LIVE UPDATES
Politike

Nga asnjë qindarkë në 4 mln euro/ Si gënjeu qeveria për koncertin e Kanye West?

Por kjo nuk e ndaloi qeverinë, që të lobonte aq shumë, sa për ta shitur këtë koncert si një rast suksesi. Edhe pse që në fillim u hapën shumë pyetje në lidhje me zhvillimin e koncertit, mbarvajtjes apo dhe infrastrukturës, qeveria 'qetësoi' zërat, duke deklaruar se nuk do të paguhet asnjë qindarkë për këtë koncert dhe se të gjitha këto i ka marrë përsipër kompania që do ta zhvillojë këtë. 

8 July 2026, 12:36 Nga Izmir Akulli
Nga asnjë qindarkë në 4 mln euro/ Si gënjeu qeveria për
Edi Rama dhe Kanye West

TIRANË- Koncerti i reperit Kanye West në Shqipëri erdhi si një lajm me bujë të madhe, i cili u reklamua nga vete Kryeministri Edi Rama dhe nga e gjithë qeveria, duke e shitur këtë si një sukses absolut. Në një kohë, kur shumë vende në Evropë dhe në botë e kanë refuzuar reperin që të performojë për shkak të Anti-Semitizmit dhe mbështetjes që ai ka shfaqur publikisht kundrejt Adolf Hitler. 

Por kjo nuk e ndaloi qeverinë, që të lobonte aq shumë, sa për ta shitur këtë koncert si një rast suksesi. Edhe pse që në fillim u hapën shumë pyetje në lidhje me zhvillimin e koncertit, mbarvajtjes apo dhe infrastrukturës, qeveria 'qetësoi' zërat, duke deklaruar se nuk do të paguhet asnjë qindarkë për këtë koncert dhe se të gjitha këto i ka marrë përsipër kompania që do ta zhvillojë këtë. Por mesa duket kjo ishte thjesht një hije momentale e hedhur sysh, për të fshehur këtë që erdhi dy muaj më vonë.

Nga asnjë qindarkë në 4 mln euro

Vetëm disa ditë pasi u lajmërua mbajtja e këtij koncerti, zyra e Kryeministrit në një komunikatë për mediat deklaroi se koncerti nuk do të sponsorizohej nga institucionet shqiptare. Në të njëjtën linjë përgjigje ishte dhe Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili deklaroi se shteti nuk do të mbulonte kostot e organizimit të eventit.

“Asnjë fond i shtetit shqiptar nuk shkon për organizimin e eventit, skenën dhe gjithë logjistikën e koncertit. Mbështetja jonë është në kapacitete njerëzore, për pjesën jashtë dhe të mbarëvajtjes së eventit”, tha Gonxhja në një dalje publike më 1 maj.


Po këto deklarata mesa duket i ka marrë era, pasi asnjë prej tyre nuk qëndron sot. Kjo pasi në datën 6 korrik, qeveria shqiptare me anë të mbledhjes së Këshillit të Ministrave miratoi Aktin Normativ Nr. 3, “Për financimin e pjesshëm të organizimit të një aktiviteti kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare”, nënshkruar nga vetë Kryeministri Rama. Akti autorizon shumën 400,000,000 lekë, nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, që i shtohet Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, në mënyrë që ky fond t'i akordohet kompanisë organizatore të eventit.

Nga asnjë qindarkë në 4 mln euro/ Si gënjeu qeveria për
VKM

Në të njëjtën ditë kur kjo VKM është firmosur nga Rama dhe ka marrë vendim të prerë, qytetarët në protestën që mbahet përditë poshtë zyrës së Ramës, kanë akuzuar qeverinë për shpërdorimin e fondeve të emergjencës për të shpëtuar një koncert argëtimi. 

Një ditë më vonë, Rama bashkë me Ministrin Blendi Gonxhe ka vizituar 'Eagle Stadium', për të ofenduar qytetarët në protestë dhe për të thënë se nuk janë shpënzuar dhjetra milionë euro për këtë koncert, por vetëm 4 milionë euro. Në një deklaratë me mllef dhe gjithë ofendime për shqiptarët që dalin në protestë, Rama theksoi se qeveria ndërhyri për të shpëtuar një koncert që do të shërbente shumë për ekonominë e vendit. 

“Ky është një event i organizuar nga grupi privat, partner shqiptarë gjermanë, turq, që kanë marrë përsipër këtë ndërmarrje kolosale. Shteti shqiptar është detyruar të ndërhyjë vetëm dje për të dhënë jo dhjetëra e miliona euro siç thonë sorrat dhe korbat e bulevardit, por 4 milionë që ne të garantojmë që ata mijëra e mijëra njerëz që kanë prerë bileta nga Evropa, Amerika, nga Australia, 80 shtete dhe janë më shumë sesa ata që blenë biletat që erdhën për finalen e Konferencë Ligës. Ky event nëse do mbetej i pa realizuar do ishte një mundësi më pak për ekonominë e kryeqytetit. Ata mijëra njerëz sjellin një impakt ekonomik të menjëhershëm, por edhe hap pas hapi. Këto janë evente, sepse bota nuk janë budallenj që organizojnë evente të tilla që kërkojnë një shpenzim në fillim, por janë investime. Investime për një Shqipëri tjetër që nuk ndalet dhe nuk kthehet prapa, të hidhen përpjeta ata që nuk duan,” u shpreh Rama.

Çfarë parashikon ligji për ndërhyrjen në fondin e emergjencës?

Në lidhje me zhbllokimin e fondit të emergjencës, që në Shqipëri nuk i kalon 10 milionë euro, Kushtetuta deklaron qartë se cilat janë arsyet se ky fond mund të përdoret. Tekstualisht në nenin 101 të Kushetutës, thuhet se Këshilli i Ministrave ka të drejtë që të përdorë fondin e emergjencës në rastë nevoje, apo urgjence kombëtare. 

“Këshilli i Ministrave, në rast nevoje dhe urgjence, nën përgjegjësinë e tij, mund të nxjerrë akte normative që kanë fuqinë e ligjit, për marrjen e masave të përkohshme. Këto akte normative i dërgohen menjëherë Kuvendit, i cili mblidhet brenda 5 ditëve nëse nuk është i mbledhur. Këto akte humbasin fuqinë që nga fillimi, në qoftë se nuk miratohen nga Kuvendi brenda 45 ditëve," thuhet në nenin 101 të kushtetutës.

Nga asnjë qindarkë në 4 mln euro/ Si gënjeu qeveria për
Neni

Arka e emergjencës është mjeti që qeveria duhet ta përdorë për fatkeqësitë natyrore apo rastet emergjente, si zjarret, përmbytjet apo dhe tërmetet. Dhe koncerti i Kanye West nuk futet në asnjë fatkeqësi natyrore apo në rastet emergjente të vendit, por një event kulturor që mbahet për argëtim.

A ndodh që diku në botë të ndërhyjë qeveria për të shpëtuar një koncert?

Dosja.al, ka bërë disa kërkime për raste të tilla të ngjashme dhe nuk na rezulton që një qeveri tjetër në botë, të ndërhyjë me fondin e emergjencës, për të shpëtuar një koncert të jashtëm apo të brendshëm që do të mbahet në atë vend. Kjo pasi organizimin e eventit e ka marrë përsipër kompania e organizimit që merret me biletat si dhe çdo gjë tjetër në lidhje me këtë koncert. 

Ndërkohë që në raste të ngjashme, kur biletat nuk shiten mjaftueshëm, këngëtarët, ose anulojnë koncertin në atë vend, ose shtyjnë datat, në mënyrë që të ketë më shumë kohë që të shiten biletat. Raste të tilla kanë ndodhur shumë, sidomos në vitin e fundit, ku shumë këngëtar amerikanë apo ndërkombëtarë, kanë anuluar koncertet për shkak të shitjeve të pakta të biletave. 

Po Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit sa e ka fondin maksimal?

Jo më vonë se në fillim të vitit, Ministria e drejtuar nga Blendi Gonxhe ka bërë publik fondin maksimal të caktuar për evente kulturore në vend. Sipas njoftimit nga vetë Ministria e Kulturës, fondi i kësaj të fundit është vetëm 190 milionë lekë, që nuk janë as sa gjysma e 4 milionë eurove që Rama ka akorduar për Kanye ëest. 

"Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit hap thirrjen për mbështetje financiare për ngjarje kulturore dhe turistike, festivale, evente dhe projekte që promovojnë Shqipërinë si destinacion kulturor e turistik. Thirrja synon zhvillimin e turizmit dhe kalendarit kulturor, fuqizimin e krijimtarisë artistike, ndërkombëtarizimin e eventeve, zgjatjen e sezonit turistik dhe promovimin e Shqipërisë turistike. Fondi total: 190,000,000 lekë. Mbështeten ngjarje të mëdha turistike dhe evente me profil të lartë dhe aktivitete kulturore për komunitetin, të zhvilluara brenda territorit të Republikës së Shqipërisë," thuhet në njoftim.

Një vendim të tillë për të shpenzuar rreth 40% të fondit të emergjencës së vendit, për një koncert të Kanye West, vetëm një qeveri e papërgjegjshme e bën. Dhe justifikimi që përdori Rama, se me këtë veprim shpëtoi vendin nga të bërit gazi i botës, mesa duket harroi që e la vendin me një fond emergjencë të cunguar dhe një verë të gjatë që e pret përpara./Dosja.al

blendi gonxhe edi rama dosja.al kanye west


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin