LIVE UPDATES
Bota

“Diçka e pazakontë po ndodh natën”/ Dyshime për shkatërrimin e dokumenteve në institucione në Serbi

 Këto janë të dhënat dhe fotografitë që po publikohen në publik, pasi Lista Studentore fitoi zgjedhjet e 25 tetorit kundër Partisë Progresive Serbe (SNS), e cila humbi pasi mbajti pushtetin në 14 vjetët e fundit.

29 October 2026, 22:41 Nga E. D

“Diçka e pazakontë po ndodh natën”/ Dyshime

SERBI- Thasë të zinj mbeturinash, të mbushur me dokumente të shkatërruara, zyra të mbyllura me çelës në institucionet shtetërore dhe veprimtari që, sipas dëshmive të punonjësve, po zhvillohen gjatë natës.

Këto janë të dhënat dhe fotografitë që po publikohen në publik, pasi Lista Studentore fitoi zgjedhjet e 25 tetorit kundër Partisë Progresive Serbe (SNS), e cila humbi pasi mbajti pushtetin në 14 vjetët e fundit.

Dyshimet e fundit për shkatërrimin e dokumentacionit të rëndësishëm janë ngritur në Fondin Republikan të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Serbisë (PIO).

Se fotografitë e thasëve me dokumentacion të shkatërruar janë autentike, për Radion Evropa e Lirë (REL) e konfirmoi Dragan Domazet, përfaqësuesi kryesor i Shoqatës së Sindikatave të Lira dhe të Pavarura (ASNS) për punonjësit e Fondit Republikan PIO.

“Diçka e jashtëzakonshme dhe e pazakontë po ndodh natën”, thekson Domazet, duke shtuar se punonjësit kanë arritur ta shpëtojnë një pjesë të dokumenteve të shkatërruara.

REL-i ka parë një email që Domazet, së bashku me fotografitë, ia kishte dërguar edhe Shoqatës së Sindikatave të Lira dhe të Pavarura, me qëllim të alarmimit të opinionit publik.

Deri në publikimin e këtij artikulli, Fondi PIO nuk u ishte përgjigjur këtyre akuzave.

Kryeprokurorja e Shtetit e Serbisë, Zagorka Dolovac, më 29 tetor i udhëzoi të gjithë kryeprokurorët publikë dhe ushtruesit e detyrës së kryeprokurorit publik që t’i drejtohen urgjentisht policisë me kërkesa për marrjen e masave për parandalimin e shkatërrimit të shkresave zyrtare dhe dokumenteve të tjera.

Sipas udhëzimit, informacionet e publikuara në opinion kanë të bëjnë me shkatërrimin e dokumenteve në institucionet shtetërore, banka, Agjencinë e Informacionit të Sigurisë, Agjencinë e Inteligjencës Ushtarake dhe institucione të tjera me rëndësi për sigurinë ekonomike, financiare dhe juridike të Serbisë.

Çfarë parasheh ligji?

Sipas Kodit Penal të Serbisë, shkatërrimi, fshehja ose falsifikimi i një dokumenti zyrtar përbën vepër penale, për të cilën parashihet dënim me burgim prej tre muajsh deri në pesë vjet.

Para udhëzimit të lëshuar nga Dolovac, Lista Studentore, e cila u formua nga protestat studentore kundër korrupsionit, u bëri thirrje punonjësve të institucioneve shtetërore që ta alarmojnë opinionin publik dhe të raportojnë shkatërrimin e dokumentacionit.

“Ju bëjmë thirrje që të parandaloni çdo keqpërdorim që mund të tentojnë ta bëjnë përfaqësuesit e pushtetit në largim gjatë periudhës së tranzicionit”, tha studenti Filip Uboviq në një konferencë për media në qendër të Beogradit.

REL-i iu drejtua Partisë Progresive Serbe me kërkesën për të komentuar akuzat se persona të afërt me të po shkatërrojnë dokumentacionin zyrtar në institucionet shtetërore, por nuk mori përgjigje.

Çfarë tjetër po raportohet?

Politikani opozitar Gjorgje Miketiq publikoi më 28 tetor, në llogarinë e tij në X, informacionin se dokumentacioni po shkatërrohet edhe gjatë natës në Ministrinë e Ndërtimit dhe në Ministrinë e Financave.

Këto ministri nuk kanë reaguar deri më tani ndaj këtyre akuzave.

Ministria e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës e Serbisë kishte kompetenca lidhur me rindërtimin e stacionit hekurudhor në Novi Sad, ku më 1 nëntor 2024 u shemb streha e hyrjes. Kjo tragjedi, në të cilën humbën jetën 16 persona, u bë shkak për shpërthimin e protestave masive studentore, në të cilat kërkohej përgjegjësi.

Protestat u zgjeruan shumë shpejt, duke përfshirë kërkesa për luftimin e korrupsionit dhe uljen e presionit ndaj institucioneve.

Ndërkohë, përfaqësuesi i Listës Studentore, Nemanja Karoviq, gjatë një paraqitjeje në transmetuesin publik të Serbisë (RTS), tha se kishte tentime për nxjerrjen e rreth një miliardi dinarësh nga Banka e Kursimeve Postare. Sipas tij, kjo mund ta rrezikonte likuiditetin e bankës dhe pagesën e rregullt të pagave dhe pensioneve.

Megjithatë, Banka e Kursimeve Postare i mohoi këto pretendime më 29 tetor.

Ajo deklaroi se është një institucion i qëndrueshëm financiar, likuid dhe me rëndësi sistemike, i cili i zhvillon veprimtaritë në përputhje me rregulloret në fuqi.

“Lidhja e një ngjarjeje që nuk ka ndodhur me pretendimet për rrezikimin e likuiditetit të Bankës, të rregullsisë së pagesës së pagave dhe pensioneve, madje edhe të stabilitetit të të gjithë sistemit financiar, përbën vënie të pabazë në pikëpyetje të sigurisë së një institucioni që gëzon besimin e qytetarëve të Serbisë për më shumë se një shekull”, thuhet në komunikatë.

Partia Progresive Serbe, ndërkaq, gjatë fushatës së saj zgjedhore kishte pretenduar se qytetarët e Serbisë nuk do t’i merrnin të ardhurat e tyre të rregullta nëse do të fitonte Lista Studentore.

Kush duhet t’i hetojë akuzat për shkatërrimin e dokumentacionit?

Avokati Ahmed Delimegjac tha për REL-in se prokuroritë kompetente në Serbi duhet të reagojnë ndaj akuzave për shkatërrimin e dokumentacionit, pasi një veprim i tillë përbën vepër penale.

“Është e padiskutueshme se, nëse vërtetohet që dikush po shkatërron dokumentacionin zyrtar, ai po kryen vepër penale. Mendoj se prokurori dhe policia, e cila është e detyruar të ndërhyjë menjëherë kur merr vesh se po kryhet një vepër penale, duhet të reagojnë”, tha ai.

Ai pret që prokuroritë në Serbi të reagojnë dhe ta parandalojnë shkatërrimin e dokumentacionit zyrtar, pas kërkesës së kryeprokurores Zagorka Dolovac. Ai rikujton se, dy ditë më parë, Dolovac u kishte dërguar të gjitha prokurorive publike edhe një udhëzim për mundësimin e qasjes në çdo lëndë me të cilën ato po merren.

Sipas vlerësimit të tij, këto veprime të kryeprokurores vijnë pas ndryshimit të pushtetit dhe përpjekjes së saj, siç thotë ai, për t’iu “joshur” pushtetit të ri.

“Është e drejtë që të ndërmerren këta hapa, por, nga ana tjetër, kam frikë se këta njerëz po përpiqen të qëndrojnë në pozitat e tyre dhe të mos shkarkohen. Tani po garojnë se kush do të dëshmojë i pari se është besnik ndaj pushtetit të ri”, theksoi ai.

Si ruhet dokumentacioni zyrtar?

Dragan Domazet, përfaqësuesi kryesor i Shoqatës së Sindikatave të Lira dhe të Pavarura për punonjësit e Fondit Republikan PIO, tha se ekzistojnë dyshime serioze se po shkatërrohen edhe të dhënat e ruajtura në formë elektronike.

“Nëse ndonjë person entuziast nuk ka krijuar një kopje, ekziston rrezik i madh që një pjesë e konsiderueshme e provave për procedura të ndryshme të shkatërrohet”, theksoi ai.

Domazet beson se shkatërrimi i provave është “planifikuar dhe organizuar në mënyrë sistematike”.

Megjithatë, Rodollub Shabiq, jurist dhe ish-komisionar për Informimin me Rëndësi Publike dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Serbi, vlerëson se në vitin 2026 është e vështirë të shkatërrohet dokumentacioni zyrtar i ruajtur në formë elektronike.

“Ky është vlerësimi im. Por, e dini, gjatë 10 deri në 15 vjetëve të fundit, ne kemi qenë një vend jashtëzakonisht jotransparent, ose, më saktë, kemi pasur një pushtet jotransparent. Vetëm ata e dinë se si i kanë ruajtur dhe sistemuar dokumentet. Kjo e vështirëson identifikimin e çështjeve përkatëse”, tha ai.

Ai shtoi se, kur bie një regjim autokratik, gjithmonë ekziston rreziku i fshirjes dhe shkatërrimit të dokumentacionit që dëshmon shkelje të të drejtave të njeriut, krime, veprimtari kriminale ose manipulime të mëdha financiare. Megjithatë, ai përsëriti se sot është dukshëm më e vështirë të zhduken gjurmët./REL

airserbia

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin