LIVE UPDATES
Bota

Aktakuzat e Hagës u japin zë viktimave të krimit të luftës në Kosovë pas 20 vjetësh

22 May 2020, 14:17 Nga DOSJA
Aktakuzat e Hagës u japin zë viktimave të krimit të

KOSOVË– Presidenti Hashim Thaçi ka mohuar prej kohësh çdo akuzë të hedhur ndaj tij sa i përket kohës së luftës në Kosovë. Por ai mbetet gjithmonë shënjestra e një atentati që Gani Geci, ish-deputeti i LDK-së në Kosovë, lufton vetëm shkatërrim dhe largimi e Thaçit nga posti i Presidentit.  Kujtojmë që ish-deputeti dhe luftëtari guerilas kosovar i kanë mbijetuar tre goditjeve politike  në 22 vitet e fundit.

Sulmi i parë ishte një pritë në makinën e tij, ku mbeti i  vrarë sulmuesi i tij. Tre vjet më vonë, dy shokët e tij vdiqën në një pritë tjetër në rrugë dhe Z.Geci përfundoi duke luftuar me agresorët vetëm me një pistoletë në duar. Por ai u mbijetoi sërish sulmeve, pavarësisht se u qëllua në të dyja këmbët.

Ndërkohë gjashtë vjet më parë Z. Geci qëlloi për vdekje një njeri në një kafene për vetmbrojtje pasi ky i fundit tentoi ta qëllonte. Kjo ishte një vrasje për të cilën ai u akuzua dhe u burgos, por u la i lirë në apel pas dy vjetësh kur një gjykatës vendosi se Geci kishte vepruar për vetëmbrojtje.

Tani në moshën 53-vjeçare, veterani i luftës së Kosovës vijon të lëvizë kudo me një makinë të blinduar, pasi ai dyshon se do t’i bëhet një përpjekje e katërt për vrasje. Që kur u intervistua nga hetuesit e krimeve të luftës nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, të njohura zakonisht si Gjykatat Speciale, ai ka frikë se mund të vritet nga armiqtë e tij që janë të vendosur për ta ekzekutuar atë.

Frika e tij është rritur akoma  më shumë nga tre aktakuza për krime lufte të lëshuara në Hagë, që do të tërheqin vrasjet e kryera nga anëtarët e Ushtrisë së Kosovës.

Aktakuzat kanë bërë që Hashim Thaçi, një veteran i ULAK-së dhe udhëheqësi i njëhershëm i preferuar i Ballkanit, tani presidenti i Kosovës do t’i apelojë Mike Pompeos, sekretarit të shtetit të SHBA, për të ndryshuar procedurat gjyqësore. Një parti reformiste kosovare në kundërshtim me Z. Thaçi po shkakton krizë në vend.

Për dëshmitarët, si Z. Geci shqetësimi kryesor është të qëndrojë gjallë dhe t’i mbijetojë çdo sulmi.

“Nuk e di se sa e rëndësishme do të jetë intervista ime. Vetëm prokuroria dhe gjykata mund ta dinë këtë. Sigurisht, kam frikë se mund të më vrasin, mbase edhe jo për shkak të dëshmisë sime.- tha ai javën e kaluar.

Përmbajtja e aktakuzave të mbyllura, të publikuara në shkurt dhe prill, do të mbeten në pritje për një miratim paraprak nga gjyqtari francez Nicolas Guillou, i cili ka afat deri në gjashtë muaj për të vendosur nëse do të fillojë ndjekjen e menjëhershme.

Thaçi ka një interes të veçantë për rezultatin, pasi është emëruar 27 herë në një dokument të 2011 nga Këshilli i Evropës. Ai dokument, i shkruar nga Dick Marty, një senator zviceran, renditi pretendimet për abuzime të tmerrshme nga Ushtria Kosovare gjatë luftës 1998-1999.

Thaçi dhe aleatët e tij gjithmonë kanë mohuar përfshirjen në ndonjë prej këtyre krimeve, dhe stafi i tij thotë se presidenti nuk është i shqetësuar për përmbajtjen e aktakuzave.

“Gjykata është e pavarur dhe në këtë fazë askush nuk ka asnjë të dhënë se kush mund të përfshihet në këtë valë të parë të aktakuzave. Sigurisht, pasi presidenti është ndër të parët në listën e raportit të Dick Marty, ai është i vetëdijshëm se mund të ketë nevojë të përgatitet për një përgjigje nëse ka një ftesë nga gjykata. Por ai nuk është i shqetësuar për këtë çështje.”- ka thënë Bekim Collaku, këshilltarit dhe shefit të shtabit afatgjatë të Thaçit.

Pjesa më e madhe e hetimeve dihet se janë përqendruar në raste që përfshijnë vrasjet politike të anëtarëve shqiptarë  të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nga njerëz të armatosur që i përkisnin PDK-së, partia e themeluar nga krahu politik i ULAK-së i Thaçit.

Aktivistët e LDK vlerësojnë se 80 prej anëtarëve të partisë së tyre u vranë gjatë luftës dhe pasojave të saj. Z. Geci, një anëtar kryesor i LDK-së, është i sigurt se përpjekjet për jetën e tij kishin një origjinë politike, dhe citon besnikërinë e tij ndaj miqve të vrarë të LDK-së, si arsye për të folur rreth vrasjeve.

Aktakuzat kanë katalizuar një klimë politike të dobët brenda Kosovës dhe më gjerë, duke e ndërlidhur çështjen e drejtësisë me politika më të gjera rajonale.

Thaçi i shkruajti z. Pompeo në nëntor duke i kërkuar administratës amerikane që të reformojë hetimin, me qëllim zhvendosjen e disa prej proceseve gjyqësore nga Holanda në Kosovë.

Përgjigja e Z. Pompeo ishte e ashpër, duke iu referuar raportit “Marty” dhe duke paralajmëruar zotin Thaçi për çdo përpjekje, për të shfuqizuar ose minuar procedurat.

Një muaj pasi u ngritën aktakuzat e para në Hagë, qeveria reformiste e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, i cili kishte ardhur në pushtet me një mandat antikorrupsioni, u rrëzua pasi humbi një votim mosbesimi. Teknikisht rënia e tij erdhi si rezultat i mosmarrëveshjeve për tarifat 100 përqind të Kosovës për mallrat serbe, por diplomatët e BE-së u mahnitën në kohën e duhur, dhe u përleshën me homologët e tyre amerikanë duke pretenduar se votimet ishin mashtruar për të lejuar Thaçin të fitojë e të udhëheqë vendin.

Histori e shkurtër e Kosovës

1991/ Filloi ndarja e dhunshme e Jugosllavisë

1996/  Rebelimi i Ushtrisë së Kosovës rriti sulmet ndaj autoriteteve serbe gjatë sulmeve të dhunshme.

1999/  Përpjekjet ndërkombëtare nuk arritën të ndalojnë luftimet në Kosovë.  Nato filloi të bombardojë forcat serbe.

Në 17 shkurt të  2008 Kosova shpalli pavarësinë, me Mbretërinë e Bashkuar si një nga vendet e para që e njohu atë si shtet.

Thaçi dhe administrata Trump kanë gjetur baza të përbashkëta rreth përpjekjeve të fundit të SHBA-së për të nxitur një marrëveshje paqeje mes Kosovës dhe Serbisë. Z. Thaçi në të kaluarën i është referuar mundësisë së një marrëveshje të tillë që përfshin “korrigjimin e kufijve”, një term diplomatik për një shkëmbim tokash. ShBA duket se është e hapur për një ide të tillë, ndërsa kombet evropiane janë të kujdesshme që çdo ndryshim i kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.

Mos arritja e marrëveshjes së Serbisë për të njohur deklaratën e pavarësisë së Kosovës të vitit 2008 ka shkaktuar probleme në  integrimin e secilit shtet në BE. Shtetet që flasin për shkëmbimin e tokës sugjerojnë që nëse të dy vendet shkëmbejnë pjesë të territorit të tyre të populluar nga pakicat e tyre përkatëse, ata mund të jenë në gjendje të nënshkruajnë një marrëveshje historike të paqes që do t’i lejonte zotit Trump një fitore të politikës së jashtme para zgjedhjeve në SHBA në nëntor, dhe të minojë procedurat të gjykatës së Hagës.

Sido që të jetë rezultati i aktakuzave dhe procesi i sjelljes në përgjegjësi të njerëzve fajtorë në gjyqet e mëparshme në Ballkan për krime lufte të mbajtura në gjykatat ndërkombëtare ka dështuar në mënyrë mizore për të nxitur pajtimin ose për të zbehur nacionalizmin e shkaktuar nga konfliktet.

Burimi: Thetimes

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni bekim collaku presidenti hashim thaçi bekim collaku presidenti hashim thaçi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin