LIVE UPDATES
Bota

Deimel: Rrjedhja e dokumenteve minon punën e Gjykatës në Hagë

27 September 2020, 12:03 Nga DOSJA
Deimel: Rrjedhja e dokumenteve minon punën e Gjykatës në

KOSOVË– Lidhur me marrëveshjen për normalizim ekonomik, të arritur në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë, analistja e pavarur Diemel, vlerëson se e gjithë ajo “shfaqje” mund të ketë një lojë tjetër në prapaskenë.

Radio Evropa e Lirë: Dhomat e Specializuara me seli në Hagë kanë kryer arrestimin e parë të enjten, më 24 shtator. Ky zhvillim ndodh pesë vjet pasi Kuvendi i Kosovës themeloi këtë gjykatë. Një tjetër zhvillim lidhur me këtë gjykatë është ai pretendimi i veteranëve të luftës në Kosovë, të cilët thonë se një person i paidentifikuar po u dorëzon atyre dosje nga gjykata. Kjo duket të jetë një sulm ndaj sigurisë duke ekspozuar dëshmitarët e mbrojtur. Si i shihni ju këto zhvillime?

Johanna Deimel: Ky është padyshim një sulm mbi sigurinë. Është një skandal i madh dhe shumë i rrezikshëm për dëshmitarët. Brenda dy muajsh, për të tretën herë me rradhë, ka pasur rrjedhje të dokumenteve konfidenciale të gjykatës. Kjo e minon punën e Gjykatës (Speciale) dhe siç e thashë të dëshmitarëve të cilët tashmë janë pjesë e saj dhe ata që janë të gatshëm të bashkëpunojnë. Unë jam shumë e gëzuar që vendet e Kuint-it (Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara) ishin shumë të qarta duke e dënuar çdo përpjekje për të minuar dhe zhvlerësuar misionin e Gjykatës Speciale. Dhe, mbase për shkak të rrjedhjes së këtyre dokumente kemi edhe arrestimin e parë nga ana e gjykatës.

Radio Evropa e Lirë: Këto zhvillime ndodhin shumë vite pasi është themeluar Gjykata Speciale. Gjatë kësaj periudhe janë shpenzuar miliona euro për funksionimin e saj, kryesisht para të taksapaguesve evropianë, përfshirë edhe tuajat. A e ka dëmtuar kredibilitetin e gjykatës kjo vonesë?

Johanna Deimel: Unë kam qenë njëra prej kritikueseve të kësaj gjykate për faktin se kishte kaluar shumë kohë dhe asgjë nuk po ndodhte. Por, në anën tjetër unë kam pasur besim se do të jetë një proces i kujdesshëm dhe kërkon kohë në identifikimin e dëshmitarëve për të shqyrtuar dokumentet dhe për të zhvilluar intervistimin. Tash, pasi kemi aktakuzën e parë të ngritur, do të shohim në muajt e ardhshëm se çfarë do të ndodhë.

Radio Evropa e Lirë: Të flasim për situatën politike në Ballkanin Perëndimor. Pas disa viteve të një lloj status-quoje, ky rajon ka parë zhvillime të rëndësishme në periudhën e fundit. Do të fokusohem të marrëveshja e Uashingtonin e nënshkruar nga Kosova dhe Serbia. Si e komentoni ju atë?

Johanna Deimel: Nëse flas për marrëveshjen e Uashingtonit mund t’ju them se jam në mëdyshje. Jam në mëdyshje nga kjo shfaqje në Uashington; nga nominimi për çmimin Nobel; nga medaljet; nga Liqeni Trump pastaj nga këndimet për Virxhinian Perëndimore në Beograd. Të gjitha këto çojnë në karakteristika të një realiteti satirik. Unë jam konfuze edhe nga videoja që kemi parë nga Zyra Ovale në fillim të shtatorit, dhe po e pyesja veten, se çfarë në të vërtetë ka pasur mbrapa gjithë këtyre ‘qirinjve të tymit’ dhe thirrjeve bombastike ‘Amerika është e mrekullueshme’, të cilat i kemi dëgjuar këto ditë edhe nga Prishtina dhe Beogradi. Pra, e pyesja veten se si e lejuan veten presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti të bien në atë situatë aq të padinjitetshme dhe nënshtruese. Vërtet ia bëra vetes këto pyetje.

Radio Evropa e Lirë: Dhe, a erdhe te ndonjë përgjigje?

Johanna Deimel: Do të thosha se mbase ky është një skenar dhe se ka diçka prapa skenës të cilën ne nuk e dimë. Ka diçka që po ndodh në prapaskenë. Mbetet të shihet se kur do të materializohen këto dokumente ekonomike dhe financiare që u nënshkruan. Kam dyshime se ka diçka në prapaskenë që ne nuk e shohim dhe e cila do të ofronte një shpjegim për këtë kthesë nënshtruese të Serbisë në drejtim të Shteteve të Bashkuara. Kjo gjithashtu e ndryshon tonin e raportit ndërmjet Moskës dhe Beogradit, po kjo vetëm në publik, më duhet të nënvizoj.

Nuk jam vetëm unë që kam shqetësime për këtë, janë edhe analistë tjerë siç është, Srecko Latal, i cili tha se me marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, baraspesha e fuqive në Ballkan ka ndryshuar.

Gjithashtu analistët amerikanë, Janusz Bugajski dhe Daniel Server e kanë ndërlidhur këtë me zhvillimet në Mal të Zi, duke thënë se orientimi pro-perëndimor i këtij vendi është në pikëpyetje. Nëse kalojmë në Mal të Zi dhe shohim qeverinë e re e cila përbëhet nga forcat pro-serbe dhe pro-ruse, atëherë pyesim çfarë do të thotë kjo për rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, pastaj për anëtarësimin në NATO? A mund të ketë një ‘Montenegrexit’, ku do të shkojë Mali i Zi atëherë? A do të bëhet pjesë e projektit të ‘Serbisë së Madhe’, siç konsideron Janusz Bugajski? Pra, duke i vendosur pjesët e mozaikut pak më ndryshe, përfundimisht kam ardhur në idenë: Po, sikur presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti amerikan, Donald Trump, kanë rënë dakord se si të veprojnë me Kosovën dhe Serbinë? A mund të ndodhë një shkëmbim territorial krejtësisht tjetër që mund të jetë në tavolinë, domethënë: që me pëlqimin e Putinit dhe Trumpit, Kosova të njihet si e pavarur nga Serbia, por si kthim, Mali i Zi të bashkohet me Serbinë?

Radio Evropa e Lirë: Kjo po tingëllon shumë hipotetike….

Johanna Deimel: Është hipotetike, po spekuloj, natyrisht. Siç e thashë në fillim, jam shumë konfuze për këtë shfaqje (në Uashington)….tërë kohën po mendoja se çfarë është duke ndodhur? Çfarë në të vërtetë po ndodh?

Radio Evropa e Lirë: Do të përqëndrohem te ajo që thatë më herët, ndryshimi i baraspeshës së fuqive në Ballkan. Na shtjelloni pak më shumë.

Johanna Deimel: Kemi parë një kthim të çuditshëm dhe të fuqishëm në politikën e jashtme të Serbisë në drejtim të Shteteve të Bashkuara. Ky është një ndryshim i plotë i kursit. Kjo është e çuditshme. Ne po shohim sjelljet e Millorad Dodikut në Bosnje dhe Hercegovinë, i cili sipas disa analistëve, po kërkon aleanca të reja. Pra, kemi një zhvendosje, përfundimisht kemi një zhvendosje ( të baraspeshës së fuqive në Ballkan). Se ku do të çojë kjo nuk e di. Por, mendoj se duhet të jemi të alarmuar.

Radio Evropa e Lirë: Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ka qenë i ngrirë për një kohë të gjatë. Shumë marrëveshje që janë arritur më parë nuk janë zbatuar ende. Ndërkohë Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar disa takime në Bruksel javët e fundit, por ende nuk ka rezultate konkrete? Ka shumë zëra që thonë se ky dialog po bëhet sikur ai i Qipros që po zgjat për gati 50 vjet?

Johanna Deimel: Po, Qiproja është ende një çështje për Bashkimin Evropian, marrë parasysh edhe atë që po ndodh tash me migrantët dhe shantazhin që po bën Qiproja për këtë çështje. Kjo është një traumë për Bashkimin Evropian. Kjo është arsyeja që gjërat duhet të parandalohen. Në rastin e Kosovës dhe Serbisë nuk mund të presim që pas një ndërprerjeje kaq të gjatë të kemi menjëherë negociata të thukta politike. Më duhet të them se ishte shumë interesante kur lexova intervistën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett dhe nëse lexoni mes rreshtave, dhe nëse unë e kam lexuar korrekt, atëherë mund të them se Shtetet e Bashkuara nuk janë kundër dialogut (të BE-së), pasi ai tha se të gjithë duhet kenë qasje të re ndaj çështjeve. Dialogu është një rrugë e vështirë dhe nuk duhet të ketë zgjidhje të shpejta nëse dëshironi të keni një marrëveshje gjithëpërfshirëse të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Pra, procesi merr kohë.

Radio Evropa e Lirë: Ju jeni një njohëse e mirë e zhvillimeve politike brenda Kosovës. Më intereson mendimi juaj për qeverisjen aktuale?

Johanna Deimel: Është qeveri shumë e dobët. Shumë e dobët. Nuk është në gjendje as të sfidojë (presidentin e Kosovës, Hashim) Thaçin apo rrjetet e korrupsionit në ekonomi dhe politikë. Në mënyrë të qartë është vegël e të tjerëve të cilët po vendosin nga prapavija. Unë dyshoj se ata po dëshirojnë të zgjidhin disa çështje gjatë muajve të ardhshëm deri në zgjedhjet e reja që mund të ndodhin pas krizës së pandemisë. Qeveria në një farë forme po shërben për ruajtjen e këtyre interesave. Edhe pse Ramush Haradinaj po synon të pasojë presidentin Hashim Thaçi në këtë post dhe po e kritikon qeverinë, mendoj se kjo nuk është shumë serioze, në njëren anë për shkak të situatës me pandeminë dhe në anën tjetër pasi hulumtimet e opinionit tregojnë se Vetëvendosje është shumë përpara.

Qeveria Hoti është shumë e dobët edhe në mënyrën sesi po e trajton pandeminë e koronavirusit dhe për këtë më vjen keq për popullin e Kosovës. Më duhet të rikujtoj se presidenti Thaçi ka insistuar në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në mes të muajit mars, kur pandemia ishte në fillim dhe jo në situatën çfarë është tash. Kjo pastaj çoi në dramën politike me mocionin në kuvend që u pasua me Qeverinë Hoti.

Marrë nga REL

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni gjykata e hages johanna deimel kosova gjykata e hages johanna deimel kosova

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin