LIVE UPDATES
Bota

DW nderon me Çmimin e Lirisë së Fjalës gazetarët nga Mariupol

3 May 2022, 14:36 Nga DOSJA
DW nderon me Çmimin e Lirisë së Fjalës gazetarët nga

UKRAINË- Gazetarët Evgeniy Maloletka dhe Mstyslav Chernov raportuan nga Mariupoli i rrethuar nga trupat ruse. Ata dokumentuan fillimin e luftës, luftimet dhe pasojat e granatimeve të rënda.

Çmimi i këtij viti për Lirinë e Fjalës së DW shkon për fotoreporterin Evgeniy Maloletka, i cili punon me shumë agjenci dhe organizata ndërkombëtare të lajmeve, dhe gazetarin e videove të Associated Press, Mstyslav Chernov. Fituesit u shpallën të hënën, më 2 maj.

Me fillimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës gazetarët ishin në Mariupol, ku ata erdhën, ditën kur filloi pushtimi rus në Ukrainë më 24 shkurt . Ata i treguan botës jetën në qytetin ukrainas teksa ishte i rrethuar nga trupat ruse. Chernov dhe Maloletka fotografuan shkatërrimin, mjekët në punë dhe viktimat e shumta civile. Ata u larguan nga Mariupol më 15 mars 2022 si pjesë e një evakuimi. Evgeniy Maloletka tregon për DW se si ai dhe Mstyslav Chernov punuan dhe mbijetuan në Mariupol.

FIllimi i luftimeve

Maloletka pranon se ai dhe Chernov kishin pritur sulme nga trupat ruse, kur Rusia njohu pavarësinë e të ashtuquajturave “Republikat Popullore të Donetskut dhe Luhanskut”. “Ne e kishim të qartë se do të kishte luftë. Ishte e paqartë se kur. Ne ishim të vetëdijshëm se ata do të përpiqeshin të prisnin një korridor për në Krimenë e aneksuar nëpërmjet Mariupolit dhe për këtë arsye do të sulmonin Mariupolin,” thotë Maloletka. Por të dy nuk e kishin pritur që “rusët do të thyenin të gjitha linjat e mbrojtjes dhe do të rrethonin qytetin kaq shpejt”.

Sipas Maloletka, lindja e qytetit u granatua pikërisht në fillim të luftës. “Plumbat erdhën duke fluturuar dhe ne i filmuam duke goditur shtëpitë”, thotë ai. Një periferi ishte gjithashtu nën zjarr të vazhdueshëm masiv artilerie. Për sa kohë që kishte pjesë relativisht të qeta të qytetit në Mariupol, mund të lëvizje dhe të punoje pak a shumë normalisht, thotë ai. Sulmet ajrore erdhën më vonë. “Fillimisht nuk kishte bombardime të rënda, por bombat binin në mënyrë shumë kaotike”, tha Maloletka.

Mbrojtja e Mariupolit

Ushtria ukrainase u detyrua gjithnjë e më shumë të zbrapsej në Mariupol. “E gjithë ushtria erdhi në qytet, sepse nuk ishte më e mundur të mbante pozicione në fusha. Prandaj e gjithë mbrojtja u tërhoq në qytet”, thotë Maloletka. Pas kësaj, granatimet e Mariupolit u bënë më të rënda dhe ishte e vështirë të lëvizje nëpër qytet. Qendra e Mariupolit ishte gjithashtu nën zjarr artilerie. Përveç kësaj, në qytet ishin grupet e sabotimit dhe zbulimit.

Situata në Mariupol bëhej gjithnjë e më e ndërlikuar dhe kishte gjithnjë e më pak njerëz dhe makina në rrugë. Gjithashtu nuk kishte pothuajse asnjë lidhje telefonike. “Njerëzit në panik na pyesnin se çfarë po ndodhte. Ata po përpiqeshin të merrnin ndonjë informacion, po pyesnin për korridoret humanitare. Kishte një ose dy vende në qytet që kishin ende një linjë telefonike, por edhe ajo u prish më 10 mars,” kujton Maloletka.

Varrimet në oborret e shtëpisë

“Viktimat e granatimeve varroseshin në oborret e shtëpisë. Por në fillim nuk ishin aq shumë”, thotë fotoreporteri. Ai shton se ai dhe Mstyslav Chernov dokumentuan gjithashtu punën e ndermarrjeve që vinin në një nga spitalet e qytetit për të mbledhur kufomat. “Duke qenë se varrezat normale nuk ishin të aksesueshme, u hap një llogore rreth 30 metra e gjatë dhe rreth tre metra e thellë. Trupat e spitaleve u dërguan atje. Edhe firma të vogla varrimi të mblidhnin trupa në oborret e shtëpisë dhe i sollën në varrezat masive”, thotë Maloletka.

Gazetarët fotografuan edhe fëmijë. “Është shumë e vështirë të harrohet vdekja e një fëmije. Të gjithë fëmijët që u dërguan në spital dhe që i fotografuam, vdiqën. Aty kishte një 15 vjeç, por edhe foshnja tre muajsh. Të gjithë kane vdekur si pasojë e granatimeve”, thotë ai.

Shkatërrimi i qytetit

Maloletka vëren se pothuajse e gjithë infrastruktura e qytetit tani është shkatërruar. “Ata nuk bombarduan vetem spitale, por edhe një stacion zjarrfikës me të gjitha makinat e tij zjarrfikëse. I shkatërruan zjarrfikësit, ndoshta për të pamundësuar shuarjen e zjarreve në qytet dhe për të pamundësuar shpëtimin e njerëzve nga rrënojat dhe për të mbjellë frikë në popullatë”, thotë ai.

Kështu e bën luftën Rusia. “Hyn me tanke dhe shkatërron gjithçka që sheh dhe pastaj, kështu e shkatërruan Mariupolin lagje pas lagjeje”, thotë ai. “Është një taktikë mesjetare: nëse nuk mund ta marrësh dhe ta mbash një qytet, ndoshta më mirë do ta shkatërrosh atë”, thotë Maloletka.

Bombardimi i një materniteti

Kur një bombë goditi një spital me një klinikë materniteti më 9 mars, dy gazetarët ishin afër. Imazhet e shkatërrimit bënë xhiron e botës dhe u bënë simbol i kësaj lufte. Rastësisht u gjendëm aty pranë, dëgjuam një aeroplan dhe më pas pati një shpërthim. Nuk ishte një, por disa. Ka pasur një shpërthim shumë të fortë dhe në banesat përreth janë thyer xhamat. Pamë që gjithçka atje ishte shkatërruar. Njerëzit dilnin me vrap nga bodrumi të tronditur. Ne pamë gra shtatzëna duke u mbartur, Ishin pamje shumë të dhunshme”, thotë Maloletka. Sipas tij, një pjesë e ndërtesës ka qenë spital ushtarak. Por aty nuk ka pasur as pozicione ushtarake dhe as pajisje ushtarake.

Rrezik nga ushtarët rusë

Dy gazetarët shkuan në spitalin e dëmtuar rëndë për të biseduar me gra nga materniteti. “Pastaj erdhen tanket ruse. Ne u fshehëm në spital për gati një ditë dhe u shtirëm se ishim mjekë. Veshëm bluzat e bardha dhe filmuam tanket ruse që kalonin nëpër qytet”, thotë Maloletka. Mëngjesin e 12 marsit, një njësi speciale ukrainase arriti t’i sjellë dy gazetarët në një vend më të sigurt. “Ne nuk kishim më makinë dhe ishim në gjendje të lëviznim nëpër qytet në një masë shumë të kufizuar. Oficerët e policisë më vonë na ndihmuan të hynim në internet nëpërmjet satelitit. Ata kishin një lidhje dhe ne mund të transmetonim të dhëna nëpërmjet tyre,” thotë ai.

Maloletka thotë se ushtarët u thanë se do të ishte më mirë për ta që të evakuoeshin. “Na u tha se nëse do të na kapnin rusët, ata do të na detyronin të themi atë që ata donin të thoshim në kamera. Pra, nëse do të kishim rënë në duart e rusëve, kjo do të kishte qenë vërtet e vështirë. Unë nuk dua ta provoj nga dora e parë sesi sillen shërbimet sekrete ruse me të arrestuarit”, thotë ai. Më 14 mars, një kolonë prej rreth njëqind makinash mundi të largohej nga Mariupol. Të nesërmen qyteti ishte i bllokuar nga trafiku gjashtë deri në shtatë kilometra i gjatë. Njerëzit në makina donin të dilnin nga Mariupol.

Të vrarë dhe të plagosur përfaqësues të mediave

Sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, gjithsej 18 përfaqësues të medias janë vrarë që nga fillimi i luftës, duke përfshirë 15 burra dhe tre gra. Tetë persona (katër burra dhe katër gra) janë rrëmbyer dhe tre gazetarë rezultojnë të zhdukur. Sipas autoriteteve, janë plagosur edhe 13 përfaqësues të mediave. Përveç ukrainasve, në mesin e të plagosurve dhe të vrarëve ishin edhe 19 përfaqësues të mediave nga vende të tjera: Britania e Madhe, Republika Çeke, SHBA, Danimarka, Emiratet e Bashkuara Arabe, Rusia, Irlanda, Zvicra, Franca dhe Lituania.

Deutsche Welle e jep çmimin për lirinë e fjalës që nga viti 2015. Fitues mund të jetë një person apo iniciativë që ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirisë së shprehjes në media.

Marrë nga DW. 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota evgeniy maloletka gazetaret ukrainas lufta ukraine-rusi mstyslav chernov evgeniy maloletka gazetaret ukrainas lufta ukraine-rusi mstyslav chernov

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin