LIVE UPDATES
Politike

Në emër të Lali Erit...je "gjobaxhi"! Veliaj s'i duron dot zërat kundër, lincon pronarët e JOQ dhe Lolita

Të gjithë, Veliaj i justifikoi, vetëm se harroi të përmendte që është fakt që aksidentet kanë ndodhur dhe vetëm mrekullia i ka shpëtuar dhjetra qytetarë që në një prej rasteve mund të kishin përfunduar në Lanë. 

30 March 2023, 16:26 Nga k.m.
Në emër të Lali Erit...je "gjobaxhi"! Veliaj s'i
Foto ilustruese

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e ka nisur ashpër, edhe pse jozyrtarisht, fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit. Në një kohë kur kundërshtari i tij kryesor, kandidati i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi premtoi lëvizje me urban falas për banorët e kryeqytetit, Veliaj prezantoi projektin e Linjës së Shpejtë të Autobusëve. Por më shumë se me autobusët u mor me mediat. 

Veliaj denoncoi me emra dy faqe online të cilat, që sipas tijkohët e fundit u kishin vendosur gjobë kompanive që drejtojnë linjat e autobusëve në Tiranë. Me emër, Veliaj përmendi Erland Dalliu dhe Anisa Caka, janë pronarët e portaleve ''JOQ'' dhe ''Lolita'', duke pretenduar se ata gjobisin pronarët të autobusëve të kryeqytetit. Madje nuk u ndal me përmendjen e emrave, por përdori edhe nofka për të tentuar "degradimin" e figurës së tyre, si psh. në vend që Cakës t'i referohej me emrin e saj, e përmendi si “Anisa e Vithkuqit”. E jo vetëm kaq, por për Dalliun i ishte futur me "rrënjë e dhëmballë" pemës së tij familjarë, duke përmendur edhe muajin e Ramazanit. Ndërsa, sigurisht që Cakës i ka gjëtur pikën e dobët, i ka përmendur fëmijët, si për t'i dhënë mesazh që është informuar mirë lidhur me jetën e saj private. Pastaj lidhjen e fëmijëve dhe faktin që është nënë me kritikat që iu bëhen Bashkisë, e gjen vetë Veliaj. Në fakt nuk ka edhe pse ta gjejë, sepse thjesht e bën, përdor një gjuhë seksiste, ndërkohë që të gjithë tundin kokën duke i dhënë të drejtë. Kush ka guxim ta kapë në gabim Lalin?

Mirëpo nuk u ndal me aq, sipas tij, mediat i vendosnin gjobë pasi raportonin aksidentet që ishin bërë nga autobusët në Tiranë, që nuk kanë qenë të pakta. Të gjithë, Veliaj i justifikoi, vetëm se harroi të përmendte që është fakt që aksidentet kanë ndodhur dhe vetëm mrekullia i ka shpëtuar dhjetra qytetarë që në një prej rasteve mund të kishin përfunduar në Lanë. 

“Ju që jeni drejtues të kompanive e dini fare mirë, se keni ardhur tek unë dhe më keni thënë: A ta paguaj atë Erland Dalliun e “Jeta Osh’ Qef”, vetëm që të më lërë rehat? Dhe përgjigja që keni dëgjuar nga unë është: “JO”. Për sa kohë që unë nuk i paguaj gjobat e Erland Dalliut dhe të “Jeta osh’ Qef”, nuk do t’i paguani as ju, se nuk mund të kemi një marrëdhënie ku ju paguani gjobat e atyre që janë tërë ditën me “Range Rover” dhe që s’kanë hipur ndonjëherë në autobus. Erland Dalliu është nipi i Brahim Dalliut - ta dijë gjyshi i tij, që në muajin e Ramazanit bëhet një haram i tillë dhe nipi i tij gjobit gjithë autobusët… i kam thënë edhe linjës së Kombinatit, “jo, s’ke për të paguar”, edhe linjës Green Line i kam thënë “s’ke për të paguar”, le t’iu vijnë me oferta. O do ta bëjmë këtë punë siç bëj unë punët e bashkisë, që pavarësisht gjobave vazhdojmë përpara, dhe koha na provon që kemi të drejtë, po kështu nuk bëhet të jesh nipi i një haxhiu të nderuar, një kleriku të madh si Brahim Dalliu, dhe sot Erland Dalliu u vë gjoba kompanive të autobusëve, kjo nuk pranohet, se në dallim nga ata gazetarët që të paktën dalin me emër, këta dalin edhe pa emër. Më erdhi dje dikush tjetër për atë aksidentin e fundit, më tha: ‘Anisa e Vithkuqit e “Lolitës” më ka vënë gjobë’. I thashë: “Jo, jo, Anisa e Vithkuqit le t’i rrisë dy fëmijët e saj siç i rrisin të gjithë, jo me gjoba”. Nuk do paguaj asnjë gjobë dhe këtë radhë do provoj që ti mund të bësh një fushatë me vendime të rëndësishme, me vendime të drejta, me vendime të ndershme pa paguar asnjë gjobë dhe të fitosh. Po ju garantoj, ne do t’i fitojmë këto beteja, jo vetëm politike, por edhe betejat për transportin publik, pa paguar asnjë gjobë, as Anisa Vithkuqit, as Erland Dalliut, dhe as ndonjë gjobaxhiu tjetër që fshihet pas emrave që duket sikur janë gallatë dhe në fakt janë makineritë më të mëdhaja të gjobave. Se i bie që duhet të fusni në bilancin tuaj edhe këto kosto. Pra, mirë kostoja e naftës, mirë kostoja e stresit, mirë kostoja e dikujt që mund të jetë i sëmurë ose e dikujt që është me agjërim apo edhe e një aksidenti ku s’ke faj fare, por të fusësh edhe koston e Anisa Vithkuqit dhe Erland Dalliut, për të përballuar transportin publik… jam i sigurt që edhe Xhoni, edhe Kristiani [ekspertët e GIZ], teksa dëgjojnë fjalët e mia thonë: “s’e kishim dëgjuar këtë kosto të tillë!”, se sigurisht në Londër nuk ka njeri që të vë gjoba për autobus: “O paguaj këtu haraçin ose ne do të biem përditë dhe po të doli tym nga marmita do të themi që është zjarr”. Sigurisht që, Kristiani habitet dhe thotë “Ç’a janë këto muhabete!”, por këtu në Shqipëri, kush bën biznes, ka edhe një bilanc tjetër që është një bilanc në të zezë i haraçit që ti duhet të paguash nga këta që jetojnë me punë të pandershme, që nuk e nxjerrim emrin e tyre dhe nuk e thonë përballë kritikën, por fshihen pas një pseudonimi gallate, qejfi, por ndërkohë janë gjobaxhinjtë më të mëdhenj në këtë qytet,"- tha Veliaj.

Por nuk u ndal me aq, sigurisht. Fotot e Dalliut dhe Cakës, bashkë dhe me një tekst të "kopsitur" sipas dëshirave të "Lali Erit" u shpërndanë në të gjitha mediat pranë qeverisë së kryeministrit Edi Rama, e që mbështesin edhe Veliajn. Edhe pse Veliaj nuk nxorri asnjë provë nga të ashtuquajturat "gjoba" që kishin vendosur mediat në fjalë, por sigurisht që asnjë nuk e vuri në dyshim fjalën e kryebashkiakut. Mesa duket kështu ka vendosur që ta nisë fushatën, në sulm ndaj mediave që thonë disa të vërteta që Veliaj i vijnë hidhur. Veçse betejën për lincimin e tyre nuk do ta bëjë vetëm...

erion veliaj veliaj sulmon mediat

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin