Senati amerikan. Kështu 71 vjeçarja do të jetë gruaja e parë që do të mbajë këtë post.

Stili i saj është krejt i ndryshëm nga ai i ambasadorit të mëparshëm: Richard Grenell, njeriut besnik të Trumpit, i cili vlerësohej si agresiv dhe impulsiv. Në qershor të 2020-s, ai u largua nga posti dhe shkoi në Uashington si drejtor i shërbimit sekret. Ka pra një vit që në Berlin nuk ka ambasador të SHBA-së. Detyrën e ka kryer në mënyrë komisare diplomatja, Robin Quinville.

Vlera demokratike

Amy Gutmann është munduar gjatë karrierës së saj akademike që të harmonizojë teorinë dhe praktikën politike, për të nxjerrë në pah vlerat dhe moralin e një shoqërie demokratike. Në këto përpjekje ajo arriti të fitonte aq influencë, saqë revista Fortune e klasifikoi në listën e „50 liderëve më të mëdhenj të botës”.

Në biografinë e Gutmann-it mund të lexosh cilat janë idealet dhe prioritetet e saj. Duke qenë profesore në fushën e politikës në Universitetin e Princetonit ajo ngriti një institut të specializuar për moralin, që quhet University Center for Human Values, Qendra Universitare për Vlerat Humane. Gjatë kohës që President i SHBA ka qenë Barack Obama, Gutmann-i drejtoi Komisionin për studimin e çështjeve të bioetikës. Ajo drejton Universitetin e Pensilvanisë që nga viti 2004. Ajo ka shkruar shumë për vlerat e arsimit dhe reflektimin e tij në demokraci, ka shkruar pro dhe kontra politikës identitare si dhe për rolin e moralit në çështjet publike dhe politike.

Duke pasur parasysh këto gjëra mund të thuash se vendimi i Bidenit për ta emëruar Gutmannin në këtë post i përshtatet maksimës që ai mbështet, për të forcuar demokracinë në të gjithë botën. Edhe Julian Müller-Kaler nga Shoqata Gjermane për Politikën e Jashtme, Deutsche Gesellschaft für Auswärtige Politik, mendon se zgjedhja e saj i përshtatet konfiguracionit: „Drejtimi që ajo ka pasur në punën akademike për demokracinë, tregon se Bideni e ka seriozisht me përpjekjet për t‘i bërë bashkë demokracitë, sidomos ato të Europës në një politikë antagoniste kundrejt Kinës,” shkruan Müller në përgjigje të një pyetjeje nga Deutsche Welle.

Gutmann ka marrëdhënie të mira me Bidenin. Në vitin 2017 ajo hapi në Uashington Qendrën Penn -Biden për diplomacinë dhe angazhimin global, qendër që merret me diplomaci, me politikën e jashtme dhe dialogun për sigurinë kombëtare.

Lidhje personale me Gjermaninë

Ajo do të duhet tani të verë në provë aftësitë e saj diplomatike edhe në fushën e politikës së jashtme. Me vete Gutmanni sjell një referencë biografike me Gjermaninë: I ati i saj, Kurt rrjedh nga një familje konservatore hebreje nga Nurembergu. Kur Adolf Hitleri mori pushtetin më 1933, ai ishte student. Një vit më vonë ai u arratis së bashku me familjen duke shkuar fillimisht në Indi dhe më pas në Nju Jork, ku ka lindur edhe Amy Gutmann.

Në vitin 2013, ajo pati thënë për gazetën universitare “The Daily Pennsylvanian”, se përvoja e të atit në Gjermaninë nacional-socialiste ka pasur “ndikim të madh” tek ajo. „E gjithë familja e saj do të ishte zhdukur nga faqja e dheut, nëse nuk do të kishte arritur të arratisej.”

Fillim i ri në marrëdhëniet transatlantike

Që me marrjen e detyrës në muajin janar, presidenti Biden është duke u përpjekur të rinisë marrëdhëniet transatlantike dhe të rregullojë dëmet e shkaktuara gjatë katër vjetëve të Donald Trumpit. Pyetja është çfarë roli mund të luaj në këtë mes Amy Gutmann.

“Gutmann përfaqëson qeverinë Biden dhe është e afërt me Bidenin,” thotë për Deutsche Wellen Sudha David-Wilp, zëvendësdrejtore e zyrës në Berlin të organizatës German Marshall Fund. Por rifitimi i besimit nuk do të jetë i lehtë: “Problemi qëndron tek opinioni publik i gjermanëve dhe tek besimi që ata kanë tek SHBA-ja. Tek kjo pikë, ambasadorja e re duhet të përveshë mëngët dhe t’u tregojë gjermanëve se SHBA e sheh Gjermaninë si partnere të rëndësishme. Disa gjëra nuk do të jenë më siç kanë qenë, por marrëdhëniet transatlantike janë të rëndësishme si për stabilitetin e Europës ashtu edhe të SHBA.”

Ka edhe çështje, për të cilat palët nuk janë dakord, dhe Gutmann duhet të merret që në fillim me to, sidomos me gazsjellësin Nord Stream 2 që është duke përfunduar së ndërtuari, i cili do të sjellë direkt në Gjermani gazin rus. Ka edhe tema të tjera konflikti që presin të zgjidhen nga Gutmann-i: “Së pari është tema e pazgjidhur ende e doganave midis Europës dhe SHBA-së. Pastaj natyrisht, tema e Kinës një temë e cila na bën bashkë të gjithëve, por edhe na ndan,” thotë David-Wilp. Vërtet që Gutmann ka pak përvojë diplomatike – thotë David-Wilp, por „kapaciteti intelektual” i saj, premton që ajo të bëhet një ambasadore e mirë.

Sipas pikëpamjes së Julian Müller-Kaler, trajtimi i duhur i Kinës do të vazhdojë të mbetet temë e rëndësishme në marrëdhëniet transatlantike. “Megjithë tensionet e fundit, Berlini preferon një trajtim më pak ideologjik dhe më shumë pragmatik të Kinës, e cila nuk e pranon konceptin e „demokracisë kundër autoritarizmit”. Gutmann-in e pret një „ecje e kujdesshme në përmirësimin e marrëdhënieve, trajtimin e konflikteve aktuale dhe sigurimin e mbështetjes gjermane për politikën e Bidenit“, thotë Müller-Kaler.

DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota amy gutmann richard grenell amy gutmann richard grenell

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin