LIVE UPDATES
Politike

Rama përballë Ramës! Noc Rrokun apo Reformën në Drejtësi? Çfarë imponuan ndërkombëtaret në 22 korrik 2016

Kryeministri në një deklaratë të fundit të tij, tha se Reformën në Drejtësi e kishte krijuar Partia Socialiste dhe jo ndërkombëtarët. Këtë deklaratë të Edi Ramës sot e përgënjeshtron Edi Rama i 18 korrikut 2016.

2 November 2024, 11:16 Nga r.ll
Rama përballë Ramës! Noc Rrokun apo Reformën në
edi rama

TIRANË- Tre ditë më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi në një emision televiziv se Reformën në Drejtësi e ka bërë Partia Socialiste dhe jo ndërkombëtarët. Rama po ashtu "krenohej" me rezultatet e reformës, ku shprehej se për herë të parë në historinë e Shqipërisë ka ndodhur që të merren të pandehur, ministra, deputetë dhe kryetar bashkish.

Më saktësisht Rama tha: “Amerikanët kanë sjellë Noc Rrokun këtu, sepse këtë e ka sjellë PS me mua në krye. Që të jemi të qartë edhe amerikanët edhe evropianet kanë pasur shumë rezerva, ishin shumë mosbesues. Mbështetja për amerikane ka qenë absolute, por askush nuk e ka pasur vullnetin tim për ta ndarë drejtësinë nga pushteti politik.”

Kryeministri, siç duket e ka harruar fjalimin e tij të bërë 4 ditë para votimit unanim të ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi. Më 18 korrik të 2016, Rama shprehte angazhimin për të pranuar dhe Shtetet e Bashkuar të Amerikës dhe Bashkimi Europian. Ai i bënte thirrje opozitës të votonte atë që e quante "vazhdimin e betejës kundër bandës së të korruptuarve në sistemin e drejtësisë". 

Pjesë nga fjalimi i kryeministrit Edi Rama më 18 korrik 2026:

Reforma në Drejtësi nuk do japi rezultatet të nesërmen e ditës së votimit. Do të kërkojë disa vite për të parë efektet e drejtpërdrejta dhe për t’i dhënë njerëzve mundësinë që të shohin edhe përfitimet e drejtpërdrejta, duke u ndjerë qytetarë të barabartë në dyert e gjykatave dhe duke marrë ato që iu takon sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë. Por, nëse Reforma në Drejtësi dështon ditën e enjte, ajo nuk është një reformë apo një paketë ligjesh që mund të rifutet kollaj në punën e parlamentit dhe mbi të gjitha do të jetë një dështim i madh dhe i pamerituar për gjithë popullin shqiptar. Dhe ato frute të saj që ne do t’i marrim pas disa vitesh nëse e kalojmë ditën e enjte, do të vonohen për shumë e shumë vite të tjera. Nuk ka bërë vaki që nga viti 1990 që të gjithë miqtë e partnerët e Shqipërisë deri në nivelet më të larta, që nga Shtëpia e Bardhë deri tek kancelaria në Berlin, tek Presidenca në Francë e pastaj me radhë – nuk diskutohet në të gjitha nivelet e Komisionit Europian, – të angazhohen kaq masivisht e për një kohë kaq të gjatë, një vit e gjysëm, për të ndihmuar popullin shqiptar për të shpëtuar nga një e keqe shumë e madhe.

Pak pas mesnatës së 21 korrikut të vitit 2016, Parlamenti i Shqipërisë  miratoi me të gjitha votat e deputetëve të Kuvendit, draftin e ndryshimeve kushtetuese që i hapin rrugë reformës në drejtësi. Të 140 deputetët e opozitës por dhe të maxhorancës bashkuan votat për reformën në drejtësi. Në orën 00.45 të 22 korrikut, Kuvendi i dha fund dhe diksutimeve të më shumë e një  1 viti e gjysme.

“Suksese kësaj reforme historike dhe le të vazhdojë ky konsensus edhe për reforma të tjera”, tha kryetari i Kuvendit asokohe, Ilir Meta pas votimit i cili u shoqërua dhe me duartrokitje edhe nga ndërkombëtarët të cilët po ndiqnin seancën.

Shtatë orët e negociatave që i paraprinë këtij votimi duket se kishin rritur mosbesimin e miratimit me konsensus të reformës, çka solli edhe një duartrokitje të gjatë, të të gjthë të pranishmëve, por edhe një përqafim të dy ambasadorëve të asaj kohe që u investuan direkt në këtë reformë, atij të SHBA-se Donald Lu dhe të BE-së, Romana Vlahutin.

edi rama reforma ne drejtesi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin