Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Trump i bëri deklaratat të dielën, teksa foli sërish për ish-olimpiakun David Hearn, ndaj të cilit ishte ngritur një akuzë për shkatërrim prone, por që autoritetet më vonë kërkuan ta rrëzonin ktë çështje pas daljes së provave të reja.

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka pranuar se nuk ka prova konkrete që dëmtimi i Pishinës Reflektuese të Memorialit Linkoln në Uashington është shkaktuar nga vandalë, pavarësisht pretendimeve se dëmtimi ishte i qëllimshëm. Trump i bëri deklaratat të dielën, teksa foli sërish për ish-olimpiakun David Hearn, ndaj të cilit ishte ngritur një akuzë për shkatërrim prone, por që autoritetet më vonë kërkuan ta rrëzonin këtë çështje pas daljes së provave të reja.
Sipas këtyre provave, pjesa e pishinës që dyshohej se ishte dëmtuar nga Hearn ishte tashmë në gjendje të keqe përpara se ai të mbërrinte në vendin e ngjarjes. Megjithatë, edhe pasi pranoi se nuk ekzistojnë pamje filmike apo prova të tjera që dëshmojnë vandalizmin, Trump vazhdoi të akuzonte Hearn dhe persona të tjerë për dëmtim të qëllimshëm të pishinës.
“Pati dëme të tjera të konsiderueshme në Pishinën Reflektuese, por, për fat të keq, nuk ka video ose prova, përveç vetë dëmit”, shkroi Trump në mediat sociale.
Trump pranoi se një pjesë e problemit mund të jetë shkaktuar nga një gabim i kontraktorit që po punonte për rinovimin e pishinës. Presidenti tha se kontraktori kishte bërë një gabim, pasi kishte nxituar punimet për hapjen e pishinës më 4 korrik.
Ai tha se kontraktorët po vazhdonin punën në pishinë dhe se ajo pritej të rihapej së shpejti. Presidenti tha gjithashtu se dëmi ishte i vogël dhe prekte vetëm një pjesë të vogël të pishinës.
“Kamerat e sigurisë janë instaluar dhe po instalohen”, shtoi Trump.
Deklaratat e fundit shënojnë një ndryshim të rëndësishëm në qëndrimin e presidentit, i cili prej muajit qershor kishte këmbëngulur se dëmtimi ishte rezultat i një akti të qëllimshëm vandalizmi. Nga ana tjetër, David Hearn, ish-olimpik, i cili u deklarua i pafajshëm në korrik për një akuzë për shkatërrim prone ka mohuar se ka dëmtuar Pishinën.
Mocioni i paraqitur nga prokurorja amerikane Jeanine Pirro kërkonte që çështja të pushohej. Kjo do të thoshte se Hearn mund të përballej me një padi të re në të ardhmen, nëse do të shfaqeshin prova të tjera. Javën e kaluar, gjyqtari i asociuar Todd Edelman miratoi pjesërisht kërkesën e Departamentit të Drejtësisë për pushimin e çështjes. Megjithatë, gjyqtari tha se do të priste për të dëgjuar argumentet e mëtejshme të qeverisë dhe avokatëve të Hearn përpara se të vendoste nëse çështja duhet të pushohej përfundimisht dhe me paragjykim.
Trump sulmoi edhe prokuroren Jeanine Pirro
Pasi zyra e Jeanine Pirro vendosi të kërkonte rrëzimin e çështjes kundër Hearn, Trump e kritikoi publikisht prokuroren. Në një postim në mediat sociale më 1 gusht, presidenti tha se mund të kishte pasur “disa vështirësi nga kontraktori” gjatë instalimit të një mbulese të re të pishinës, por këmbënguli se dëmi kryesor ishte shkaktuar nga vandalët.
Kjo deklaratë erdhi edhe pasi vetë Departamenti i Drejtësisë kishte pranuar në dokumentet gjyqësore se dëmtimi për të cilin ishte akuzuar Hearn ishte shkaktuar nga një instalim i gabuar dhe jo nga vandalizmi.
Avokatët e Hearn paralajmërojnë për veprime ligjore
Avokatët e David Hearn thanë të hënën se po shqyrtojnë të gjitha mjetet ligjore për atë që e përshkruan si një fushatë të vazhdueshme sulmesh dhe ngacmimesh ndaj klientit të tyre. Norm Eisen i Fondit të Mbrojtësve të Demokracisë, Mary Dohrmann e Grupit të Çështjeve Litigative të Uashingtonit dhe Steve Levin i Steptoe LLP deklaruan se qeveria po vazhdon të sulmojë një person që ata e konsiderojnë të pafajshëm.
Avokatët thanë se dosja e tyre e parë, e paraqitur më 10 korrik, përmbante fotografi të marra përpara se Hearn të kishte kontakt me Pishinën Reflektuese dhe se këto fotografi tregonin se dëmi ekzistonte më herët. Sipas tyre, dokumentet e mëvonshme paraqitën edhe prova të tjera që mbështesnin versionin e Hearn.
Pishina u rinovua me urdhër të Trump
Pishina Reflektuese përpara Memorialit të Abraham Lincoln është pjesë e një prej hapësirave më të njohura monumentale të Uashingtonit. Trump kishte urdhëruar ndërhyrje në pishinë, përfshirë ndryshime në pamjen e saj. Ai kishte kërkuar që fundi i pishinës të ishte “blu si flamuri amerikan”.
Çështja e dëmtimit u bë publike gjatë punimeve dhe Trump e paraqiti atë fillimisht si një akt vandalizmi të qëllimshëm. Por, me kalimin e kohës, dokumentet gjyqësore dhe deklaratat e Departamentit të Drejtësisë vunë në pikëpyetje këtë version.
Tani, edhe vetë Trump pranon se nuk ka video apo prova të tjera konkrete që tregojnë se dëmi është shkaktuar nga vandalë, ndërsa autoritetet kanë pranuar se të paktën një pjesë e dëmtimit ishte pasojë e një instalimi të gabuar nga kontraktori. Pavarësisht kësaj, presidenti vazhdon të këmbëngulë se në pishinë ka pasur edhe dëme të tjera të shkaktuara qëllimisht dhe se mungesa e pamjeve të kamerave nuk do të thotë se vandalizmi nuk ka ndodhur./Dosja.al
Francë FRANCË- Thatësira e përkeqësuar nga valët e përsëritura të të nxehtit ka detyruar Francë...
Zjarri në Spanjë SPANJË- Një zjarr i madh pyjor vijon të përhapet me shpejtësi në jugperëndim të Spanj&eu...
Tërmeti në Kolumbi KOLUMBI- Të paktën 20 persona kanë humbur jetën pas tërmetit të fuqishëm që goditi per...
Masoud Pezehkian IRAN- Presidenti iranian Masoud Pezehkian ka deklaruar se sulmet e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit janë plan...
Ngushtica e Hormuzit LINDJA E MESME- Kriza në Ngushticën e Hormuzit po përshkallëzohet, ndërsa operacionet ushtarake amerikane kan...
Giorgia Meloni dhe Mette Frederiksen ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe homologia e saj daneze Mette Frederiksen kanë bërë thi...
Masoud Pezeshkian dhe Mojtaba Khamenei IRAN- Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka zbuluar se ka zhvilluar një takim shtatëorësh me Udh&e...
Foto ilustruese SHBA- Për dekada të tëra, qendrat e të dhënave ishin një pjesë pothuajse e padukshme e infrastruktur&eum...
Tërmeti në Kolumbi KOLUMBI- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 i Shkallës Rihter ka goditur Kolumbinë, duke shk...
Pamje GJERMANI- Shoqata Gjermane e Navigimit të Brendshëm paralajmëron se lumi Rajn së shpejti mund të bëhet i papërdors...