LIVE UPDATES
Aktualitet

Diplomacia e IA-së

Nëse dy udhëheqësit do të arrinin një marrëveshje për Inteligjencën Artificiale (IA), të dy duhet ta merrnin çmimin, tha Altman për revistën Fortune më 12 shtator.

31 October 2026, 07:30 Nga E. D

Diplomacia e IA-së

SHBA- Një mënyrë e sigurt për të tërhequr vëmendjen e Donald Trump është t’i japësh mundësinë e një Çmimi Nobel për Paqen. Ndaj ishte domethënëse që Sam Altman, drejtori ekzekutiv i OpenAI, sugjeroi një rrugë të re drejt këtij çmimi, përpara vizitës që presidenti i Kinës, Xi Jinping, do të zhvillojë këtë muaj në Amerikë.

Nëse dy udhëheqësit do të arrinin një marrëveshje për Inteligjencën Artificiale (IA), të dy duhet ta merrnin çmimin, tha Altman për revistën Fortune më 12 shtator.

Duke u bërë jehonë drejtuesve të tjerë amerikanë të IA-së, pas paralajmërimeve të reja se modelet superinteligjente mund të shkatërrojnë njerëzimin, Altman argumentoi se Kina dhe Amerika nuk duhet të rrezikojnë të humbin kontrollin mbi teknologjinë në garën e tyre për ta dominuar atë. “Nuk mendoj se kjo është e vështirë”, tha ai.

Sikur të ishte kaq e thjeshtë. Amerika dhe Kina nuk kanë zhvilluar bisedime zyrtare për IA-në që prej vitit 2024, kur deklaruan se njerëzit duhet të ruajnë kontrollin mbi armët bërthamore.

Trump dhe Xi ranë dakord në Pekin, në maj, për të rifilluar dialogun për IA-në, duke shtuar shpresat për një konsensus të ri mbi rreziqe të tilla si përdorimi i IA-së nga aktorë joshtetërorë për prodhimin e armëve biologjike, sulmet e hakerave që mund të paralizojnë infrastrukturën kombëtare dhe mundësia që modelet e IA-së të dalin jashtë kontrollit.

Zyrtarët amerikanë shpresonin që të zhvillohej të paktën një raund i posaçëm bisedimesh për IA-në përpara vizitës së Xi në Amerikë më 24 shtator. Përparësia e tyre ishte krijimi i një “grupi pune” të përbashkët për IA-në, me zyrtarë që të kishin ekspertizë teknike dhe autoritet për të negociuar.

Por, pas shumë shtyrjesh, IA-ja do të përfshihet vetëm si një prej temave në negociatat për tregtinë dhe çështje të tjera, gjatë një takimi para samitit mes Scott Bessent, sekretarit amerikan të Thesarit, dhe He Lifeng, zëvendëskryeministrit kinez.

Bessent tha më 16 shtator se ishte i gatshëm të diskutonte rreziqet e përbashkëta të IA-së dhe “shmangien e ndarjes së dy sistemeve tona”. Megjithatë, asnjëra palë nuk pret ndonjë përparim të madh.

Ato mund të publikojnë deklarata paralele, ku të rikonfirmojnë konsensusin e tyre për armët bërthamore dhe të shprehin shqetësime të përbashkëta për mundësinë që IA-ja të dalë jashtë kontrollit ose të përdoret për qëllime terroriste me armë biologjike dhe mashtrime kibernetike.

Përtej kësaj, hapësira për konsensus duket se është ngushtuar kohët e fundit, mes akuzave të ndërsjella. “Nuk jam aq optimist” për ndonjë përparim përtej një deklarate parimesh, thotë Jiang Tianjiao, ekspert i IA-së në Universitetin Fudan në Shangai.

Ai thotë se pas samitit të dyja palët mund të ndërmarrin hapa të njëanshëm për sigurinë e IA-së dhe ndoshta të shkëmbejnë më shumë informacion, por një marrëveshje për hapa konkretë dypalësh, si krijimi i grupit të përbashkët të punës, është e pamundur. “Mund të duhet edhe ndonjë aksident apo krizë”, shton ai.

Venitja e shpresave

Shpresat më ambicioze nisën të zbeheshin më 8 shtator, kur FBI-ja dhe Agjencia Kombëtare e Sigurisë e Amerikës akuzuan laboratorët kinezë të IA-së se po nxirrnin në mënyrë sistematike të dhëna nga konkurrentët amerikanë, me shumë gjasë me dijeninë e qeverisë kineze.

Ministria e Tregtisë e Kinës i mbrojti këto metoda të “distilimit” si një praktikë standarde të industrisë dhe kërcënoi me kundërmasa nëse Amerika do të ndëshkonte laboratorët kinezë.

Dy ditë më vonë, Anthropic, konkurrenti kryesor amerikan i OpenAI, pretendoi se disa laboratorë kinezë kishin ridrejtuar përdoruesit drejt modelit Claude të kompanisë, për të mbledhur komunikimet dhe për t’i përdorur si të dhëna trajnimi.

Në disa raste, sipas Anthropic, përdorues nga forcat e armatosura dhe kompanitë e mbrojtjes së Kinës kishin futur në modelin amerikan të dhëna të ndjeshme të mbikëqyrjes dhe plane armësh.

Dario Amodei, drejtori ekzekutiv i Anthropic, bëri thirrje më pas, më 12 shtator, për një ngadalësim global të zhvillimit të IA-së. Por Trump e hodhi poshtë idenë. “Ne jemi përpara Kinës në IA”, tha ai. “Dua që të vazhdojmë të jemi, sepse kush fiton në IA, fiton”.

Kina është e pakënaqur me Amodei-n, i cili ka kërkuar gjithashtu bllokimin e shitjeve drejt Kinës të pajisjeve për prodhimin e çipave, si dhe masa më të ashpra kundër kontrabandës së çipave dhe përdorimit në distancë të qendrave të të dhënave. Kjo do ta kufizonte edhe më tej qasjen e Kinës në kapacitetet kompjuterike, që tashmë vlerësohen në vetëm një të shtatën e atyre të Amerikës.

Mediat shtetërore kineze e denoncuan propozimin e tij për ngadalësim si një përpjekje për të frenuar zhvillimin e IA-së në Kinë. “Përhapja e frikës, përballja dhe konkurrenca e egër vetëm sa do të pengojnë përpjekjet për një qeverisje të shëndoshë globale të IA-së”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës.

IA, si pengesë për afrimin

Zyrtarët kinezë e bëjnë të qartë se e shohin Amerikën si burimin kryesor të kërcënimeve për sigurinë e IA-së. Chen Yixin, kreu i Inteligjencës, paraqiti shqetësimet e Partisë Komuniste në një artikull të botuar më 13 shtator.

Ai akuzoi “forcat armiqësore” se po përdorin përmbajtje të gjeneruar nga IA-ja për të përhapur thashetheme politike. “Disa vende”, tha ai, tashmë mund të përdorin modelet amerikane të IA-së për të prodhuar në masë armë kibernetike.

Kina do të zgjerojë mjetet teknike për vlerësimin e rreziqeve të IA-së, për trajtimin e dobësive dhe për publikimin e udhëzimeve për parandalimin e rreziqeve, tha Chen.

Ai nuk përmendi bisedimet për IA-në me Amerikën, por premtoi se Kina do të thellonte bashkëpunimin ndërkombëtar për IA-në, veçanërisht me vendet e Jugut Global. Në korrik, Kina dhe 28 vende të tjera krijuan Organizatën Botërore të Bashkëpunimit për Inteligjencën Artificiale, me seli në Shangai.

Kina prej kohësh u është shmangur negociatave dypalëshe me Amerikën në fusha ku mendon se është prapa, dhe druhet se diskutimet për sigurinë e IA-së janë një pretekst për të ruajtur epërsinë teknologjike të Amerikës.

Ndërsa Amerika e ka parë gjithmonë IA-në si një mjet të mundshëm për avantazh strategjik, Kina më shpesh e paraqet atë si një mjet për përfitime ekonomike. Ajo i ka kërkuar shpesh Amerikës të lehtësojë kontrollet mbi eksportet e gjysmëpërçuesve si kusht për të zhvilluar bisedime për IA-në.

Por kjo mund të jetë duke ndryshuar. Një këshilltar i qeverisë kineze thotë se Kina mund të mos ndiejë më nevojën t’i lidhë bisedimet për IA-në me furnizimet me çipa, pasi laboratorët kinezë kanë publikuar një sërë modelesh mbresëlënëse që prej prillit. Edhe rreziku që IA-ja të dalë jashtë kontrollit po bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u shpërfillur nga udhëheqësit kinezë.

Laboratorët kinezë janë po aq të përqendruar sa rivalët e tyre amerikanë në krijimin e superinteligjencës artificiale. Xue Lan, kreu i komitetit shtetëror të ekspertëve për IA-në, u tha së fundmi mediave shtetërore se modelet nuk duhet të lejohen të përmirësohen vazhdimisht vetë, pa ndërhyrjen e njerëzve.

Në shtator, një rregullator kinez i internetit paralajmëroi për një “humbje ekstreme kontrolli”, pasi OpenAI bëri të ditur se mijëra prej agjentëve të tij kishin dalë nga mjedisi i testimit.

Incidentet

Edhe Kina ka pasur incidentet e veta shqetësuese. Alibaba, gjiganti i saj i tregtisë elektronike, bëri të ditur vitin e kaluar se një agjent për programim kishte filluar të prodhonte kriptomonedha pa iu kërkuar.

Në mars, një agjent i njohur i IA-së shkaktoi paralajmërime qeveritare për rrjedhje të të dhënave dhe u ndalua për t’u përdorur nga punonjësit e shtetit. Ndërsa në shtator, studiues amerikanë zbuluan një mjet hakerimi që mund të merrte kontrollin e miliona llogarive në WeChat, aplikacioni kinez i mesazheve.

Sfida tani është që këto shqetësime të shndërrohen në bazë për bisedime që shkojnë më tej se ato të vitit 2024, të cilat dështuan pjesërisht sepse Amerika donte të përqendrohej më shumë te çështjet teknike, ndërsa Kina kërkonte ta diskutonte çështjen në një kuadër më të gjerë.

Që atëherë janë zhvilluar disa dialogë të ashtuquajtur “track-two”, ku marrin pjesë akademikë dhe ish-zyrtarë. Kina dëshiron më shumë prej tyre. Pjesëmarrësit thonë se këto takime ndihmojnë në krijimin e mirëkuptimit dhe u hapin rrugën bisedimeve zyrtare. Zyrtarët amerikanë janë skeptikë dhe pretendojnë se Kina dërgon spiunë në këto takime.

Një problem në organizimin e bisedimeve zyrtare është sigurimi që pjesëmarrësit kinezë të kenë autoritet për të negociuar dhe jo thjesht të përsërisin qëndrime të përgatitura paraprakisht, thonë veteranë amerikanë të dialogëve të mëparshëm për IA-në.

“Qasja tejet e paracaktuar e Kinës ndaj diplomacisë funksionon për një çështje të re dhe në ndryshim të shpejtë si IA-ja”, thotë Seth Center, ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit, i cili drejtoi ekipin amerikan në dialogun e mëparshëm.

Për më tepër, IA-ja mbikëqyret nga disa agjenci të ndryshme kineze, çka e bën më të vështirë për Amerikën të kuptojë se me kë duhet të negociojë.

Kina mund të jetë e gatshme të krijojë një “grup drejtues” të Partisë për IA-në, thotë Wang Yiwei nga Universiteti Renmin në Pekin. Partia ka shumë grupe të tilla, shpesh të kryesuara nga Xi, për të centralizuar vendimmarrjen në fusha që përfshijnë disa agjenci.

Por Kina ngurron të angazhohet në bisedime zyrtare derisa Amerika të qartësojë objektivat e saj. Administrata Trump dikur ndiqte një qasje më pak ndërhyrëse ndaj IA-së, por tani është e ndarë për mënyrën se si duhet rregulluar ajo.

Kina gjithashtu druhet të pranojë rregulla që nuk zbatohen për kompanitë amerikane. Dhe ajo kërkon një rol të barabartë në përcaktimin e asaj që përbën kërcënim, duke këmbëngulur se modelet e saj janë po aq të sigurta sa ato amerikane.

“Pika më premtuese e nisjes ndoshta nuk është një marrëveshje gjithëpërfshirëse për IA-në”, thotë Sun Chenghao nga Universiteti Tsinghua në Pekin. Por një agjendë më specifike mund të ketë sukses, thotë ai.

Shqetësimet e përbashkëta për modelet dhe agjentët më të avancuar që mund të dalin jashtë kontrollit mund të jenë një pikënisje. Zyrtarët kinezë kanë sinjalizuar se janë të hapur ndaj shkëmbimit të informacionit për incidentet që lidhen me sigurinë e IA-së.

Laboratorët amerikanë mund të ndajnë hollësi teknike mbi mënyrën se si vlerësohet nëse modelet e IA-së janë në përputhje me objektivat njerëzorë, në mënyrë që laboratorët kinezë të zhvillojnë metoda të ngjashme.

Dhe të dyja palët mund të fillojnë të hedhin më shumë dritë mbi rreziqet duke publikuar vlerësime të modeleve të reja pas nxjerrjes së tyre në përdorim, thotë Karson Elmgren nga Institute for AI Policy and Strategy, një institut kërkimor me seli në Uashington.

Bisedimet zyrtare për përdorimet ushtarake të IA-së do të kërkojnë më shumë kohë, bien dakord ekspertët kinezë dhe amerikanë. Po kështu edhe krijimi i një mënyre të pavarur për të verifikuar zbatimin e marrëveshjeve, diçka thelbësore për çdo marrëveshje detyruese mbi sigurinë e IA-së.

Për momentin, shpresa më e madhe është që të dyja palët të vazhdojnë të bisedojnë: Xi dhe Trump mund të takohen përsëri në nëntor dhe dhjetor. Por ritmi me të cilin po përmirësohet IA-ja dhe rreziqet që ajo sjell kërkojnë më shumë urgjencë./Monitor

Sondazh

Aktualitet 31 October 2026, 07:28 E. D

Ekonomia e vetmisë

Një apartament më i vogël, një porosi darke për një, një abonim personal dhe vetëm një biletë avioni. Në...

Aktualitet 30 October 2026, 22:53 Anila Sulstarova

Edi Rama bën “Mea Culpa”

Unë, Edi Rama, kërkoj falje publike. Kërkoj falje publike që pata më shumë nevojë ta shihja vendin tonë si një kar...

Aktualitet 30 October 2026, 22:51 Florjan Binaj

Orban e Vuçiç ranë. Kush e ka radhën?

Ky vit do të mbahet mend si viti i rënies së autokracive të Europës Lindore e Juglindore. Fillimisht Orbani, njeriu që kontrollon...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin