Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Protesta janë zhvilluar në Milano, Firence, Londër, Frankfurt, Berlin, Oslo, Austri dhe në disa vende të SHBA-së, ku me pankarta, flamuaj dhe brohorima, shqiptarët kanë shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes dhe kanë kërkuar largimin e Ramës.

EUROPË- Vala e protestave kundër Kryeministrit Edi Rama ka kapërcyar kufijtë e Shqipërisë, duke u shtrirë edhe në disa qytete të Europës dhe SHBA-së. Pas protestës së parë në fshatin Zvërnec, që u zhvillua kundër projekti turistik që po ndërtohet pranë zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës, shqiptarët e diasporës janë mobilizuar në mbështetje të këtyre protestave.
Protesta janë zhvilluar në Milano, Firence, Londër, Frankfurt, Berlin, Oslo, Austri dhe në disa vende të SHBA-së, ku me pankarta, flamuaj dhe brohorima, shqiptarët kanë shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes dhe kanë kërkuar largimin e Ramës.
Edhe në diasporë, shqiptarët kanë mbajtur fjalime, duke kërkuar largimin integritet kombëtar, ruajtjen e pronës trashëgimi natyrore, zhbërjen e ligjeve klienteliste që i cenojnë pasuritë shqiptare dhe mbajtjen e përgjegjësive.
Disa nga pankartat më pikante në këto tubime kanë qenë: “Rama të japë dorëheqjen! Shqipëria nuk shitet”, "Rama në burg", "Berisha në burg", "Qeveri e re", "O pallosh jep dorëheqjen sa më parë","Revolucion", "Kur populli proteston fillon zhvillimi", "Qeveri e re", "A je shqipe, a je pulë", "Top Channel e kapëm lajmin", "Erdhëm vetë në edicionin qëndror", "Milionero mos të kapi sikleti", "Ramëëë, pije kosin".
View this post on Instagram
Në protestat e zhvilluara në Tiranë, qytetarët kanë prezantuar edhe pesë kërkesa që i kanë cilësuar si të panegociueshme dhe që i drejtohen kryeministrit Edi Rama. Ata tha se kërkesat e paraqitura burojnë nga vullneti i mijëra qytetarëve që i janë bashkuar protestës dhe përfshijnë:
1. Dorëheqjen e qeverisë;
2.Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investitorët strategjikë;
3.Shfuqizimin e Paketës së Maleve;
4.Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura;
5.Anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore.
Protestuesit kanë theksuar se këto kërkesa përfaqësojnë, sipas tyre, interesin publik dhe mbrojtjen e pasurive natyrore e kulturore të vendit.
Çfarë ndodhi në protestën e Zvërnecit?
Disa ditë më parë në fshatin Zvërnec u zhvillua një protestë kundër një projekti turistik që po ndërtohet pranë zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës. Banorë, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kundërshtuan punimet, duke pretenduar se po dëmtohet ekosistemi dhe një zonë me rëndësi të veçantë natyrore. Gjatë protestës pati përplasje mes protestuesve dhe rojeve private të kontraktuara për sigurinë e kantierit. Në pamjet e publikuara në media u panë roje private të maskuara që përdorën spraj me piper dhe dhunë fizike ndaj disa protestuesve. Një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet, ndërsa një grua raportohet se humbi ndjenjat gjatë tensioneve. Pas reagimeve të forta publike, policia nisi hetime ndaj dy punonjësve të sigurisë private dhe njëri prej tyre u arrestua./Dosja.al
Kreshnik Radoniqi KOSOVË- Procesi i votimit ka nisur zyrtarisht në mbarë Kosovën, ku qendrat e votimit u hapën në orën 0...
foto ilustruese KOSOVË- Kosova sot shkon në zgjedhje të parakohshme, pasi politika dështoi të zgjidhte presidentin e ri. Pas ...
KOSOVË- Qytetarët e Kosovës do të përpiqen sot t’i japin drejtim një krize që, sipas vëzhguesve, buron nga ambic...
fotoja e publikuar nga Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla publikoi sot foto të një automjeti me ...
Edi Rama GJIROKASTËR- Protesta e qytetarëve shqiptare mesa duket po jep efektet e saj të kryeministri Edi Rama. Kjo pasi ditën e sotme...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar mediave ndërkombëtare ditën e sotme që të censurojnë protestat ...
Firenze ITALI- Qindra shqiptarë në Firenze të Italisë janë mbledhur në një protestë masive, duke iu bashkuar revolt...
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës (KQZ) do të vazhdojë të mbështetet tek Qeveria e Mbretërisë së B...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se, 'budallallëku' e ka lënë këtë vend mbrapa bote 100 vite, por nuk...
Dritan Agolli TIRANË - Një apartament që dyshohet se përdoret nga Drejtori i Përgjithshëm i Fondit Shqiptar të Zhvi...