LIVE UPDATES
Bota

Deklarata e fortë e epidemiologut italian: Covid-19 ka pësuar mutacion, është bërë shumë ngjitës

22 August 2020, 14:31 Nga DOSJA
Deklarata e fortë e epidemiologut italian: Covid-19 ka pësuar

ITALI– Italia është një ndër vendet më të goditura  nga pandemia e koronavirusit, pasi në muajt mars dhe prill shënoi shifra të frikshme të viktimave, ndërsa tashmë duket se akoma nuk është qetësuar gjendja e pandemisë në shtetin fqinj. Epidemiologu italian, Massimo Ciccozzi ka thënë se duhet të keni kujdes, pasi virusi është bërë më shumë ngjitës.

‘Deri më sot, epidemia është nën kontroll, por keni kujdes. Nëse keni një përhapje shumë të madhe të infeksionit, indeksi Rt mund të rritet, dhe situata mund të dalë prej duarsh.”-  ka thënë Massimo Ciccozzi, epidemiolog molekular, drejtor i Njësisë së Statistikave Mjekësore dhe Epidemiologjisë Molekulare të Universitetit Bio-Medico të Romës paralajmëron.

Teksa ka dhënë një intervistë për gazetën italiane “IlMessaggero”, Ciccozzi është shprehur se rritja e numrit të të infektuarve do ketë ndikim në kthimin e pushuesve.

Ai ka deklaruar se virusi ka pësuar mutacion ne muajin shkurt dhe është ende shumë i rrezikshëm dhe me një nivel të lartë të përhapjes.

Në epidemiologji zbatohet i njëjti parim, por mat përhapjen e infeksionit në një popullatë. Nëse R është i barabartë me dy, kjo do të thotë që dy njerëz të infektuar mesatarisht infektojnë katër të tjerë, infektojnë tetë të tjerë e kështu me rradhë.

Indeksi i Rt për momentin është i ulët, por të infektuarit po rriten. Pse?

Massimo Ciccozzi: Virusi është shumë ngjitës dhe numrat e kanë treguar atë: kur nuk i respektuam tre rregullat kryesore, dmth maskën, distancën dhe larjen e duarve, njerëzit filluan të infektohen. Të rinjtë u infektuan më shumë sepse ata udhëtuan më shumë, dhe kishin më shumë kontakte. Kjo pritej. Është gjithashtu e vërtetë që kemi shumë numra sepse kemi bërë kaq shumë tampona. Por ne duhet të konsiderojmë ndikimin që mund të ketë një valë turistësh.

Cila është vlera e Rt që duhet të fillojë të na shqetësojë?

Massimo Ciccozzi:  Për momentin, në vetëm një rajon, RT është rreth 1.5. Pra, epidemia është nën kontroll. Por kur shkon afër dyshit mund të themi se atëherë ka probleme. Le të themi se me një vlerë rreth 1 epidemia është akoma nën kontroll. Kur të rritet në 2 duhet të rrisim vigjilencen edhe më shumë. Por nëse shkon deri në 4 ose 5, atëherë filloni të shqetësoheni. Infeksionet e turistëve që kthehen po shumëfishohen, nga jashtë por edhe nga Sardenja, dhe në ditët e ardhshme 50,000 njerëz pritet të kthehen në Lazio pas pushimeve të tyre në ishull.

Duke u ndalur tek turistët e infektuar, apo të rinjtë që kthehen nga pushimet, sa njerëz mund të infektojë çdo person pozitiv?

 Massimo Ciccozzi: Ndikimi tani për tani është një me një, sepse RT akoma lëviz  mes 0.8 dhe 1.4. Pra, është akoma nën kontroll, falë faktit se njerëzit përdorin masat e nevojshme të sigurisë. Megjithatë numri i të infektuarve është rritur ditët e fundit. ‘Numri në rritje i infeksioneve tregon se ekziston qarkullimi i viruseve, por gjithsesi gjithçka monitorohet dhe gjurmohet, dhe kështu ne parandalojmë që virusi të bëjë infeksione të tjera duke identifikuar të infektuarit me tamponë, duke i izoluar ato që kanë pasur kontakte. Por nëse keni një shpërthim shumë të madh, i cili ju ka shpëtuar pavarësisht këtyre masave, atëherë duhet të keni kujdes sepse Rt gjithashtu mund të rritet. Dhe atëherë është më e vështirë të mbash epideminë në kontroll.

Gjithçka varet nga sjellja e secilit, jo nga shkalla e ulet e infektimit te Sars Cov 2?

Massimo Ciccozzi: Virusi bëri një mutacion në shkurt,gjë që e bëri atë shumë ngjitës. Dhe tani, po e përsëris, është shumë ngjitës. Për momentin, Rajonet me RT-në më të lartë janë pikërisht ato ku ndoshta ka pasur më shumë pushues: përkatësisht Lombardia, Lazio dhe Veneto. Dhe është e mundur që ai akoma mund të rritet.

Italia  deri më tani ka rregjistruar të total 35.427 viktima dhe  257, 065 të sëmurë me koronivirus që prej fillimit të pandemisë Covid-19.

Burimi: Ilmessaggero

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali massimo ciccozzi koronavirusi ne itali massimo ciccozzi

Sondazh

Bota 22 August 2020, 11:52

KOSOVË- Është gjetur Tiani, vogëlushi nga Kosova, i cili kishte humbur në pyll dhe me historinë e tij, preku shumë shqiptarë kudo ku ndodhen. Lajmi ës...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin