LIVE UPDATES
Bota

Kaos në Iran/ Mijëra protestues dalin në rrugë pavarësisht kërcënimeve me dënim me vdekje (VIDEO)

Trazirat vazhdojnë ndërsa Donald Trump deklaroi se SHBA-të do të përfshihem nëse qeveria fillon të vrasë njerëz. Ndërkohë, qeveria amerikane nxiton të hedhë poshtë kategorikisht akuzat e Teheranit për nxitje të protestave antiqeveritare nga ana e Amerikës, duke i quajtur ato një përpjekje iluzive për çorientim.

10 January 2026, 08:23 Nga E. D

Kaos në Iran/ Mijëra protestues dalin në rrugë

IRANË- Protestat antiqeveritare vazhdojnë në Teheran dhe qytete të tjera në Iran, ku mijëra banorë kanë dalë në rrugë, pavarësisht paralajmërimit të Udhëheqësit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, për masa të ashpra dhe një prokurori që tha se disa protestues mund të përballen me dënimin me vdekje.

Trazirat vazhdojnë ndërsa Donald Trump deklaroi se SHBA-të do të përfshihem nëse qeveria fillon të vrasë njerëz. Ndërkohë, qeveria amerikane nxiton të hedhë poshtë kategorikisht akuzat e Teheranit për nxitje të protestave antiqeveritare nga ana e Amerikës, duke i quajtur ato një përpjekje iluzive për çorientim.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, i pyetur për të komentuar mbi pretendimin e Ministrit të Jashtëm iranian Abbas Araghchi gjatë vizitës së tij në Liban, tha se kjo deklaratë pasqyron një përpjekje iluzive për të shpërqendruar vëmendjen nga sfidat e mëdha me të cilat përballet regjimi iranian në vend.

"Vdekje Khameneit", brohorasin protestuesit

Trembëdhjetë ditë pas fillimit të lëvizjes protestuese që po përhapet në Iran, mijëra qytetarë dolën në rrugë duke rrahur tenxhere dhe tiganë, duke bërtitur slogane armiqësore ndaj udhëheqjes së vendit të tilla si "vdekje Khameneit", udhëheqësit suprem të Republikës Islamike.

Në lagjen Sadatabad, në pjesën veriperëndimore të Teheranit, shoferët i ranë borive për të shprehur mbështetjen e tyre për protestuesit, sipas një videoje, autenticiteti i së cilës u verifikua nga Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP). Video të tjera të postuara në platformat e mediave sociale treguan protesta të ngjashme në pjesë të tjera të kryeqytetit iranian. Demonstrata u organizuan gjithashtu në qytetet e Mashhadit (lindje), Tabrizit (veri) dhe Qomit (qendër).

Avokatja iraniane në vetë-ekzil, Shirin Ebadi, laureate e Çmimit Nobel për Paqen në vitin 2003, shprehu frikën se regjimi mund të përpiqet t’i shtypë protestat me përgjakësi, duke argumentuar se mbyllja e internetit përfaqëson një zgjedhje strategjike dhe nuk është për shkak të një problemi teknik. Ajo tha se, sipas informacionit që kishte, qindra të plagosur u dërguan në spitale të enjten.

Të paktën 51 protestues, përfshirë nëntë fëmijë, janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në Iran që nga fillimi i protestave më 28 dhjetor, tha të premten OJQ-ja për të Drejtat e Njeriut në Iran me seli në Norvegji. Në një raport televiziv iranian mbi shkallën e shkatërrimit të shkaktuar gjatë protestave, kryebashkiaku i Teheranit tha se të paktën 42 autobusë, ambulanca dhe 10 ndërtesa qeveritare ishin djegur.

Khamenei: Nuk do të tërhiqemi

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, u zotua të premten se Republika Islamike nuk do të tërhiqet përballë valës së protestave. Duke iu drejtuar mbështetësve që brohorisnin slogane të tilla si "Vdekje Amerikës", Khamenei mori një ton agresiv: "Republika Islamike nuk do të tërhiqet përballë sabotatorëve", duke denoncuar vandalizmin e një ndërtese në Teheran të enjten.

Garda Revolucionare, forcat e armatosura elitare iraniane, e quajti situatën të papranueshme dhe u zotua të mbrojë revolucionin islamik. Nga ana e saj, gjyqësori paralajmëroi se protestuesit do të përballen me dënimet maksimale. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, akuzoi SHBA-në dhe Izraelin për përfshirje në protesta, duke përjashtuar skenarët e ndërhyrjes ushtarake të huaja.

“Kam përshtypjen se populli është gati të marrë kontrollin e disa qyteteve, diçka që askush nuk do ta kishte besuar se ishte e mundur disa javë më parë”, komentoi Presidenti i SHBA-së Donald Trump, duke shtuar se Irani po përballet me probleme të mëdha.

Djali i ish-Shahut të Iranit dhe figurë kryesore e opozitës në mërgim, Reza Pahlavi, i bëri thirrje Donald Trump të ndërhyjë në Iran pa vonesë. Tre udhëheqës evropianë Presidenti francez Emmanuel Macron, Kryeministri britanik Keir Starmer dhe Kancelari gjerman Friedrich Merz dënuan të premten vrasjet e protestuesve dhe shtypjen e dhunshme të protestave në Iran, duke u bërë thirrje autoriteteve iraniane të tregojnë përmbajtje./Dosja.al

 

protestat ne iran

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin