LIVE UPDATES
Politike

Gazeta zvicerane: Ministrja e Ramës me IA e përfshirë në vorbullën e një skandali korrupsioni

Gjatë artikullit, gazeta zvicerane shkruan se teksa Rama priste që Diella të ndihmojë në luftën kundër korrupsionit, një nga kërkesat kryesore të Brukselit, ajo është zhytur vetë në korrupsion.

13 April 2026, 10:03 Nga E. D
Gazeta zvicerane: Ministrja e Ramës me IA e përfshirë në
Diella

TIRANË- Gazeta zvicerane, Zuercher Zeitung, i ka kushtuar një artikull vendit tonë, duke e vënë theksin tek Ministrja 'Diella'. Në artikull theksohet se, Ministrja e gjeneruar nga inteligjenca artificiale është përfshirë në vorbullën e një skandali korrupsioni.

Zuercher Zeitun e ka cilësuar Diellën si një sukses i mirë PR, ndërkohë që Rama synon ta çojë Shqipërinë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030. Gjatë artikullit, gazeta zvicerane shkruan se teksa Rama priste që Diella të ndihmojë në luftën kundër korrupsionit, një nga kërkesat kryesore të Brukselit, ajo është zhytur vetë në korrupsion.

Zuercher Zeitun është ndalur më tej tek skandali i AKSHI-t, ku në dhejtor drejtoresha e agjencisë dhe zëvendësja e saj, pra krijueset e Diellës u vendosën në arrest shtëpie, pasi dyshohet se ishin pjesë e një organizate kriminale që manipulonte sistematikisht tenderët publikë.

Zuercher Zeitung thekson se skandali i AKSHI-t e ka dëmtuar rëndë besueshmërinë e Diellës, ndërkohë që së fundmi ka pasur kundërshtine edhe nga gruaja që i dha 'zë dhe fytyrë Diellës', ku aktorja shqiptare Anila Bisha e ka paditur qeverinë për përdorim të paautorizuar të imazhit të saj.

ARTIKULLI I NEUE ZUERCHER ZEITUNG: 

Diella nuk fle kurrë, nuk merr rrogë, nuk ka interesa personale dhe për këtë arsye është e pakorruptueshme. Kështu e prezantoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në vjeshtë anëtaren e parë virtuale të kabinetit të tij.

Ministres së krijuar me inteligjencë artificiale, Rama i ngarkoi zyrtarisht përgjegjësinë për prokurimet publike. Detyra e saj është të krahasojë ofertat në tenderë publikë në mënyrë të pavarur përmes algoritmeve. Sipas tij, ajo do të ndihmojë që këto procese të jenë 100% pa korrupsion, një fushë ku abuzimi konsiderohet shumë i përhapur.

“Ajo është vajza ime dhe është shumë besnike ndaj babait të saj”, deklaroi Rama.

Ai theksoi se chatbot-i nuk ka kushërinj, ndaj nuk rrezikon të bjerë në nepotizëm, një fenomen i zakonshëm. Me këtë emërim, Rama që është në pushtet prej 13 vitesh tërhoqi vëmendje ndërkombëtare: Diella (që në shqip do të thotë ‘diell’) është ministrja e parë virtuale në botë.

Megjithatë, ajo që duket si një sukses i mirë PR është pjesë e një plani më të madh. Rama synon ta çojë Shqipërinë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, dhe Diella pritet të ndihmojë në luftën kundër korrupsionit – një nga kërkesat kryesore të Brukselit.

Por pas vetëm gjashtë muajsh në detyrë, duket se projekti ka hasur probleme: chatbot-i po përballet me krizë besueshmërie dhe madje edhe me një padi.

A fshihen mashtrues pas chatbot-it?

Sipas qeverisë në Tiranë, Diella “lindi” më 19 janar 2025 dhe u prezantua menjëherë si asistente virtuale e platformës shtetërore E-Albania. Në versionin e parë, ajo u përgjigjej pyetjeve të qytetarëve dhe i udhëzonte hap pas hapi në shërbimet online.

Disa muaj më vonë, Diella mori një avatar vizual që mund të fliste: një figurë femërore pa moshë, e veshur me kostum tradicional nga veriu i Shqipërisë, me një fytyrë “të qelqtë”, që ndihmonte qytetarët të orientoheshin në burokraci.

Pas Diellës qëndron Agjencia Kombëtare e Informacionit e Shqipërisë, AKSHI, e cila është përgjegjëse për transformimin digjital të vendit dhe i nënshtrohet drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama. Kjo agjenci e zhvilloi chatbot-in në bashkëpunim me Microsoft.

Megjithatë, në dhjetor, pikërisht drejtoresha e agjencisë dhe zëvendësja e saj – pra krijueset e Diellës – ranë në fokus të drejtësisë. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i vendosi ato në arrest shtëpie, duke ngritur akuza të rënda penale: dyshohet se ishin pjesë e një organizate kriminale që manipulonte sistematikisht tenderët publikë.

Sipas akuzës, ato u jepnin kontrata kompanive të afërta dhe, për të larguar konkurrencën, përdornin presion dhe kërcënime. Madje raportohet edhe për raste rrëmbimi. Mediat flasin për një dëm financiar prej 5 deri në 10 milionë eurosh të devijuar përmes këtyre skemave.

Kritika për mungesë transparence

Skandali i mashtrimit ka dëmtuar rëndë besueshmërinë e Diellës. Kritikët janë të një mendimi: ministrja virtuale është pjesë e sistemit problematik, jo zgjidhja e tij.

Që në fillim, kur Rama prezantoi këtë risi, opozita protestoi duke e quajtur iniciativën antikushtetuese dhe propagandistike. Edhe juristë dhe ekspertë ngritën shqetësime për mungesën e transparencës.

Nuk është e qartë:

-me çfarë të dhënash ushqehet inteligjenca artificiale,

-kush e programon dhe e mbikëqyr, dhe mbi çfarë kriteresh merr vendime.

Kodi i saj nuk është publik. Gjithashtu ka kritika për mungesën e statusit ligjor: askush nuk e di se kush mban përgjegjësi juridike dhe politike në rast vendimesh të gabuara apo të paligjshme. Kjo krijon rrezikun që politikanët apo zyrtarët të ia kalojnë fajin inteligjencës artificiale për rastet e korrupsionit.

Megjithatë, kryeministri nuk tërhiqet nga kritikat. Ai vazhdon ta mbështesë ministren virtuale. Në faqen zyrtare të qeverisë, Diella paraqitet si pjesë e kabinetit, njësoj si ministrat realë.

Madje, në fund të tetorit, Rama deklaroi: “Diella është shtatzënë me 83 fëmijë”. Këta “fëmijë” janë chatbot-e të reja që do të shërbejnë si asistentë për deputetët – do të marrin pjesë në mbledhje, do të mbajnë shënime dhe do t’u japin këshilla.

Aktorja padit qeverinë

Kundërshtim ndaj projektit ka ardhur edhe nga gruaja që i dha zë dhe fytyrë Diellës. Aktorja shqiptare Anila Bisha ka paditur qeverinë për përdorim të paautorizuar të imazhit të saj.

Sipas Bishës, materiali audio dhe video që ajo kishte regjistruar ishte menduar vetëm për chatbot-in e E-Albania dhe për një pagesë të ulët. Kontrata skadoi në fund të vitit 2025 dhe ajo pretendon se nuk ka dhënë kurrë pëlqimin që të bëhej fytyra e ministres virtuale.

Ajo iu drejtua gjykatës pasi qeveria nuk pranoi kërkesat e saj për një kontratë të re. Bisha kërkon ndalimin e përdorimit të imazhit të saj deri në përfundimin e çështjes. Deri tani, nuk është ndërmarrë asnjë veprim.

Nga ana tjetër, zëdhënësja e qeverisë e ka cilësuar padinë, në një deklaratë për Politico, si absurde./Dosja.al

diella

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin