LIVE UPDATES
Politike

Drafti i PS për listat/ Opozita e Bashkuar kërkesë zyrtare OSBE/ODIHR: A mund t’i ndryshojë një palë rregullat e lojës

22 September 2020, 10:13 Nga DOSJA
Drafti i PS për listat/ Opozita e Bashkuar kërkesë zyrtare

TIRANË- Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar kanë prezantuar në Këshillin Politik kërkesën zyrtare që i kanë adresuar OSBE/ODIHR, ku kërkojnë përgjigje për 5 çështje kryesore. 5 pyetjet kryesore, të ngritura në kërkesën e paraqitur nga opozita, kërkojnë përgjigje për:

1. A përputhet me standardet ndërkombëtare mekanizmi aktual i Kodit për koalicionet dhe formula e shpërndarjes së mandateve?
2. A i lejon listat e hapura mekanizmi dhe formula aktuale dhe a është në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR.
3. A mund të ndryshohen njëanshmërisht rregullat zgjedhore 6 muaj para zgjedhjeve?
4. A minon barazinë në garë dhe a bie ndesh me disa standarde të OSBE/ODIHR ndryshimi i njëanshëm i rregullave shumë afër zgjedhjeve?
5. Në kushtet e mosdakordësisë, cila është një zgjidhja në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR për zgjedhje demokratike?

Në letrën drejtuar OSBE/ODIHR, ku shpjegohet edhe qendrimi i palëve, opozita thekson se koha e përgjigjes është shumë e rëndësishme. “Do ta vlerësonim shumë përgjigjen e shpejtë ndaj çështjeve të mësipërme, pasi është shumë e rëndësishme për të adresuar mosmarrëveshjet mes palëve, me synim gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për palët, që do të krijonte një klimë besimi të qytetarëve në një proces zgjedhor demokratik.”- thuhet në kërkesën e Opozitës së Bashkuar drejtuar OSBE/ODIHR-it.

LETRA E PLOTË E OPOZITËS SË BASHKUAR DËRGUAR OSBE/ODIHR:

Drejtuar:         OSBE /ODIHR

Tiranë, 22 Shtator 2020

E nderuar zonjë / Zotëri,

Faleminderit për ndihmën e vlefshme që OSBE / ODIHR i ka dhënë Këshillit Politik në procesin e reformës zgjedhore në Shqipëri. Më pak se dy muaj pasi ligji i 23 korrikut rikonfirmoi mekanizmin ekzistues të koalicioneve dhe ndarjes së mandateve, partia në pushtet po propozon ta ndryshojë atë. Ajo propozon që në vend të listave të përbëra, koalicionet duhet të paraqesin një “listë të përbashkët” të vetme, e cila më pas do të ndryshonte rrënjësisht rregullat e zgjedhjeve që rregullojnë transformimin e votave në vende. Modeli i listës së përbashkët dhe formula e lidhur me të për ndarjen e mandateve që partia në pushtet propozon, është zbatuar në zgjedhje të mëparshme midis 2000 dhe 2001 në Shqipëri dhe është shfuqizuar me konsensualitet dhe është zëvendësuar në 2003 me modelin ekzistues të listave të përbëra.

Opozita ka kundërshtuar propozimin e partisë në pushtet dhe ka kërkuar të ruhet mekanizmi ekzistues i “aleancës elektorale” me listat e përbëra dhe formulën përkatëse të ndarjes së mandateve që është tashmë në fuqi. Më 6 shtator Presidenti i Republikës ka vendosur që data e përgjithshme e zgjedhjeve është 25 Prill 2021. Si pasojë, procesi zgjedhor ka filluar zyrtarisht dhe partitë politike kanë fituar tashmë të drejtën për t’u regjistruar si subjekte zgjedhore, duke filluar nga 7 shtatori deri në 70 ditë para deri në ditën e zgjedhjeve. Opozita gjykon se rregullat themelore që rregullojnë konkurrencën zgjedhore midis partive politike kundërshtare si dhe shpërndarjen e mandateve në përputhje me votat përkatëse, nuk mund të ndryshohen pasi ka filluar procesi zgjedhor. Opozita gjykon se veprime të tilla prekin parimet e stabilitetit të ligjit, sigurinë ligjore dhe fushën e barabartë të lojës, të cilat janë vendimtare për të respektura angazhimet e OSBE-së për zgjedhje demokratike. Opozita vlerëson se propozimi i partisë në pushtet për të ndryshuar rregullat diktohet nga interesat e menjëhershme politike të partisë në pushtet dhe ka për qëllim manipulimin e sistemit në avantazhin e vet. Marrëveshja e 14 Janarit 2020 parashikon që partitë në Këshillin Politik të kërkojnë konsensus për çështjet e reformës zgjedhore dhe në rast se kjo nuk është e mundur, palët do të kërkojnë mendimin e ekspertëve të OSBE / ODIHR. Bazuar në këtë marrëveshje, ne kërkojmë mendimin dhe ndihmën e ekspertëve tuaj për çështjet e mëposhtme:

Përgjigja juaj në kohë ndaj çështjeve të mësipërme vlerësohet shumë dhe është shumë e rëndësishme për të adresuar këtë mosmarrëveshje me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme që do të krijonte një klimë besimi të qytetarëve në një proces zgjedhor demokratik.

Me respekt,

ANËTARËT E KËSHILLIT POLITIK

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mbledhja e kp 22 shtator opozita leter osbe/odihr mbledhja e kp 22 shtator opozita leter osbe/odihr

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin