LIVE UPDATES
Aktualitet

Dita e lirisë së shtypit: Në Shqipëri ulet numri i mediave, por rritet i gazetarëve. Pasojat nga kriza e Covid-19

3 May 2021, 18:54 Nga DOSJA
Dita e lirisë së shtypit: Në Shqipëri ulet numri i mediave,

3 Maji është Dita e Lirisë së Shtypit. Sipas Eurostat, në vitin 2020, kishte pothuajse 393 mijë gazetarë në 21 Shtete Anëtare të BE-së, që përfaqësojnë 0.2% të punësimit total në këto Shtete Anëtare të BE-së. Midis tyre, gratë dhe burrat ishin pothuajse të përfaqësuar në mënyrë të barabartë (48% kundrejt 52%). Mbi një e treta e këtyre gazetarëve ishin të moshës 35-49 (35%), ndërsa ata nën moshën 35 vjeç përbënin një proporcion të ngjashëm (34%), të ndjekur nga ata të moshës 50 ose më shumë (32%).

Midis shteteve anëtare të BE, Suedia regjistroi peshën më të lartë të personave të punësuar në aktivitete botuese (0.8% të punësimit total), pasuar nga Finlanda, Danimarka dhe Gjermania (të gjitha 0.6%) si dhe Franca (0.5%).

Në Shqipëri ulet numri i mediave, por rritet i gazetarëve

Numri i gazetarëve ka shënuar nivelin rekord në vitin 2019, duke iu afruar shifrës 2 mijë (viti i fundit kur janë të dhënat e disponueshme). Sipas të dhënave të INSTAT, në aktivitetin “Publikime dhe prodhime programesh” kishte gjithsej 1,965 të punësuar në vitin 2019, ose 0.37% e totalit të punësimit në privat, duke qenë pak mbi mesataren e Bashkimit Europian.

Numri i të punësuarve në aktivitetin e “Publikime dhe Prodhime programesh” është dyfishuar në krahasim me 2010-n, sipas INSTAT, ndërsa u rrit me 8% në raport me 2018-n.

Ndryshe nga tendenca në rritje e gazetarëve numri i mediave ka ardhur në rënie me 4.2% në 2019-n, për herë të parë që pas një zgjerimi të shpejtë të dekadës së fundit, të lidhur me lulëzimin e mediave online. Në vitin 2019, në aktivitetin e “Publikime dhe prodhime programesh” kishte 426 ndërmarrje nga vetëm 57 të tilla në 2011-n.

Pasojat e Covid-19

Aleksandër Çipa, Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, tha për Monitor se gjatë vitit 2020 dhe 3 mujorit të parë të vitit 2021, skena mediatike në Shqipëri ka pasur disa ndryshime dhe ka përjetuar disa pasoja të ndjeshme. “Përgjatë kësaj periudhe në këtë skenë janë në marrëdhënie pune rreth 2160 gazetare në një spektër të madh multimedial. Pjesën më të madhe të gazetarëve të punësuar e zënë radiotelevizionet dhe katër platforma digitale dhe së dyti spektri prej rreth media 800 online. Ndërsa kanë mbetur vetëm dy gazeta lokale nga 8 që kishte viti 2019, (Bulevard-Durrës, dhe Rruga e Arbrit- Dibër) dhe janë reduktuar mbi 26 revista periodike. Janë mbyllur tre tv lokale dhe është çelur një radio (Sarande)”. Shifrat e radiotelevizioneve janë te faqja e AMA.

Çipa shton se gjatë kësaj periudhe ka pasur në 20 për qind të mediave vonesa pagash që shkojnë deri në një muaj. Në 10 per qind rastesh ka pasur gazetarë që aplikuan për përfitimin e pagës emergjente në kuader të COVID-19. “Ndërkohë që rënia e të ardhurave nga reklamat dhe marketingu është ndier deri në masën e 30 për qind. Në 13 gazeta të përditshme ka pasur reduktime të stafeve të redaksive. Jane vetëm 15 raste të shënuara si largime nga puna dhe shkrutimet janë kompensuar me kalime në redaksitë e Online- të mediave print”.

Sipas INSTAT, paga mesatare në aktivitetin e publikimeve dhe prodhimeve të programeve ishte 38.3 mijë lekë në 2019-n, me një rritje prej 9% në krahasim me vitin e mëparshëm, por që mbetet rreth 30% më e ulët se paga mesatare në ekonomi. Por, informaliteti i punës në tregun mediatik vlerësohet ende tepër i lartë.

Çipa thotë se gjithsesi vitet e fundit është shënuar përmirësim në deklarime. Por ende sigurimet paguhen për pagën bazë. “Vetëm në 15 për qind na rezultojnë pagesa të ndryshme kryeredaktorë dhe zv kryeredaktorë dhe drejtues emisionesh që paguajnë më tepër sigurime shoqërore”. Norma e fitimit të këtij sektori ishte rreth 13% në 2019-n, duke shënuar dhe vitin më të mirë që kur raportohen të dhënat nga INSTAT.

Shtypi jo dhe aq i lirë

Sipas “Reporterë pa kufi”, që publikon renditjen e lirisë së shtypit në indeksin e vitit 2021, Shqipëria renditet e 84. Serbia zë vendin 93, Maqedonia e Veriut renditet e 92-a kurse Mali i Zi renditet më keq në vendin e 105-të. Kosova zë një vend më të mirë atë të 70-të. Më mirë në rajon është Bosnja-Hercegovina, në vend të 59.

MONITOR

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet disa nderkombetare e lirise se shtypit liria e mediave disa nderkombetare e lirise se shtypit liria e mediave

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin