"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Bota
Dështoi vaksinimi me detyrim në Gjermani
8 April 2022, 06:46Nga DOSJA
Për momentin në Gjermani nuk do të ketë vaksinim me detyrim për personat nga mosha 60 vjeç. Projektligji i koalicionit qeveritar nuk mori shumicën e duhur në Bundestag të enjten.
Dështimi i parë për koalicionin qeveritar erdhi në mesditë, pas grindjes për procedurën e votimit. Grupet parlamentare qeveritare në Bundestag nuk arritën të kishin sukses për radhën e votimit të projektligjeve. Opozita e CDU/CSU pati sukses me propozimin e saj, që të votohej njëherë për projektligjin e një detyrimi për vaksinim për personat nga mosha 60 vjeç, të sjellë nga koalicioni qeveritar. SPD, Të Gjelbrit dhe FDP-ja kishin kërkuar të votohej në fillim për kërkesën e Unionit për përgatitjen e një detyrimi të mundshëm për vaksinim.
Më pas dështimi i dytë. Projektligji i koalicionit të SPD-së, Të Gjelbërve dhe FDP-së nuk mori shumicën e duhur parlamentare: 296 deputetë votuan për detyrimin për vaksinim nga mosha 60 vjeç, kurse 378 ishin kundër, 9 deputetë gjermane abstenuan. Me këtë projektligji i qeverisë u rrëzua. Në radhë për votim ishin edhe projektligje të tjera. Por as propozimi i Unionit, i cili parashikonte që sipas gjendjes të vendosej në vjeshtë, nëse do të kërkohej vaksinimi me detyrim nuk mori shumicën parlamentare dhe u rrëzua. 497 deputetë votuan kundër, vetëm 172 deputetë ishin pro. Dy kërkesa të tjera ishin për refuzimin e detyrimit për vaksinim në tërësi.
Debat i ashpër
Në një debat të ashpër por me argumenta, Bundestagu debatoi më parë në lidhje me detyrimin për vaksinim. Përkrahës të një detyrimi për vaksinim nga mosha 60 vjeç paralajmëruan, nga një përkeqësim i situatës së pandemisë në vjeshtë, për të cilin duhet të jemi të përgatitur. Kundërshtarët iu referuan ndërhyrjes që bën shteti në të drejtat bazë përmes një detyrimi për vaksinim dhe theksuan se nuk dihet, nëse do të kemi sërish një ashpërsim të ri të pandemisë.
Për shkak të përparimit të ngadaltë të vaksinimit, kancelari Scholz në fund të vitit u shpreh për vaksinimin me detyrim. Aktualisht janë të paktën 63,2 milionë e gjermanëve ose 76% e qytetarëve me vaksinim të plotë, dy doza. Por fushata e vaksinimit aktualisht gati ka marrë fund.
Dmitry Muratov, kryeredaktori i një prej gazetave kryesore të pavarura ruse, Novaya Gazeta, tha se ishte sulmuar nga një person i panjohur, i cili i kishte hedh...
Ukraina po përgatitet për një operacion të madh rus në lindje të shtetit, tani që trupat ruse janë tërhequr nga zonat rreth kryeqytetit, Kievit. Ministri i Jash...
UKRAINË- Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova tha të enjten se 26 trupa ishin gjetur nën dy ndërtesa të rrënuara në qytetin Borodyanka t...
Zyrtarët gjermanë të zbulimit thonë se kanë përgjuar komunikime radiodifonike gjatë të cilave sipas tyre dëgjohen pjesëtarë të trupave ruse tek diskutojnë për v...
SHBA– Një gazetar i Fox News, i cili u plagos rëndë në një sulm ku të vrarë mbetën dy kolegë të tij në Ukrainë, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë. Benjamin...
UKRAINË– Presidenti Volodymyr Zelenskyy në fjalimin e tij të fundit këtë të premte ka vlerësuar ukrainasit për guximin e tyre. Zelenskyy është shpreh...
SHBA– Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ka rezultuar pozitive me COVID-19, një ditë pasi u shfaq pa maskë gjatë një takimi në Shtëpinë e ...
SHBA– Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikes, Joe Biden, ka reaguar pas pezullimit të Federatës Ruse nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut. Biden,...
KIEV– Sot, kemi hyrë në ditën e 43 të luftës në Ukranë, kur forcat ruse vazhdojnë masakrën e tyre duke mos kursyer as civilët. Ministri i Jashtëm i Ukrain...