LIVE UPDATES
Ekonomi

Deklarimi i 3 milionë llogarive bankare të shqiptarëve, tatimet do marrin gjithë informacionin edhe nga shtetet e huaja

3 July 2020, 05:37 Nga DOSJA
Deklarimi i 3 milionë llogarive bankare të shqiptarëve, tatimet

TIRANË- Deri në fund të korrikut të gjithë shqiptarët, rezidentë ose jo, të cilët kanë një llogari bankare brenda Shqipërisë, do të duhet të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit. Përmes një emaili, të gjitha bankat e nivelit të dytë i kanë kërkuar klientëve të tyre të deklarojnë adresën e vendbanimit dhe numrin tatimor. Këto të dhëna mblidhen në kuadër të ligjit të shkëmbimit automatik të informacionit, që ka hyrë në fuqi në janar të këtij viti në vendin tonë dhe është pjesë e nismës globale për të luftuar evazionin.

Znj. Vasilika Vjero, zv/minister e financave dhe ekonomisë tha për “Monitor Ekonomi” se “Ligji për shkëmbimin e informacionit i jep mundësi administratës tatimore shqiptare, për të shkëmbyer informacion lidhur me llogaritë bankare, lidhur me balancat e këtyre llogarive, me fitimet kapitale duke përfshire dividendin, interesat, të ardhurat nga shitja e aseteve, për ata individë  të cilët nuk janë rezidentë në Republikën e Shqipërisë dhe nga ana tjetër, të mund të marrë një informacion nga administrata tatimore homologe apo dhe nga struktura të tjera të ngjashme me to, lidhur me individët shqiptar të cilët mund të disponojnë llogari pranë atyre shteteve.”

Kur kemi të bëjmë me të dhëna personale, shpesh mund të kemi dyshime se për çfarë do të përdoren këto informacione. Bizneset sidomos janë të shqetësuara se informacionet që tatimet mund të marrin nga llogaritë bankare mund të keqpërdoren.

Znj. Vjero thotë: “Bankat unë mendoj që duhen të jenë tejet të kujdesshme në mbledhjen e këtij informacioni apo në dërgimin e këtij formulari vetëm tek ata që do të jenë subjekt i këtij ligji, por sigurisht që ky është një ligj që garanton mbrojtjen dhe ruajtjen e te dhënave personale, të individit sepse vetë administrata tatimore ka një peshë shumë të lartë ne ruajtjen dhe mbrojtjen e këtyre të dhënave dhe sigurisht që ky ligj më veçanti i garanton këto.”

ALTIN KOÇI, përgjegjës i sektorit të përputhshmërisë në Union Bank pohon se klientët nuk kanë asnjë arsye për të për të qenë të shqetësuar për keqpërdorim të të dhënave të tyre personale. “Të dhënat që do të mblidhen nga bankat  përgjithësisht ato janë aty dhe ruhen përmes një ligji ekzistues. Ky ligj nuk është se po zbatohet vetëm ne Shqipëri, këtu madje ka hyre relativisht vonë. U diskutua në 2014, pastaj në 2016 e tani sërish. Janë mbi 100 shtete që kanë aderuar në këtë marrëveshje që njihet si CRS apo shkëmbimi automatik i informacionit. Kështuqë të gjithë shqiptarët, qoftë këtu apo jashtë vendit, ose janë njohur ose do të njihen me këtë ligj i cili do të veprojë kudo në botë.”

Në fund të vitit 2019, Banka e Shqipërisë raportoi se numri i llogarive bankare kishte arritur në mbi 2.94 milionë. Mbajtësit e këtyre llogarive do të plotësojnë formularët e vetëdeklarimit, me të dhënat personale si emri, vendbanimi dhe numri tatimor.

Sipas Z. KOÇI, “Ka një hezitim të ligjshëm, sepse që kur kanë hapur llogarinë shumë vite përpara, asnjëherë nuk i është kërkuar ky dokumentacion dhe si në çdo aplikim ligji te ri apo dokumentacioni që kërkohet ka një hezitim nga popullata, kjo dhe për arsye të mos informimit apo të mos kuptimit në thellësi të këtij ligji. Autoritetet duhet te japin informacione më shumë, sepse ky është një ligj tatimor, jo bankar dhe nuk na takon neve të japim këshilla edhe pse jemi munduar t’ua shpjegojmë klientëve tanë.”

Administrata tatimore parashikon mbledhjen e informacionit deri në fund të vitit dhe vitin e ardhshëm do të fillojë shkëmbimi me administratat homologe jashtë Shqipërisë.

Znj Vjero pohon se “Ne do të japim një informacion të tillë dhe nga ana tjetër, nga të  gjitha administratat homologe do të marrim informacion lidhur me të gjitha llogaritë e rezidentëve shqiptarë në institucionet që ata kanë jashtë vendit. Më tej do të jetë administrata tatimore e cila do të hetojë, do të kërkojë më shumë informacion lidhur me këto llogari, të cilat nuk janë të deklaruara dhe aty ku do të ketë nevojë edhe do t’i taksojë.”

Zbatimi i ligjit në kulmin e pandemisë i ka vështirësuar punën sistemit bankar për të përmbushur këtë detyrim, por ka krijuar po ashtu edhe kosto shtesë për ta. Ndërsa ka shumë klientë që janë ende të paqartë për këtë ndryshim ligjor.

KOÇI, pohon se “Për momentin ka probleme sepse vjen në një kohë të vështirë ku e gjithë vëmendja është e përqendruar tek pandemia, tek masat financiare që ka marrë qeveria dhe ku bankat kanë një rol shumë të rëndësishëm. Nga ana tjetër kjo procedurë kërkon investime, jo shumë nga ana infrastrukturore, por kërkon fuqi punëtore me personel të dedikuar. Ky është një ligj i gjerë dhe kërkon procedura, standarde, zbatim rigoroz dhe për këtë kërkon staf të dedikuar që do të merret me këtë punë. Varet nga madhësia e bankës, por në shumë prej tyre ku ka disa njerëz që merren me këtë punë pa diskutim që krijon kosto”

Vetëdeklarimi bëhet në sportelet e bankave ose në platformat online, shërbim i cili po ofrohet për të shmangur radhët e gjata, veçanërisht me prezencën e Covid, ku duhen respektuar distancat fizike. Individët duhet të kenë parasysh të bëjnë deklarimin deri në datën 31 korrik pasi për tejkalim të afatit, ligji parashikon edhe sanksione.

Individët dhe bizneset do të vetëdeklarojnë me një formular të posaçëm vendbanimin e tyre dhe numrin tatimor. Këto të dhëna, bashkë me informacionet mbi llogaritë bankare, do të mund të përdoren nga autoritetet tatimore në 112 shtete, në kuadër të një nisme globale për të luftuar evazionin fiskal, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria.

Ky proces vetëdeklarimi është një detyrim që rrjedh nga Ligji për Shkëmbimin Automatik të Informacionit mes vendeve europiane, i cili në Shqipëri hyri në fuqi në janar të këtij viti. Ligji synon të bëjë llogaritë bankare të hapura për institucionet tatimore dhe të luftojë problemin e evazionit fiskal në llogaritë offshore dhe shmangien e grumbullimit të parave jashtë vendit.

Nga pikëpamja e ligjit detyrohen të plotësojnë formularin jo rezidentët që jetojnë në Shqipëri, por duke qenë se ka shumë shtetas shqiptarë që kanë më shumë se një rezidencë tatimore, ku peshën më të madhe e mbajnë emigrantët, bankat në Shqipëri, kanë vendosur që të thërrasin për plotësimin e formularit të gjithë klientët me llogari.

Deri në maj të këtij viti, totali i depozitave në banka ishte rreth 8.5 miliardë euro, sipas Bankës së Shqipërisë, shumë që është e barabartë me 62% të prodhimit të brendshëm bruto.

(Marrë nga Monitor.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi depozitat bankare ministria e financave depozitat bankare ministria e financave

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin