LIVE UPDATES
Bota

‘Dialogu’/ Palmer: SHBA siguron mbështetje, por nuk është e gatshme të vulosë çdo marrëveshje

13 June 2019, 12:22 Nga DOSJA
‘Dialogu’/ Palmer: SHBA siguron mbështetje, por nuk

SHBA- Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Mettheë Palmer ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Duke iu referuar nismës së kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, Palmer tha se beson që ajo është nismë në mbështetje të dialogut të Brukselit.

“Ne i kuptojmë takimet në Berlin e Paris si të dizajnuara që të mbështesin dialogun gjithëpërfshirës për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, theksoi Palmer.

Palmer, po ashtu tha se pret që Prishtina zyrtare të suspendojë tarifën doganore ndaj importeve nga Serbia, në mënyrë që dialogu të vazhdojë sa më shpejt, raporton REL.

Radio Evropa e Lirë: Ju sapo u kthyet nga Serbia ku takuat disa zyrtarë kryesorë atje dhe tani jeni në Prishtinë. A patët sukses që t’i bindni të dyja palët që t’i kthehen dialogut?

Matthew Palmer: Ne vazhdojmë të mbështesim dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Mendoj se është fundamental për të ardhmen e të dyjave vendeve, Serbisë dhe Kosovës që të gjejnë një rrugë për të normalizuar raportet, idealisht kjo do të thoshte njohje e dyanshme dhe hapja e një rruge drejt integrimit evropian për të dyja vendet, Kosovën dhe Serbinë. Kthimi në tavolinë është fundamentale për këtë. Kjo nënkupton suspendimin e tarifës, pra largimi i pengesave për progres. Unë besoj që të dyja palët janë gati që të ritakohen, por është më rëndësi që të krijohen kushtet në mënyrë që kjo të jetë e mundur. Ne mbetemi mbështetësit kryesorë në këtë proces. Nuk ka rrugë tjetër përpara për Kosovën, përpos dialogut me Serbinë, normalizimi i raporteve dhe ne shpresojmë se mund të ndodhë sa më parë.

Radio Evropa e Lirë: Në pikëpamjen e SHBA-së, a është largimi i tarifave një kusht absolut për vazhdimin e dialogut?

Matthew Palmer: Në këtë pikë nuk shohim ndonjë rrugë tjetër përpara. Është apo jo e drejtë, kjo është një pyetje tjetër, por taksa është pengesë për progresin. Kosova nuk po fiton nga kjo në ndonjë mënyrë. Tarifat në fakt janë, siç i shohim ne, të dëmshme për interesin strategjik të Kosovës në normalizim dhe rrugën evropiane. Kështu që, ne inkurajojmë autoritet në Prishtinë që, minimalisht të suspendojnë tarifën në mënyrë që të lejojnë procesin që të rifillojë, të shihet nëse mund të arrihet progres, nëse mund të tërheqje apo lëvizje përpara dhe tani të bëjmë gjithçka mundemi që të çojmë procesin përpara drejt një marrëveshje sa më parë.

Radio Evropa e Lirë: Në pikëpamjen e SHBA-së, a është largimi i tarifave një kusht absolut për vazhdimin e dialogut?

Mattheë Palmer: Mendoj se ky është një vendim që duhet ta ndërmarrë Kosova në bazë të mirëkuptimit kolektiv për interesat më të rëndësishme të Kosovës. E kuptoj që tarifat janë shumë popullore dhe e kuptojmë pse, por në inkurajojmë njerëzit, si liderët politikë ashtu edhe votuesit në Kosovë, që të shikojnë mirë se çfarë po përfiton në fakt Kosova nga kjo dhe çfarë në të vërtetë ka shkaktuar në Kosovë. Dhe nëse kjo është shikuar qartësisht, mendoj se ata do të pajtoheshin me konkluzionet tona se tarifat rrënjësisht nuk janë duke ndihmuar Kosovën në rrugën në të cilën ajo duhet të shkojë përpara.

Radio Evropa e Lirë: A mund të jetë ‘Shuttle’ diplomacia si diçka që do të mund të përdorej për t’i kthyer të dyja palët në tavolinë?

Matheë Palmer: Unë sapo isha në Beograd, tani jam në Prishtinë.

Radio Evropa e Lirë: A është kjo pjesë e ‘Shuttle’ diplomacisë?

Mattheë Palmer: Ne zhvillojmë bisedime me të dy palët në këtë proces rreth asaj se si të ecim përpara. Në fund të fundit kjo nuk varet nga ne që të negociojmë një marrëveshje. Prishtina nuk do të negociojë një marrëveshje me SHBA-në, nuk do të negociojë një marrëveshje me Brukselin, duhet të negociojë me Beogradin, kështu që duhet që të gjejë një rrugë përpara duke u kthyer në tavolinën e dialogut duke u kthyer ne tavolinën e negociatave dhe të arrijë një marrëveshje që avancon interesat nacionale të Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: A po kërkon Prishtina nga Shtetet e Bashkuara që të përfshihen më shumë në këtë proces, apo ndoshta në ‘Shuttle’ diplomaci?

Mattheë Palemer: Nuk ka ndonjë proces, në të cilin SHBA-ja do të përfshihej apo do të mbështeste në një formë materiale. Duhet të gjejmë një rrugë për të rinisur dialogun. SHBA-ja është e përkushtuar për ta mbështetur atë proces. Ne kemi qenë të përfshirë dhe të angazhuar që nga fillimi. Jemi të përgatitur për të bërë më shumë në mbështetje të këtij procesi, por ne duhet të gjejmë një mënyrë që t’i kthejmë palët në tavolinën e bisedimeve, për të biseduar për çështjet fundamentale.

Radio Evropa e Lirë: Megjithatë, SHBA-ja nuk është e ashpër siç ishte në fillim kur tarifat u vendosën. Ju anuluat disa vizita në Kosovë, kryeministri Ramush Haradinaj nuk mori pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Uashington për shkak të çështjes së vizës. A ka ndryshuar diçka në ndërkohë?

Mattheë Palmer: Njerëzit analizojnë më shumë sesa duhet në zhvillimet e vogla, por fundamentalisht SHBA-ja mbështet Kosovën. Kosova është partnere për ne dhe ne jemi partner strategjik për Kosovën. Thënë këtë, ka kufizime se çfarë SHBA-ja mund të bëjë për të ndihmuar Kosovën, nëse Kosova nuk e ndihmon veten. Pra, në kuptimin e dialogut me Serbinë, pasojat natyrale të bllokimit të procesit të dialogut, do të manifestohen edhe pa pasur nevojë që Shtetet e Bashkuara të jenë të fortë dhe të ashpër në ndonjë mënyrë të veçantë. Kosova nuk do të jetë në gjendje të lëvizë përpara dhe siç kam thënë në deklarimet e mia publike dje, nëse Kosova nuk lëvizë përpara, do të rrëshqas prapa. Pra, Kosova duhet ta ndihmojë veten dhe duhet ta ndihmojë veten duke bërë atë që është e nevojshme që ta rikthejë këtë proces dhe të lëvizë përpara.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se Beogradi po i përdor tarifat si arsyetim për të bllokuar dialogun?

Mattheë Palmer: Nuk e di nëse të flasësh nëse kjo është arsyetim apo jo është e dobishme. Ajo se çfarë tentoj të bëj është që të kuptoj realitetin politik në të dyja anët nëse është e fer apo jo, nëse është e drejtë apo jo, tarifat janë pengesë për progresin. Progresi është fundamental për interesat e Kosovës. Tarifat po e ndalojnë që të ndodhë kjo. Kur të pezullohen tarifat apo të hiqen, ka ende një fushë të hapur të çështjeve që duhet të negociohen ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Prandaj, nuk është që e rregullon procesin, nuk zgjidh gjithçka, por lejon që palët të rikthehen në tavolinë, të ri-angazhohen dhe të punojnë për të zgjidhur çështjet së bashku me mbështetjen e Bashkimit Evropian, me lehtësimin e Bashkimit Evropian dhe me angazhimin dhe mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara.

Radio Evropa e Lirë: Të kalojmë te marrëveshja finale. Në 20-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, Shtëpia e Bardhë dërgoi një mesazh për të dyja palët që të punojnë për të arritur një marrëveshje, e cila do të fokusohej në njohje të ndërsjellë. Duke pasur parasysh rrethanat, a besoni se është e mundur (për të arritur këtë marrëveshje). Çfarë disponimi ka në Serbi, a është Serbia e gatshme të njohë pavarësinë e Kosovës?

Mattheë Palmer: Mendoj se mund të ketë marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Mendoj se është krejtësisht e mundur nëse palët ulen në tavolinë, negociojnë me vullnet të mirë, që të gjejnë një rrugë përpara për një marrëveshje, që është në të mirë të të dyja shteteve. Nuk mund t’ju them se cila është kjo marrëveshje, nuk mund t’iu them se cilat janë elementet e saj. Idealja, për Shtetet e Bashkuara, ne do të dëshironim të shihnin njohje të ndërsjellë si bazë për një marrëveshje, një marrëveshje që vendos të dyja shtetet në rrugën evropiane. Për të arritur atje duhen negociata.

Radio Evropa e Lirë: Presidenti i SHBA-së, Donald Trump në letra e tij për presidentët e Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se SHBA-ja është e gatshme të asistojë në arritjen e një marrëveshjeje, që balancon interesat e të dyja shteteve. A ka vija të kuqe për SHBA-në kur bëhet fjalë për marrëveshjen finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?

Mattheë Palmer: SHBA-ja nuk është e gatshme që vetëm të vulosë çfarëdo marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Ajo se çfarë jemi duke thënë është se duam të shohim një marrëveshje që është e qëndrueshme, që është fer, që është e drejtë, që është e zbatueshme, një marrëveshje e cila mund të shpjegohet dhe të përqafohet nga publiku në të dyja shtetet. Nëse kemi shqetësime lidhur me çështje specifike të ndonjë marrëveshjeje, ne do t’i identifikojmë ato shqetësime dhe do të punojmë me palët, që t’i adresojmë dhe t’i zgjidhim. Por, siç thash, ne do të donim të kishim këtë problem sepse kjo do të thoshte që palët kanë rinisur bisedimet dhe kanë gjetur një të përbashkët. Këtë do të dëshironim ta shihnim.

Radio Evropa e Lirë: Nëse marrëveshja finale ka të bëjë me kufirin, ndarje, korrigjim, përcaktim i kufirit apo sido që të quhet, a do të mbështesë SHBA-ja një marrëveshje të tillë?

Matthew Palmer: Përcaktimi i kufijve është një e drejtë sovrane. Kjo është diçka që Kosova e kontrollon dhe e vendosë. Nëse Kosova vendosë që si një çështje që i takon të drejtës sovrane ta diskutojë rregullimin e kufirit me Serbinë, atëherë kjo është e një zgjidhje e Kosovës. Ne e mbështesim procesin negociues në mes Kosovës dhe Serbisë, i cili ka të bëjë me angazhimin për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Kjo nënkupton se cilado marrëveshje duhet të jetë shumëdimensionle, pra do të ketë komponentët e vet politikë, do të ketë komponentën e sigurisë dhe nuk ka dyshime që do të ketë edhe komponentën e kulturës, ekonomisë e tregtisë.

Se a do të përfshijë kjo gjithashtu demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u takon palëve të pajtohen. Sa i përket SHBA-së, ajo dëshiron një proces i cili mbështet dhe është i mbështetshëm nga të dyja palët në bisedime.

Radio Evropa e Lirë: Paralelisht me procesin e Brukselit, po zhvillohet edhe nisma e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmaneul Macron, të cilët po ashtu po përpiqen të arrijnë deri te një zgjidhje. Si e sheh SHBA-ja këtë iniciativë? Presidenti i Kosovës tha se ai ishte i befasuar me faktin që SHBA-ja nuk ishte në dijeni të Samitit të Berlinit dhe kishte shprehur bindjen që Parisi mund të sjell më shumë. Pra, si e sheh SHBA-ja këtë nismë dhe a sa keni njohuri nëse takimi në Paris do të mbahet dhe a do të jeni të përfshirë në të?

Matthew Palmer: Ne mbështesim çdo përpjekje të partnerëve evropianë që ka si synim të shtyjë këtë proces përpara. Ne i kuptojmë takimet në Berlin e Paris se ato janë të dizajnuara që të mbështesin dialogun gjithëpërfshirës për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe se janë duke kërkuar që të krijojnë kushte për rifillimin e procesit. Nëse ky është një mekanizëm që mund t’u ndihmojë palëve që të vijnë deri te marrëveshja dhe deri te një “PO”, është për diçka, atëherë SHBA ka një besim të plotë se e mbështet. Pra ne po punojmë mirë dhe së afërmi me partnerët, jo vetëm me BE-në si një institucion, por edhe me shtetet anëtare individuale, përfshi edhe Gjermaninë e Francën. Shpresojmë se ky proces do të jap kontribut të vërtetë dhe ne do të mbështesim si të tillë.

Radio Evropa e Lirë: A mund ta zëvendësojë kjo nismë procesin e dialogut të Brukselit?

Mattheë Palmer: Nuk mendoj se ky është qëllimi i këtij procesi, Berlini dhe Parisi janë duke kërkuar formën dhe me atë që po bëjnë po e mbështesin procesin e Brukselit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi mathew palmer shba dialogu kosove-serbi mathew palmer shba

Sondazh

Bota 12 June 2019, 15:44

KOSOVË- Në kuadër të 20-vjetorit të Ditës së Çlirimit të Prizrenit, gjatë homazheve në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, babai i dëshmorit Agron B...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin