"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Denoncimi i fortë, Këlliçi: Drejtorët e administratës, fushatë për kandidatin e PS në Dibër
14 February 2022, 10:27Nga DOSJA
TIRANë – Deputeti dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi denoncoi përdorimin e administratës nga Partia Socialiste për të bërë fushatë në mbështetje të kandidatit socialist, Rrahim Spahiu në zgjedhjet e 6 marsit në Dibër. Në një postim në Facebook, Këlliçi shkruan se ministrat Belinda Balluku dhe Ulsi Manja kanë sjellë drejtorët e administratës nga Tiranë në Dibër për të marrë pjesë në fushatën për Spahiun.Ish-kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike shkruan se ministri i Drejtësisë Ulsi Manja e di shumë mirë që një gjë e tillë është shkelje e ligjit.
POSTIMI I BELIND KËLLIÇIT: Nga Tirana në Dibër! Patronazhistë, në luftë për çështjen e partisë të jeni gati! Drejtorët e administratës janë transferuar në Dibër për fushatë. Puna pret. Shoku Ulsi, si ministër i drejtësisë, e di mirë se kjo është në shkelje të ligjit
Çfarë po ndodh? Deklarata e deputetit të pezulluar nga Partia Demokratike vjen më pak se një muaj larg zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit, të cilat do të zhvillohen në 6 bashki të Shqipërisë: Shkodër, Durrës, Lushnje, Dibër, Vorë dhe Rrogozhinë. Në Dibër garojnë 4 kandidatë: Premtim Kryemadhi (Shtëpia e Lirisë), Luan Haka (PD), Rrahim Spahiu (PS) dhe Dritan Torba (Lëvizja e Re).
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar numrin e qytetarëve shqiptarë që do tu drejtohen kutive të votimit më 6 mars të këtij viti. Në nj...
KOSOVË – Qentë e rrugëve janë kthyer në një shqetësim për qytetarët jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Kosovë. Një video e shpërndarë në mediat e Kosov...
TIRANË – Policia e Tiranës arrestoi 4 persona dhe procedoi dy të tjerë lidhur me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit dhe shpërndarjen e kan...
Policia e Shtetit në sitë pasagjerët e linjave ajrore e trageteve, do kontrollohen përpara fluturimit. Do kontrollohen edhe pasagjerët e linjave ajrore dhe trag...
VLORE– Drejtoritë kryesore në qarkun e Vlorës janë përfshirë në një valë ndryshimesh pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama, i cili iu dërgoi një me...