Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ndërkohë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka nisur hetimet për rastin.
TIRANA- Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra katër efektivë dhe shefin e Rendit në Komisariatin nr. 1, pas pamjeve të publikuara në media ku shfaqet 19-vjeçari i dëmtuar në këmbë, teksa shoqërohet nga efektivët pranë Parlamentit për t’u dërguar në spital.
Sipas njoftimit zyrtar kanë nisur verifikimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe mënyrën e trajtimit të të riut nga punonjësit e policisë. Drejtoria e Standardeve Profesionale ka filluar hetimin disiplinor ndaj personave të pezulluar.
Ndërkohë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka nisur hetimet për rastin. Policia ka bërë të ditur se është ngritur edhe një grup i posaçëm për të analizuar veprimet e efektivëve gjatë protestës, duke paralajmëruar se çdo punonjës që ka shkelur procedurat ose ka tejkaluar kompetencat do të mbajë përgjegjësi.
Reagim i Policisë së Shtetit
Në lidhje me videon e publikuar në media, ku shfaqet 19-vjeçari L. B., i dëmtuar në këmbë, teksa shoqërohet nga punonjësit e Policisë pranë Parlamentit për t’u dërguar në spital për ndihmë mjekësore, Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet për të sqaruar rrethanat e rastit dhe mënyrën e trajtimit të tij nga punonjësit e Policisë.
Pavarësisht verifikimeve të nisura, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të katër punonjësve të Policisë, si dhe të shefit të Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nënkomisar F. K. Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj tyre.
Gjithashtu, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, është ngritur një grup i posaçëm, nën drejtimin e Drejtorisë së Standardeve Profesionale, për të verifikuar dhe analizuar të gjitha veprimet e punonjësve të Policisë, nga fillimi deri në përfundim të tubimit, si dhe zbatimin e procedurave standarde të punës. Çdo punonjës që ka shkelur procedurat apo ka tejkaluar kompetencat do të mbajë përgjegjësi.
Ndërkohë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka nisur hetimet për rastin.
Policia e Shtetit thekson se aktet e dhunshme të shfaqura prej orësh në kryeqytet, përfshirë dëmtimin, shkatërrimin dhe djegien e pronës, nuk kanë asnjë lidhje me ushtrimin paqësor të së drejtës për protestë dhe nuk mund të justifikohen në asnjë rrethanë.
Policia e Shtetit u bën thirrje personave të maskuar dhe atyre që kryejnë akte dhune e shkatërrimi t’i ndalin menjëherë, pasi do të përballen me forcën e ligjit.
Gjithashtu, Policia e Shtetit u kërkon qytetarëve të distancohen nga personat e dhunshëm, për të garantuar sigurinë e tyre./Dosja.al
Pamje TIRANA- 40 persona janë shoqëruar nga policia gjatë protestës së studentëve në Tiranë, e cila ësht&eu...
Pamje TIRANA- Detaje të reja janë zbardhur për protestuesin që policia i theu këmbën. Ai është identifikuar ...
Pamje TIRANA- Protesta në Tiranë e cila po vijon prej më shumë se 7 orësh, është shoqëruar me përplasje t&e...
Pamja TIRANA- Situata është përshkallëzuar sërish, pasi protestuesit janë zhvendosur dhe te “Pazari i Ri”. Ata u kan...
pamje TIRANË- Studentët kanë paralajmëruar bojkotimin e procesit mësimor ditën e nesërme, më 14 tetor, pas protest&eum...
Pamje TIRANA- Një incident është regjistruar gjatë protestës në Tiranë, ku një prej protestuesve është ngjit...
Pamje TIRANA- Të riut të cilit policia i theu këmbën ka rënë në gjendje kome. Pamjet të cilat qarkulluan në...
pamje TIRANË- Protesta në Tiranë ka marrë përmasa çnjerëzore. Protestuesit vijojnë tubimin e tyre në zonë ...
pamje TIRANA- Protesta në Tiranë vijon të mbetet e tensionuar prej shumë orësh. Protestuesiut vazhdojnë tubimin e tyre n&...
Pamja TIRANA- Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive ka reaguar pas raportimeve për lëndimin e gazetarëve dhe vështir&eu...