LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Do pish këto dy ilaçe dhe s’do zgjohesh më’, HISTORIA e tmerrit, si bashkëjetuesi në Tiranë deshte ta kishte një g

2 March 2021, 17:57 Nga DOSJA
‘Do pish këto dy ilaçe dhe s’do zgjohesh më’,

TIRANË- “Tani do shtrihesh, do të pish këto ilaçe. Do shtrihesh në shtrat, do pish këto dy kokrra dhe nuk do zgjohesh më”. Kjo është historia e tmerrshme e një gruaje që u dashurua dhe u lidh me një burrë dhe bashkëjetoi me të, dhe që kur vendosi që ta braktiste ai e përndoqi për një kohë të gjatë derisa ai vendosi që më mirë do ishte që ta vriste që ajo t’i përkiste përgjithmonë.

Historia zbulohet nga një zyrtar policie që tregon se si P. Gj, i moshës 40 vjeç u zbulua nga denoncimi i gruas, nënë e një djali, fryt i lidhjes shtatëvjeçare. Burimet sqarojnë se burri përfundoi nën akuzë nga hetimi i policisë që u bind se 40-vjeçari me veprimet e tij po rrezikonte seriozisht jetën e ish-bashkëjetueses, të cilës i ka dhënë ilaçe për ta vrarë.

Ndihem e trembur, e kërcënuar madje dhe e dhunuar fizikisht. U njoha me P. në vitin 2012 dhe për disa vite bashkëjetuam. Nga kjo lidhje lindi djali ynë”, tregon në denoncim gruaja. Por gjatë viteve të fundit lidhja e çiftit u kris për shkak të xhelozisë dhe kërkesës së llogarisë që 40-vjeçari kishte herë pas here.

“Në ato momente nuk tregova dhe u përpoqa që ta zgjidhja me marrëveshje dhe mirëkuptim grindjen. Për hir të djalit u përpoqa që të mbanim komunikim. Por realisht që prej ditës kur u ndava dhe deri në këto çaste kam kaluar një torturë të vërtetë dhe të pashpjegueshme”, thotë gruaja.

Më e pakta që i ndodhi gruas ishte ndjekja hap pas hapi. “Në lokal, në punë, në lagje, ai ishte mbas meje, por sërish nuk shkova në polici meqenëse mendoja që familjarët tanë që hynë në mes do ta zgjidhnin krizën dhe do ta bindnin që lidhja u mbyll”. Burimet e grupit të hetimit që u përfshinë në hetime tregojnë se në përfundim pas qindra telefonatave dhe tentativave të ish-partnerit që i trokiste në derë ajo ka vendosur ta zgjidhë vetë çështjen duke ju drejtuar më në fund policisë.

“Kur u ngjita në banesë pashë fytyrën e tij të shpërfytyruar, por ai nuk pranoi që mos të më ndiqte pasi unë e shtyva me forcë. U ngjit në banesë së bashku me mua. Mbylli grilat, derën, dritaret, më shtyu me forcë dhe unë u rrëzova përtokë, dhe pastaj gjuajti mua dhe veten e tij. Kam kaluar në atë çast në gjendje shoku, nuk mbaj mend fjalët që më ka thënë, por di që jam dëmtuar në kraharor dhe në kokë. Nuk mendova asgjë tjetër në atë çast vetëm si ta qetësoja”, vijon më tej gruaja.

Gruaja tregon se si i gjithë ky ekstremitet i 40-vjeçarit shkaktohej nga bindja e tij për t’u rikthyer së bashku.

“Jam trembur jashtë mase kur ai nxori nga çanta dy kokrra dhe më kërkoi që t’i pija dhe që sipas tij pas kësaj nuk do zgjohesha më. Domethënë nuk do isha më, dhe sipas asaj që kuptova duke më dhënë kokrrat që ai këmbëngulte që t’i pija policia do mendonte që kisha kryer vetëvrasje. Njerëzit do mendonin njëkohësisht të njëjtën gjë”.

Grupi i hetimit tregon për kokrrat që burri i dha ish-partneres si dhe mënyrën se si gruaja shpëtoi nga vdekja.

“I kërkova qetësisht që kisha nevojë të shkoja në banjë. Me aq sa e njoh P. nuk e kisha parë asnjëherë në atë gjendje dhe pavarësisht kërcënimeve që më kishte bërë se do më shkatërronte mua dhe karrierën nuk e mendoja kurrë se ai do më shtynte në vetëvrasje.

Gruaja këmbëngul se jeta e saj shpëtoi pasi ajo shkoi në banjë dhe aty u mbyll duke hedhur kokrrat e ilaçeve në tualet. Ndërkohë që 40-vjeçari do të përfundojë në gjykatë për dhunë në familje dhe përndjekje.

Bëhet me dije se ndaj 40-vjeçarit nuk do ngrihet akuza e vrasjes së mbetur në tentativë, pasi nga këqyrjet dhe paketa e ilaçeve ato nuk ishin kokrra helmuese, por paracetamol. Sakaq janë administruar edhe mesazhet e shumta në WhatsApp të shkruara nga 40-vjeçari. 

Marrë nga: GazetaSI

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet historia e gruas historia e gruas

Sondazh

Aktualitet 2 March 2021, 16:57

KORÇË– Igli Qani, 30 vjeç, një person me precedentë penalë është është dhunuar dhe më pas është plagosur me armë zjarri pasditen e sotm...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin