LIVE UPDATES
Aktualitet

Deputetët të pakënaqur, duan rroga më të larta (STUDIMI)

9 February 2019, 11:37 Nga DOSJA

Nga një anketim i kryer nga ana e Institutit të Studimeve Politike me 70 për qind të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë rezulton se gjysma e bashkëshortë(e)ve të tyre janë të punësuar në shtet. Anketimi i kryer nga Instituti (ISP) përfshin të dhënat e deputetëve të PS-së, PD-së, LSI dhe PDIU-së, duke përfshirë këtu edhe faktin se një pjesë e tyre kanë qenë të rezervuar.

Nga përgjigjet rezultoi se një e treta e deputetëve deklarojnë se bashkëshorti/ja nuk ka angazhime në parti politike apo poste të ndryshme drejtuese politike, si dhe dy të tretat janë po ashtu jashtë politikës, por në angazhime të ndryshme publike. Vetëm 2.9% e konfirmojnë angazhimin e kundërt. Lidhur me marrëdhëniet e punës, 8,8% e deputetëve deklarojnë se janë të papunë, pra nuk kanë asnjë angazhim kontraktor punësimi në shtet apo në privat. Ndërsa pjesa tjetër e të anketuarve rezulton me profesione si ekonomistë dhe juristë me 11.8%, ose qenia biznesmen dhe marrja me biznes pas karrierës politike, ndjekur nga angazhimi si pedagog në universitete.

“Lidhur me angazhimet shtet – privat, rezulton se dominues për bashkëshortët e deputetëve është punësimi në shtet (50%) dhe 35% në privat. Punësimi në shtet është tipar i shprehur tek të gjithë deputetët, por me theks të veçantë tek deputetët e mazhorancës, ku përqindja në shtet arrin deri në 70% e të pyeturve, kurse punësimi në privat është kryesisht tregues për një pjesë të deputetëve të opozitës”, thuhet në anketimin e ISP-së.

Në anketimin e zhvilluar direkt me deputetët më 2018, rezultoi se 65% e deputetëve deklarojnë pa problem identitetin e tyre fetar, ndërsa 35% deklarohen në forma mikse, ateistë ose besim fetar të përzier për shkak të besimeve të ndryshme fetare të prindërve të tyre dhe preferencave specifike personale. Në pyetjen e këtyre të fundit për të identifikuar një besim fetar dominues për veten e tyre, përgjigjet ishin nga më të larmishmet, – që nga “mysliman liberal”, “i krishterë i konvertuar”, “protestan” dhe deri tek “feja e shqiptarit është Shqiptaria”.

Shkollimi i tyre publik, i fëmijëve sekret
Ndërsa janë të hapur për të shprehur shkollimin e tyre, deputetët janë më të rezervuar sa i përket shkollimit të fëmijëve të tyre. Deputetët u pyetën nëse fëmijët e tyre janë me studime brenda ose jashtë vendit, 2/3 e deputetëve refuzuan ta japin këtë informacion. Ndër ata që dhanë informacion rezulton se 26,5% e deputetëve i kanë dërguar fëmijët e tyre në shkollat e mesme ose të larta brenda vendit dhe 17,6% i kanë dërguar fëmijët në shkolla jashtë vendit.

Ndër përgjigjet e tjera deputetët dhanë variante të ndryshme alternative, si për shembull, një vit në shtet dhe dy vjet në privat, ose për ca kohë jashtë vendit, por më pas në shkollat brenda vendit, etj. Në tërësi, pa rëndësinë e detajeve, tabloja e të dhënave nga deputetët tregon se preferencë mbetet dërgimi i fëmijëve në shkolla të mesme ose të larta private dhe se përqindja e atyre që i kanë dërguar fëmijët në shkolla jashtë vendit është relativisht shumë më e lartë sesa përqindja e popullsisë votuese.

Deputetët duan rroga të larta
Sa i përket trajtimit financiar, edhe pse kanë pagat më të larta në Shqipëri, të zgjedhurit e popullit shprehen se janë të pakënaqur sa i përket trajtimit të tyre financiar. Kështu 92 për qind e tyre mendojnë se marrin rroga të pamjaftueshme, ku 77 për qind tyre shprehen se nuk i përballojnë dot shpenzimet me rrogën që paguhen. Madje 44% e të anketuarve janë kundër mënyrës dhe sistemit aktual që i llogaritjes së rrogës nga Kuvendi, pasi i pamundëson atyre që të zhvillojnë takime të rregullta elektorale, edhe pse pjesa më e madhe e tyre afro 85% kanë përfituar trajtim të rregullt financiar, si dieta apo honorare, pagesa ekstra veç pagës mujore prej 140 mijë lekësh të reja. Dietat e Kryetarit, zëvendëskryetarëve dhe deputetëve janë në masën 4 për qind të pagës mujore të tyre.

Gjysma e të anketuarve janë kundër penalizmit të pagës mujore në rast mungese në Kuvend. Si pjesë e privilegjeve, 35 për qind e deputetëve kanë deklaruar se kanë marrë makina pa paguar doganë dhe 52% e tyre kanë përdorur sallën VIP në aeroportin e Rinasit.

I votojnë ligjet pa i kuptuar
Në ushtrimin e funksionit parlamentar merr rëndësi edhe raporti i deputetëve me integritetin e tyre personal në votimin e ligjeve dhe aktivizimin politik, raportet me median dhe me publikun, me të drejtat dhe me mjedisin e sigurt dhe të përshtatshëm për të ushtruar funksionet e tyre.

Të dhënat më të rëndësishme të këtij seti pyetjesh janë si më poshtë. Në të dhënat e nxjerra nga përgjigjet e deputetëve rezultojnë se ka 10-11% raste kur deputetët kanë votuar ligje dhe akte pa i kuptuar ato, apo jashtë vullnetit të tyre personal si deputet. Gjithashtu një e treta e deputetëve deklarojnë se janë fyer personalisht nga kolegët në Kuvend, 35% deklarojnë se u janë cenuar të drejtat e tyre parlamentare dhe se 23% iu është hequr emri nga lista e diskutimeve në seancë pa miratimin paraprak të tyre.

Nisur nga mënyra sesi funksionon parlamenti, heqja e emrave nga lista e diskutimeve është kryesisht rol që e merr kryetari i grupit parlamentar, pavarësisht se çdo deputet ka të drejtë të flasë sipas Rregullores. E dhënë tjetër me interes është fakti se shumica e deputetëve janë pro një kanali televiziv dedikuar Kuvendit, por janë kritikë me projektin për largimin e gazetarëve nga prezenca e tyre në komisionet e Kuvendit. Ndërsa 9 për qind e tyre deklarojnë se kanë dështuar për sa i përket pritëshmërive të tyre dhe se mbi 55% deklarojnë se kanë pasur vështirësi në mbajtjen e premtimeve.

Privilegjet

Mbi 82% kanë pasaportë diplomatike për bashkëshortë(e)t e tyre

Mbi 85% kanë përfituar trajtim të rregullt financiar (dieta, honorare, etj)

Mbi 55% kanë zyrë në dispozicion të ofruar nga Kuvendi

Mbi 35% kanë kaluar makinë pa doganë për veten e tyre

Mbi 52% kanë përdorur sallën VIP në Rinas në udhëtimet e tyre

Mbi 92% mendojnë se rroga që marrin është e pamjaftueshme

Mbi 44% janë kundër sistemit aktual të llogaritjes së rrogës nga Kuvendi

Mbi 85% ankohet se rroga i pamundëson takime të rregullta elektorale

Mbi 77% nuk i përballon dot shpenzimet me rrogën e deputetit

Mbi 55% janë kundër penalizimit në rrogë në rast mungesë në Kuvend

Mbi 91% janë pro stafit teknik në dispozicion për deputetët në Kuvend

Mbi 85% kërkojnë buxhet personal parlamentar për aktivitetet e tyre

Njohja me ligjet dhe votimet

Mbi 88% janë të informuar mbi ligjet dhe aktet e Kuvendit

Mbi 88% janë të informuar mbi kalendarin e punës në Kuvend

Mbi 73% janë të informuar mbi peticionet adresuar Kuvendit

Mbi 38% nuk janë të informuar për kalendarin e punës së bashkisë/qarkut

Mbi 47% nuk janë të njohur me axhendën e mbledhjeve të qeverisë

Mbi 73% janë të informuar mbi botimet e Kuvendit

Mbi 70% informohen mbi trajtimin financiar në Kuvend

Mbi 47% nuk kanë bërë asnjë propozim në axhendë/Kuvend

Mbi 41% janë informuar mbi ecurinë e nismave të tyre ligjore

Mbi 61% janë të informuar mbi ecurinë e kërkesave në Kuvend

Mbi 70% janë të informuar mbi aktivitetet e Kuvendit

Rreth 30% nuk janë të informuar mbi kostot financiare të ligjeve që votojnë

Një e treta nuk janë të informuar mbi ecurinë/zbatimin e ligjeve që votojnë

Mbi 29% nuk janë të informuar mbi ecurinë e rezolutave të miratuara

Mbi 29% nuk janë të informuar mbi rastet e konfliktit të interesit në Kuvend

Mbi 14% deklarojnë se kanë pasur raste personale të konfliktit të interesit  /ISP

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ligjvënësit të pakënaqur rrogat e deputetëve studimi isp ligjvënësit të pakënaqur rrogat e deputetëve studimi isp

Sondazh

Aktualitet 9 February 2019, 11:10

Ata ishin tre…

Njoha fillimisht ata të dy, Alfons Gurashin dhe Agron Çobanin. Më pas Kiço Blushin.Ata ishin tre… dhe e kishin për zemër të gjerbnin kafe apo të s...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin