"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Dita e 4/ Protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Nesër sërish në shesh! Rama: Pakicë!
12 March 2022, 06:25Nga DOSJA
TIRANË– Që prej orës 11:00, për më shumë se 3 orë, mijëra qytetarë kanë mbushur plot sheshin poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar uljen e çmimeve të produkteve të shportës dhe karburanteve. Qytetarët u grumbulluan në orën 11:00 në sheshin ‘Skëndërbej’, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë, ku qytetarë dhe aktivistë kanë mbajtur fjalime, duke i listuar kërkesat e tyre kreut të qeverisë.
KËRKESAT E QYTETARËVE:
1. Shpallje në Fletoren Zyrtare të minimumin jetik 2. Ulja e çmimit të naftës në kuotat paralufte. 3. Çdo ushqim i ngritur të kthehet në koston e mëparshme. 4. Të deklarosh sa është nafta rezervë e shtetit shqiptar 5. Të deklarosh sa është fondi për emergjencat 6. Sa rezerva ke në magazina për gjendjen e jashtëzakonshme
Megjithatë, në një kohë kur qytetarët protestonin, kryeministri Edi Rama pati një reagim, ku tha se nuk ka pasur nevojë për një “pakicë të çartur”, që të vepronte, por ka nisur nga marrja e masave, duke thënë se sot do të bëhet gati plani anti-krizë. Ndërsa shtoi se besonte se protesta ishte e thirrur nga ato që ai i cilëson si “non grata”. Po ashtu, në një mbledhje tjetër që zhvillohej paralelisht me mbledhjes, Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburanteve, vendosi që deri në 15 mars, çmimi i naftës do të jetë 217 lekë, ndërsa i gazit 93 lekë. Më pas, do të merret një tjetër vendim.
Pasi mbajtën nga një fjalim për më shumë se 3 orë poshtë zyrës së Ramës, qytetarët marshuan rejt Drejtorisë së Policisë në rrugën “Myslym Shyri”, duke bërë thirrje për lirimin e protestuesve të arrestuar nga tubimet e tre ditëve të fundit jo vetëm në Tiranë, por në disa prej qyteteve të Shqipërisë, ku janë përballur edhe me dhunë nga ana e Policisë. Po ashtu, sot protesta ka patur edhe në rrethe, ku në Lezhë protestuesit bllokuan për disa minuta autostradën Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Shënkollit. Po ashtu qytetarët u ngritën sot edhe në Pogradec e Berat. Megjithatë tubimet nuk do të mbyllen me sot, pasi nesër po në orën 11:00, qytetarët do të mblidhen sërish në protestë, po para Kryeministrisë.
TIRANË- Pas vendimit të Bordit të Administrimit të Karburanteve, pikat e karburanteve në të gjithë vendin kanë ulur edhe më tej çmimin e produkteve ...
TIRANË– Banorët e 4 zonave në Tiranë të cilët, protestojnë në mbrojtje të banesave të tyre e kanë zhvendosur protestën tek Drejtoria e Policisë në kr...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se shumë shpejt do të dalë në një deklaratë për shtyp lidhur me masat e tjera që ka marrë kundër rritj...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë me dije në një prononcim për median se në mbledhjen e sotme do i kërkojë grupit të deputetëve që të kërkojnë një...
TIRANË– Protestesit duket se janë të vendosur që të mbajnë larg partisë politike! Një prej tyre, premtoi se “Shtëpia e lirisë” do të ndryshonte gjend...
TIRANË- Mijëra protestues janë duke protestuar për rritjen e çmimit të naftës dhe produkteve të konsumit para Kryeministrisë. Ata kërkojnë që Edi Ra...