LIVE UPDATES
Insights

Debatet mbi rrjetin 5G: Një mit apo një realitet për tu pasur frikë?

30 April 2020, 14:57 Nga DOSJA
Debatet mbi rrjetin 5G: Një mit apo një realitet për tu pasur

TIRANË- Ashtu si gjeneratat paraardhëse të rrjetit ëireless (2G, 3G dhe 4G), edhe 5G transmetohet përmes radio valëve. Për të përmirësuar shpejtësinë dhe kapacitetin e teknologjisë Wireless, 5G përdor një frekuencë më të lartë të radio valëve, krahasuar me gjeneratat më të vjetra. Rrjeti më i madh në botë i 5G u lançua në 31 Tetor 2019 nga tre prej operatorëve më të mëdhenj të rrjetit kinez: China Mobile, China Unicom dhe China Telecom. Ato aktivizuan rrjetet e tyre në më pak se 5 muaj pasi morën licencat e 5G dhe ofruan shërbimet 5G për $18 në muaj, për 50 qytete kineze. Operatorët e rrjetit zhvilluan rreth 86,000 stacione bazë 5G, me plan afatshkurtër zgjerimi në 130,000. Sipas GSMA, 36% e përdoruesve mobile kinezë do të përdorin 5G deri në vitin 2025, çka nënkupton rreth 600 milion abonentë. Kjo pritet të ndodhë pavarësisht përpjekjeve që qeveria Amerikane ka bërë për të penguar “shpërthimin” e palës kineze, ndonëse këto përpjekje gjithsesi mund të ndikojnë në përhapjen e kompanive kineze në tregun global.

Rrjeti Rus (RT America) ngriti problematikën e titulluar “Një eksperiment i rrezikshëm mbi njerëzimin”, duke trajtuar atë që ekspertët parashikonin për 5G. RT America trajtoi impaktin e 5G në shëndetin e njeriut (2018) dhe raportoi se fëmijët e ekspozuar ndaj sinjaleve nga stacionet 5G do të vuanin nga kanceri, gjakderdhje nga hundët dhe mungesë aftësish për të mësuar.2 Shkencëtarët, grupet mjedisore, mjekët dhe qytetarët në mbarë botën po iu bëjnë thirrje qeverive të ndalojnë kompanitë e telekomunikacionit nga implementimi i gjeneratës së pestë të rrjetit ëireless, duke e konsideruar si “eksperiment mbi njerëzimin dhe mjedisin”. Kërkimet kanë treguar se rrezatimet ëireless mund të shkaktojnë dëmtime tëmtime të ADN-së, efekte neuropsikiatrike, si edhe probleme të tjera shëndetësore.

Gjithsesi, këtu ekzistojnë disa këndvështrime, nisur nga lloji i rrezatimit. Nëse i referohemi spektrit elektromagnetik, radio-valët përmes së cilave transmetohet 5G, përfshin një pjesë të vogël të këtij spektri (ku përfshihen mikrovalët, drita e dukshme dhe rrezet-X). Këto radio-valë, për nga vetë natyra, nuk janë jonizuese, çka nënkupton që nuk mund ta dëmtojnë ADN e qelizave, ndërkohë që rrezet gamma dhe ato UV mund ta bëjnë diçka të tillë. Ndonëse në frekuenca pak më të larta se paraardhësit, ai ndodhet akoma i pozicionuar në këtë pjesë të spektrit. Shëndeti Publik në Angli ka pranuar që nuk ka akoma evidenca bindëse që të vërtetojnë që ekspozimi ndaj rrezatimeve jo-jonizuese mund të shkaktojë probleme të ndryshme shëndetësore apo të dëmtojë sistemin imunitar të njeriut.

Nëse i referohemi Dr. Robert O. Becker në librin e tij “The Body Electric”, trupi i njeriut ka një frekuencë elektrike dhe shëndeti i tij mund të përcaktohet prej saj. Frekuenca është shkalla e matshme e rrjedhës së energjisë elektrike që është konstante midis dy pikave. Çdo gjë ka frekuencë. Dr. Becker zbuloi se çdo sëmundje ka një frekuencë, si edhe zbuloi që frekuenca të caktuara mund të na mbrojnë nga zhvillimi i sëmundjes, si edhe frekuenca të tjera që mund ta shkatërrojnë këtë të fundit. Sipas tij, substancat në frekuenca të larta do të shkatërronin sëmundjet e frekuencave të ulëta. Në vitin 1992, Bruce Taino nga Taino Technology, ndërtoi monitorin e parë të frekuencës në botë. Ai përcaktoi që frekuenca e një trupi të shëndetshëm gjatë ditës luhatej nga 62 deri 68 MHz dhe çdo sëmundje, në varësi të komplikacioneve shoqëruese, shoqërohet me një ulje të kësaj frekuence. Kjo nënkupton atë që ne quajmë rënie imuniteti. Në kohën e pandemisë që po jetojmë, shumë kërkues shkencorë dhe laboratore janë të fokusuar të gjejnë mjekimin që e lufton këtë virus. Shumë astrologë nga ana tjetër po bëjnë parashikime se kur do i vijë fundi pandemisë.

Por, si lidhet frekuenca e trupit me këtë problematikë? Ne po flasim për Coronavirus, i cili si çdo virus tjetër ka një frekuencë shumë të ulët, me një frekuencë rezonuese 5.5-14.5 Hz dhe të gjitha studimet tregojnë se në frekuenca më të larta nuk është aktiv. Ndaj, për një individ që jeton në “vibrime” të larta, coronavirus nuk mund të jetë më shumë kërcënues sesa infeksionet e tjera respiratore akute. Në kushtet e disa sëmundjeve, frekuenca e trupit ulet ndjeshëm krahasuar me sëmundjet tjera duke e rritur ndikimin e virusit, pasi gjen ambjentin më të “përshtatshëm” për zhvillim. Në kushtet e bashkëjetesës së disa sëmundjeve në organizëm, frekuenca ulet ndjeshëm duke mos qenë në gjendje që trupi ta shkatërrojë virusin, por ky i fundit arrin të “triumfojë”.

Gjithashtu, duhet të theksojmë frekuenca rezonuese mesatare e tokës është rreth 27.4 Hz dhe ndaj ambjentet e hapura nuk konsiderohen shumë të rrezikshme për virusin, krahasuar me ambjentet e mbyllura ose spitalet, burgjet, etj ku frekuenca është më e ulët dhe risku ndaj virusit më i lartë. Në këto vende frekuenca zbret poshtë 20Hz.4 Por, ku qendron rreziku jonë kundrejt rrezatimeve elektro-magnetike dhe 5G? Në vitin 2011, një grup prej 30 shkencëtarësh ndërkombëtarë, pjesë e IARC (International Agency for Research on Ccancer), studiuan rrezikun e zhvillimit të kancerit si pasojë e ekspozimeve RF-EMF. Ata publikuan një përmbledhje të studimeve të tyre në The Lancet Oncology. Ata arritën në përfundimin që ekziston një lidhje midis rrezatimit RF-EMF të telefonave celularë dhe gliomës, e njohur ndryshe si kanceri i sistemit nervor.

Ky konkluzion nuk u mbështet nga shumë organizata të tjera dhe ndaj mbetet një diskutim i hapur akoma. Nga ana tjetër, Dr. Lennart Hardell nga departamenti i onkologjisë, në Örebro University, Suedi, bashkë me një ekip prej 29 mjekësh dhe shkencëtarësh, kanë publikuar në International Journal of Oncology, në vitin 2017 një artikull ku kanë theksuar lidhjen që ekziston midis dëmtimit të ADN-së, stresit, kancerit, autizmit, etj dhe rrezatimeve RF-EMF.5 Duam ta mendojmë që ardhja e 5G do të na përmirësojë jetën, duke na “ngopur” me shpejtësi dhe gjerësi brezi transmetimesh. Por, a është kaq pozitiv ky këndvështrim? Ardhja dhe implementimi i 5G nënkupton stacione të reja transmetuese apo qeliza të vogla në mbarë globin. Arsyeja është e thjeshtë: valët në frekuenca të mëdha, udhëtojnë në distance më të shkurtra, kjo referuar lidhjes përpjestimore të zhdrejtë sipas formulës: λ=c/f. Presim një transformim të jetës duke filluar me aplikacionet e integruara e-health, makinat pa shoferë, “internet of things”, etj, por edhe rrezatim elektro-magnetik nga ana tjetër. Impaktin e këtij të fundit, askush nuk e di me siguri!

Të gjithë pranojnë që rrezatimi në vetvete nuk sjell diçka pozitive për shëndetin, duke sugjeruar të përdorim më shumë bisedat telefonike përmes internetit (rrjetet sociale), të mundohemi të mbajmë një lloj distance midis dorës dhe telefonit kur jemi në telefonatë (përdorimi i kufjeve ose opsioni Speaker), etj. Këto e shumë të tjera sugjerimi vijnë nga FDA (Food and Drug Administration). Së fundmi, por jo për nga rëndësia, duhet të theksohet ndikimi i 5G në ekonominë botërore. Rrjetet 5G pritet të gjenerojnë rreth $13.2 trillion në ekonominë globale deri në 2035. Ato do të fuqizojnë shumë këto industry: Prodhimi, Teknologjia e Informacionit, Shitjet (Ëhosale dhe Retail), Shërbimet Publike dhe Ndërtimi.6 Duke konsideruar gjitha problematikat e trajtuara më sipër, në këndvështrimin tim, 5G nuk lidhet absolutisht në mënyrë të drejtpërdrejtë me përhapjen e Covid-19, por ndikimi i tij në sistemin imunitar të njeriut është dhe do të jetë. Se në çfarë shkalle, kjo do të mbetet një “enigmë”, pasi do të eklipsohet gjithmonë nga avantazhet dhe ngritja globale që 5G do të sjellë.

*Autorja është inxhiniere dhe pedagoge në Universitetin Polis

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione albina toçilla rrjeti 5g ne shqiperi albina toçilla rrjeti 5g ne shqiperi

Sondazh

Insights 29 April 2020, 07:06

Kërkim falje dhe një poshtërsi gebelsiane

Nga disa reagime që dëgjoj dhe lexoj, autorët e të cilëve po dalin mbi detyrën e të qenit njerëzorë dhe politikë, janë të padinjitetshëm në atë që thonë, para s...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin