LIVE UPDATES
Politike

"Jeni komplet..."/ Qytetari pyet për projektin e kanalizimeve në Tragjas, Rama shfrenon gojën: Si jeni kaq të çmendur, kaq idiotë (VIDEO)

Në fillim të telefonatës, qytetari pyet për projektin e kanalizimeve në fshat dhe shprehet se një investim i tillë është kryer prej 15 vitesh, duke vënë në dyshim premtimet e reja.

2 March 2026, 11:00 Nga E. D

"Jeni komplet..."/ Qytetari pyet për projektin e kanalizimeve

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një telefonatë me një qytetar nga fshati Tragjas i Vlorës. Telefonatë kjo e cila ka përfunduar me sharje dhe ofendime nga ana e Kryeministrit. Në fillim të telefonatës, qytetari pyet për projektin e kanalizimeve në fshat dhe shprehet se një investim i tillë është kryer prej 15 vitesh, duke vënë në dyshim premtimet e reja.

Nga ana tjetër, Kryeministri e kundërshtoi menjëherë, duke mohuar që të jetë kryer ndonjë punim. Gjatë telefonatës, Rama humbet durimin dhe nis me sharje dhe ofendime. Pas ofendimeve të Ramës, qytetari ia kthen, duke i thënë që më idiot se Kryeministri nuk ka. 

BISEDA:

Qytetari: Kanalizimet, që ju do të bëni Tragjasit, për çfarë funksioni do na interesojë fshati?

Rama:  Kanalizimet që... Për çfarë funksioni do të interesojë? Po se do ta vazhdosh ta lësh shurrën në rrugë po? Nuk të duhen për shurrë, kanali për shurrë, do ta fusësh në kanal, do vazhdosh ta hedhësh në baçe?

Qytetari: Po ato janë bërë. Çfarë, do bësh prapë nga e para?

Rama: Kush, kush janë bërë, cilat?

Rama: Ore je në vete, ore je në vete apo jo? Ore jeni në vete ju mo? Çfarë njerëzish jeni ju? Jeni komplet...

Qytetari: Ore, zoti kryeministër, ato që po thua, ato janë bërë. Do t'i qepësh nga e para, do t'i bësh?

Rama: More zotëri, atje nuk është bërë asgjë. Dëgjon çfarë po të them unë ty? Nuk është bërë asgjë.

Qytetari: 15 vjet janë bërë tubacionet.

Rama: Po çfarë do të të fal kur s'ke... kur flet budallallëqe? Si do të të fal? Po... kam kohë për të humbur me ty të dëgjoj budallallëqe se e di sa budallallëqe kam dëgjuar nga ju këto ditë apo jo? Jam ngopur, e kupton? Se, ju jeni të çmëndur, po unë jam gjysëm të paktën, se kam një gjysëm andej nga ato zonat andej. Po jam gjysëm i çmëndur, ju jeni të çmëndur komplet mo burrë. Ju jeni njerëz komplet out. Po çfarë është kjo, ç'është kjo mënyrë mo? Si jeni kaq të çmëndur, kaq idiotë? Po si, po si mund të, si mund të mendoni...

Qytetari: Zoti kryeministër, më idiot nga ty nuk ka, që të vdesësh një fshat edhe të thuash fshati yt idiot. 

Rama: Mos më bërtit mua se nuk i thashë idiot fshatit të Tragjasit, se po flas me ty dhe i thashë dhe vetes time gjysëm i çmëndur.

Qytetari: Tragjasin nuk e ka shuar dot gjermani dhe nuk e shuan dot ti, zoti kryeministër./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin