"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
8 janari, Basha-demokratëve: Rrini larg, Berisha do sjellë kriminelë e dhunë
7 January 2022, 16:12Nga DOSJA
TIRANË– Kryedemokrati LulzimBasha u ka bërë thirrje demokratëve që nesër të qëndrojnë larg seisë blu, vendit ku ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë për nxjerrjen e tij nga zyra me pekule. Në një deklaratë për mediat, Basha tha se Berisha ka angazhuar kriminelë, trafikantë e persona me precedentë penalë për zhvilluar dhunë gjatë protestës ku sigurisht prezentë do të jenë edhe shumë demokratë, mbështetës të tij.
Basha shtoi se Berisha i ka mbajtur me mashtrime demokratët që nga momenti që u shpall non-grata nga Dapertamenti Amerikan i Shtetit. Sipas kryedemokratit, në të vërtetë Berisha proteston kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës që është një nga aleatët kryesorë të PD-së e për rrjedhojë dhe kundër demokratëve. Kryedemokrati u shpreh i prerë se nuk është më i hapur për Berishën duke ‘shuar’ çdo mundësi negociimi me ish-kryeministrin e iderin historik të PD.
Më 8 janar, Berisha ka paralajmëruar për protestë para selisë blu ‘thirrur për forcimin e PD-së‘. Me sloganin ‘Proteste Kombëtare’: ‘Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve’ protesta do të nisë në orën 12:00 para selisë. Deri më tani është lajmëruar vetëm një protestë por nuk dihet se si grupi i Rithemelimit do ta nxjerrë Bashën nga selia. Nga grupi i Berishës është përdorur termi ‘butësisht’ për largimin e Bashës nga selia blu ndërkohë që Basha pretendon se grupi i ish-kryeministrit mund të ushtrojë dhunë dhe ka planifikuar sulm.
Çfarë ka ndodhur deri më tani në Partinë Demokratike?
Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Më 11 dhjetor, Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha votoi me 4446 fleta pro shkarkimit të Bashës. Ky Komision pritet ta marrë në dorë partinë deri më 22 mars 2022 kur do të thirret një Kuvend i ri për të zgjedhur kryedemokratin e ri dhe funksionarët e tjerë. Por Basha nuk e njeh vendimin, pasi në Kuvendin e 18 dhjetorit, Berisha u përjashtua nga të gjitha institucionet drejtuese të partisë që ai vetë themeloi. Të dy palët kanë përjashtuar dhe shkarkuar njëri-tjetrin, por askush nuk njeh asnjë prej vendimeve të “kampeve” kundërshtare.
TIRANË- Në Shqipëri, prokuroria e Tiranës njoftoi sot se ka arrestuar të paktën 4 persona në kuadër të hetimit të nisur për rrjedhjen e të dhënave zyrtare ...
TIRANË– Informacionet personale të mbi 650 mijë qytetarëve shqiptarë janë shitur për vetëm 20-30 mijë lekë. Sot, disa javë pas skandalit, Prokuroria e Tira...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho ka paralajmëruar se protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha ditën e nesërme, do...
TIRANË – Numri i lartë i kërkesave për regjistrim në kopshte, ka sjellë që raporti edukator-fëmijë të cenohet dukshëm. Aktualisht, numri i fëmijëve n...
Sindikata e Punonjësve të Postë-Telekomit Shqiptar mbas një pune të gjatë 14 mujore ka arritur firmosjen e kontratës kolektive për rreth ???? punonjës të kompan...
TIRANË – 4 automjete janë përplasur sot pasdite në Unazën e Madhe në afërsi të Selitës. Nga ky aksident është plagosur një pasagjere. Sipas informaci...
TIRANË– Andi Agaraj është specialist i IT, i cili akuzohet se ka shitur të dhënat personale të 650 mijë qytetarëve shqiptarë tek dy përmbarues. Por e...
LEZHË – Një aksident ndodhi pasditen e sotme në aksin Lezhë-Shëngjin, ku dy automjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën. Sipas informacioneve, jan...
TIRANË– Shqipëria e ka marrë me qetësi variantin Omicron të Covid-19 që po mbush spitaet e botës. Qytetarët nuk dinë sa të infektuar me këtë variant ...