LIVE UPDATES
Aktualitet

“Do të t’heqim qafe me gjithë familje”/ Zbardhet vrasja e Ilir Rexhepit, vëllain e Dodës së Elbasanit e ekzekutoi Gen

5 February 2021, 20:11 Nga DOSJA
“Do të t’heqim qafe me gjithë familje”/ Zbardhet

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur një pjesë të dosjes së vrasjës së biznesmenit Ilir Rexhepi, të njohur ndryshe si vëllai i Dodës së Elbasanit (Roland Rexhepi, ish-agjent i antidrogës), i vrarë më 30 dhjetor të vitit 2011. I ftuar në ‘AbcNews’, Hoxha tha se sipas dosjes së Prokurorisë, vrasësi i Rexhepit është Geni (Mihal) Toshi, ndërsa bashkëpunëtor i tij, Anastas Çollaku.

Hoxha shtoi se në dosje theksohet se Toshi ishte personi që e vrau biznesmenin, ndërsa Collaku ishte shofer në drejtimin e makinës me ngjyrë të bardhë të marrë me qira. Gazetari shtoi se gjatë ekzekutimit, Toshi u plagos në mjekër dhe arriti që të largohet me shpejtësi, por pas la gjurmën e gjakut.

Pas plagosjes me ndihmën e Collakut, Toshi fillimisht ndaloi në Peqin ku mori ndihmën e parë më pas iku në Roskovec për të qëndruar disa ditë te Ilir Shabani dhe më pas drejt Korçës, por analiza e AND-së nga gjaku i gjetur në vendin ku u vra Rexhepi zbuloi identitetin e Toshit. Artan Hoxha shtoi më tej se vrasjen e Ilir Rexhepit sipas hetimeve rezulton se e ka porositur një grup i njohur kriminal në qytetin e Elbasanit. Sipas tij, grupi kriminal fillimisht ofroi 50 mijë euro, më pas edhe 30 mijë të tjera pas krimit për autorin e vrasjes dhe bashkëpunëtorin e tij.

“Vrasësit janë paguar 50 mijë euro, u tregua bujar dhe si shpërblim dha edhe 30 mijë euro shtesë, dmth 80 mijë euro, plus ndihmë për vëllanë e Geni Toshit, Damiano Toshi i dënuar me burgim përjetë dhe gjyqin e transferuar në Elbasan për arsye se familja që porositi vrasjen e Rexhepit kishte ndikim të fortë te prokuroria dhe gjykata e Elbasanit. Pak kohë pas vrasjes dhe shpërblimit që mori, Toshi i kërkoi grupit kriminal që pagoi për ekzekutimin e Rexhepit, 50 mijë euro. Shumën Toshi e kërkoi përmes një tjetër personi të identifikuar si ‘B’, por grupi kriminal nuk pranoi që t’ia jepte dhe për këtë arsye u prishën. Toshi kërkon takim me kreun e grupit kriminal, por ky i fundit e drejtoi tek ‘B’ dhe takimi u bë në Selanik. Toshi kërcënoi se do të bashkëpunonte me drejtësinë nëse grupi kriminal nuk i jepte 1 milion euro. Por grupi kriminal e kërcënoi. “Ne do të paguajmë 2 milionë euro në prokurori dhe gjykatë për ta mbyllur këtë problem dhe ty do të vrasim të gjithë familjen. Geni Toshi e ka filmuar këtë takim me një kamer trupi, të cilën e zotëron,”- tha Hoxha që shkruhet në dosjen hetimore.

Për vrasjen e Rexhepit është pas hekurave edhe Olsi Leku. Prokuroria e Elbasanit ka në dosje një profil gjaku ADN-je, dhe disa pamje filmike që tregojnë një person duke u larguar, që dyshohet se është Olsi Leku alias Jorgo Leku, i cili u arrestua në Athinë në tetorin e vitit të shkuar.

Policia dhe prokuroria kanë kërkuar që Olsi Leku, t’i nënshtrohet një analize ADN-je, me qëllim krahasimin me atë profil AND-je, që është gjetur në vendin ku u ekzekutua me 11 plumba Ilir Rexhepi.

Si ndodhi vrasja e Ilir Rexhepit?

Më 30 dhjetor të 2011, dy vite pasi vëllai tjetër i tij, Roland Rexhepi ishte ekzekutuar u vra dhe Ilir Rexhepi. Iliri është qëlluar teksa ecte në rrugë, ndërkohë në atë periudhë drejtonte një kompani policie private në Elbasan. Ai konsiderohej si kërcënim për anëtarët e familjes Çapja, pasi kishte filluar lobimin me disa familje në Elbasan, për të këtë fis. Ilir Rexhepi ishte vëllai i Roland Rexhepit dhe njihej si “Doda”, një ish-shef antidroge në Elbsan në kohën e Edmond Kosemit, që u ekzekutua me disa plumba, nga dy njerëz të afërt të familjes Çapja, Armand Llakaj dhe Marjus Tafa. Momentalisht Llakaj është dënuar me 25 vite burgim ndërsa Tafa, është dënuar me 23 vite burgim.

Në momentin e vrasjes, Iliri ka mundur të reagojë duke plagosur një nga autorët, por ata janë larguar shumë shpejt. Vetëm pak ditë para këtij krimi prokuroria e Elbasanit kishte kërkuar në pretencën e saj plot 48 vite burg për Armand Llakaj dhe Marjus Tafën, si autorët kryesorë të vrasjes së Roland Rexhepit. Ndërkohë për vrasjen e Ilirit, Prokuroria nxori një urdhër ndërkombëtar për Bledar Muçën. Muça u largua nga dogana e Kapshticës, i ndihmuar nga polici Ardian Çekiçi. Pas largimit në Greqi, Muça gjeti strehim në Belgjikë, ku nga këtej nëpërmjet avokatit të tij në Shqipëri pretendoi se në Belgjikë ishte larguar për të festuar Vitin e Ri 2012.

Në momentin e vrasjes së Rexhepit, Bledar Muça pretendoi se ndodhej në një lokal jashtë Elbasanit së bashku me disa miq të tij, dhe për këtë ka paraqitur pamje filmike. Akuzat për Bledar Muçën ranë dhe çështja u pezullua nga prokuroria. Ndërkohë për ndihmën e tij për të kaluar doganën Kapshticë, u procedua polici Ardian Çekiçi nga SHKB.

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anastas collaku artan hoxha geni mihal toshi ilir rexhepi roland rexhepi anastas collaku artan hoxha geni mihal toshi ilir rexhepi roland rexhepi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin