"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Donald Trump po bëhet edhe më i pasur
6 April 2022, 09:22Nga DOSJA
Nga Chris Cillizza, redaktor i CNN
Më shumë se 14 muaj pas largimit nga detyra ish-presidenti Donald Trump ka parë që pasuria e tij neto të rritet në 3 miliardë dollarë, sipas shifrave të reja nga Forbes. Kur Trump kandidoi për president në vitin 2016, pasuria e tij neto ishte 4.5 miliardë dollarë. Ky numër ra në mënyrë të vazhdueshme gjatë kohës së tij në detyrë, deri në 2.1 miliardë dollarë në vitin 2020. Pasuria e tij u rrit pak, në 2.4 miliardë dollarë, në vitin 2021, viti i tij i parë jashtë detyrës.
Çfarë e arsyeton rritjen e pasurisë së Trump? Sipas Forbes, ishte lansimi i Truth Social, kompania e mediave sociale duke u hedhur si një alternativë konservatore ndaj Twitter. Ajo që është mbresëlënëse për këtë fakt është se, pothuajse në çdo masë të pavarur, Truth Social po lufton ndaj rrjeteve të tjera sociale.
Trump e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij dhe presidencës duke rritur pasurinë e tij. Në 30 qershor 2014 Trump pretendoi se kishte 8.7 miliardë dollarë pasuri.
“Unë jam vërtet i pasur. Unë kam një pasuri totale neto prej 8.73 miliardë dollarësh. Nuk po e them për t’u mburrur. Unë po e them për të treguar se ky është lloji i të menduarit që i duhet vendit tonë,”-tha Trump.
Një muaj pas atij vlerësimi fillestar, fushata e Trump nxorri një njoftim duke pretenduar se vlera e tij neto tashmë ishte rritur ndjeshëm.
“Vlerat e pasurive të paluajtshme në New York City, San Francisko, Miami dhe shumë vende të tjera ku ai zotëron prona janë rritur ndjeshëm gjatë kësaj periudhe kohore,”-thuhet në njoftim.
Pasuria aktuale neto e Trump në 2015 ishte 4.1 miliardë dollarë, sipas Forbes.
Trump gjithashtu e kaloi presidencën e tij duke u ankuar për faktin se të qenit president po i kushtonte para.
“I thashë njërit prej miqve të mi, një miku shumë të pasur, i thashë: E di, do të vë bast që më kushtoi 2 ose 3 miliardë dollarë dhe vlen çdo qindarkë prej tyre,”- tha Trump për Fox News në 2018 .
“Nuk kam nevojë për para dhe ia vlen çdo qindarkë sepse po bëj shumë për vendin”.
Përcaktimi i saktë i pasurisë së Trump-it është jashtëzakonisht i vështirë, kryesisht për faktin se ai refuzoi të lëshonte ndonjë nga deklaratat e tij tatimore, qoftë gjatë garës për president ose gjatë katër viteve të tij në detyrë. Trump këmbënguli se deklaratat tatimore bënë një punë të dobët në katalogimin e pasurisë së një personi, gjë që nuk është e vërtetë.
Fitimet e fundit financiare të Trump vijnë në një kohë të rastësishme për të. New York Times raportoi në vitin 2020 se Trump ishte personalisht përgjegjës për 421 milionë dollarë kredi. Muajin e kaluar, Trump rifinancoi hipotekën e tij në Trump Tower me një hua prej 100 milionë dollarësh. Sipas Forbes, Trump tani është personi i 1012-të më i pasur në botë.
DURRËS- Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ani Dyrmishi ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij pas emërimit në vitin 2017. Nuk dihet arsyeja se përse Ani Dyrmis...
TIRANË– Drejtori i Hekurudhës shqiptare, Ani Dyrmishi ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Dyrmishit iu janë bërë dy atentate gjatë kohës që ishte em...
TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar gjashtë persona në Tiranë ndërsa ka shpallur në kërkim 2 të tjerë. Në pranga ka përfunduar Jetnor Laho pasi is...
KORÇË- Policia ka arrestuar një nga drejtuesit e mjeteve i cili u përfshi në aksidentin që ndodhi mbrëmjen e kaluar në fshatin Plasë, të Maliqit. Je...
TIRANË– Blogerja Armina Mevlani, njëkohësisht e fejuara e djalit të ish-kryeministri Sali Berisha, Shkëlzen është aksidentuar. Ngjarja mësohet të ket...