LIVE UPDATES
Aktualitet

100 ditë protestë kundër qeverisë Rama/ Nga Zvërneci në Tiranë e kudo ku ka shqiptarë, si u ndërkombëtarizuar "Revolucioni i Flamingove" (HAP PAS HAPI)

Sot mbushen 100 ditë nga nisja e protestave kundër qeverisë së Edi Ramës, protesta të cilat Dosja.al i ka ndjekur hap pas hapi.

7 September 2026, 09:44 Nga E. D
100 ditë protestë kundër qeverisë Rama/ Nga Zvërneci
Protesta

TIRANË- Sot mbushen 100 ditë nga nisja e protestave kundër qeverisë së Edi Ramës. Protesta nisi në Zvernec, pas incidentit ku rojet private tërhoqën zvarrë disa qytetarë që po protestonin kundër rrethimit të zonës. Nga protesta për kundërshtimin e projektit në Zvërnec, tubimi u zgjerua dhe mori një dimension tjetër politik, me thirrje kundër qeverisë Rama dhe gjithë klasës politike. 

Prej më shumë tre muajsh, tashmë Tiranë është shndërruar në epiqendrën e protestave kundër qeverisë Rama, me qytetarë që mblidhen çdo ditë në rrugët e kryeqytetit për të kërkuar ndryshime politike. Tubimet janë mbajtur çdo ditë, duke krijuar një formë të re proteste politike në vend, e cika ka tërhequr edhe vëmendjen e ndërkombëtarëve. 

Përballë Kryeministrisë janë bërë thirrje kundër qeverisë, e kundër gjithë klasës politike, "Rama në burg, Berisha në burg".  Me kalimin e ditëve, protesta mori një karakter gjithnjë e më të organizuar. Organizatorët listuan pesë kërkesat kryesore dhe u bënë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria që t’i bashkoheshin tubimeve në Tiranë.

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të gjithë qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore për jo më pak se 12 muaj.

3. Ndryshime kushtetuese dhe miratimin e tyre me referendum, ku përfshihet ndryshimi i Kodit Zgjedhor, që sipas tij ka marrë peng vendin që prej vitit 2008.

4. Ndryshime në ligjin për financimin e partive politike, pasi sipas deklaruesit, përmes tij financohen nga paraja e krimit dhe drogës.

5. Kufizimi i ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate.

Një element i veçantë i protestës është edhe përdorimi i simbolikës dhe formave alternative të protestimit. Lëvizja u identifikua edhe me emërtimin “Revolucioni i Flamingove”, ndërsa flamingoja u kthye në një nga simbolet e protestës.

Nga Tirana në diasporë

Protesta nuk mbeti vetëm brenda kufijve të kryeqytetit. Me kalimin e javëve, thirrjet për pjesëmarrje iu drejtuan edhe shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Diaspora nisi të organizonte tubime në vende të ndryshme, duke shprehur mbështetje për protestuesit në Tiranë. Kjo i dha lëvizjes një dimension më të gjerë dhe e shndërroi protestën nga një zhvillim i përqendruar në kryeqytet në një çështje që përfshiu edhe komunitetet shqiptare jashtë Shqipërisë. Në disa raste, protestat u cilësuan si mobilizime mbarëkombëtare, duke synuar përfshirjen e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit. Pëveç tubimeve të zhvilluara në vendet kudo ku ka shqiptarë, diaspora ka zbarkuar edhe në Tiranë, duke mbushur plot bulevardin. 

Protesta mori vëmendje ndërkombëtare

Zgjatja e protestës për dhjetëra ditë bëri që zhvillimet në Tiranë të tërhiqnin edhe vëmendjen e mediave dhe opinionit publik jashtë Shqipërisë. Fakti që protestuesit vijuan të mblidheshin çdo ditë, pavarësisht kohëzgjatjes së lëvizjes, e ktheu protestën në një prej zhvillimeve më të diskutuara politike në vend. Ndërkombëtarizimi erdhi edhe përmes diasporës, e cila jo vetëm mbështeti protestën nga jashtë, por në disa raste doli në rrugë dhe organizoi tubime në qytetet ku jetojnë komunitete shqiptare.

Protestat në Shqipëri kanë marrë edhe mbështetje nga disa eurodeputetë, të cilët kanë ardhur edhe në Shqipëri, duke takuar nga afër qytetarët. Në deklaratat dhe reagimet e tyre, ata kanë theksuar rëndësinë e të drejtës për protestë dhe të respektimit të parimeve demokratike. Po ashtu, mbështetja nga Parlamenti Europian i ka dhënë protestës një tjetër dimension ndërkombëtar, duke e kthyer situatën politike në Shqipëri në një çështje të ndjekur edhe në Bruksel.

Tubimit i kanë bërë jehonë edhe mediat ndërkombëtare, të cilat kanë raportuar cdë zhvillim të ndodhur gjatë 100 ditëve të tubimit, ku herë pas here ka pasur edhe situata tensioni. Por, më së shumti, raportimet ndërkombëtare janë fokusuar te numri i lartë i protestuesve, vijimësia e tubimeve dhe kërkesat për ndryshime politike. Vëmendje të veçantë ka marrë edhe simboli i flamingos, i cili është kthyer në identifikues të protestës.

Sulmet e policisë ndaj protestuese dhe arrestimet e vazhdueshme

Edhe pse protesta ka qenë paqësore nga protestuesit, policia nuk është kursyer me sulme fizike ndaj tyre dhe arrestime të vazhdueshme. Më së shumti përplasjet kanë ndodhur kur qytetarët janë mbledhur para Parlamentit, për tu thënë deputetëve se nuk përfaqësojnë më popullin, por përfaqësojnë krimin.

Gjatë përplasjeve, policia ka përdoruar gaz lotsjellës, ujë me piper, spraj dhe dhunë. Pamjet tregojnë edhe momentet kur policia i ka tërhequr zvarrë qytetarët, që po protestonin për të drejtat e tyre. Në disa raste janë raportuar persona të lënduar, ndërsa organizatorët kanë kërkuar hetim për mënyrën se si është menaxhuar situata nga uniformat blu.

Përplasjet me policinë janë kthyer në një prej pikave kryesore të debatit publik, duke nxitur reagime edhe nga përfaqësues politikë dhe zyrtarë europianë. Organizatorët kanë insistuar se protesta duhet të jetë paqësore dhe se përdorimi i forcës ndaj protestuesve cenon të drejtën e tubimit, ndërsa autoritetet kanë mbrojtur veprimet e policisë si masa për ruajtjen e rendit dhe sigurisë. 

100 ditë në shesh

Në këto 100 ditë, qytetarë janë mbledhur çdo mbrëmje në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë, aty ku kanë mbajtur dhe fjalime. Pas përfundimt të fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, duke thirrur slogane si "Arrestoni Ramën", "O Ergys o legen prite Ramën se po vjen", “Edi Rama frikacak”, "Dorëheqje, ju erdhi fundi", "Policia e krimit", "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”. Sot në ditën e 100 të protestës, pritet një mobilizim më i madh në Tiranë, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se kjo do të jetë dita e në një prej tubimeve më të mëdha që prej nisjes së lëvizjes./Dosja.al

protesta kunder qeverise rama zvernec tirane

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin