"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Art&Argëtim
Panairi i Librit në Tiranë/ DW: Vizitorët kërkojnë të dalin nga gjendja e pandemisë
18 November 2021, 09:16Nga DOSJA
TIRANË- U hap në Tiranë Panairi i Librit 2021 (17-21.11.) me pjesëmarrjen e vizitorëve, por megjithatë në kushte pandemie, pasi vizitorët nuk duhet të qëndrojnë gjatë brenda sallës së Pallatit të Kongreseve.
Me pjesëmarrjen e 95 shtëpive botuese nga Shqipëria e bota shqiptare u hap në Tiranë të mërkurën Panairi i Librit 2021 në Pallatin e Kongreseve. Këtë vit panari i hap dyert për vizitorët pesë ditë, nga 17-21 nëntor, kjo festë e librit zhvillohet në kushte pandemie, me masa kundër përhapjes së virusit, si teste për punonjësit e shtëpive botuese, detyrimin e maskave apo mbylljen e panairit për një orë në drekë për ajrosje.
Menjëherë pas hapjes së panairit, një numër jo i vogël vizitorësh iu afrua tendave, me atë ecejakun karakteristik të panaireve, ngadalë e me shfletime të shpejta të shumë librave, ndoshta deri sa të gjendet libri i preferuar. Zvogëlimi i kapaciteteve të panairit me 25% më pak se para pandemisë e ka zvogëluar edhe numrin e vizitorëve. Panairi i këtij viti mund të quhet panairi i qetësisë dhe kujdesit. Megjithëse jo të gjithë e respektojnë distancën e përqafimet me miqtë i sheh kudo, ndjehet atmosfera e kujdesshme. E pyetur nga Deutsche Welle një vizitore tha, se “kam ardhur për vit në panair, po këtë vit nga pandemia më duket shumë më ndryshe.” Kurse një vizitor tjetër i mirëpret aktivitetet kulturore tani më shumë se më parë. “Kemi nevojë të dalim pak nga gjendja e pandemisë. Kudo dëgjon vetëm lajme pandemie, të paktën këto aktivitete na bëjnë të harrojmë disi lajmet e këqija.”
Botuesi i shtëpisë botuese, “Onufri”, Bujar Hudhri i tha Deutsche Welles se ai e sheh këtë panair si kthim në normalitet të jetës, botuesve e shkrimtarëve. “Fjala normale i shkon më shumë kësaj situate. Kemi kaluar kohë të vështira, si botuesit, si lexuesit, shkrimtarët, të gjithë. Këtu jemi për t’u takuar të gjithë, ky është gëzimi më i madh. Krijohet ajo atmosfera e munguar kaq kohë, një atmosferë që letërsia e krijon natyrshëm si kontakt mes lexuesit e shkrimtarit.”
Në panair, në të cilin nuk shiten vetëm libra, por zhvillohen edhe takime autoriale me lexuesit. Vizitorët duhet të hyjnë vetëm me maska dhe u rekomandohet të qëndrojnë shkurt brenda hapësirave të mbyllura. Vitin e kaluar panairi i librit u zhvillua online.
TIRANË- Romani “Të lirë” i autores Lea Ypi është botuar në gjuhën shqipe. Mediat shkruajnë se në libër shkruhet jeta e autores nga fillimi i viteve 1980 e ...
Nga Dashnor KaloçiPjesa e dytëPublikohet historia e panjohur e raporteve e Mbretit Zog me Italinë fashiste të Benito Musolinit, të cilët që nga ardhja e ...
SHBA- Mbikëqyrësja e skenarit të filmit ‘Rust’, Mamie Mitchell dhe personi i parë që telefonoi 911 pasi Halyna Hutchins u qëllua aksidentalisht nga ...
BRAZIL- Camila Marodin, një modele braziliane dhe influencuese e mediave sociale, thuhet se është arrestuar nën dyshimin se ka urdhëruar vrasjen e burrit të saj...
TIRANË- Debatet brenda shtëpisë së Big Brother Vip nuk kanë të ndalur. Këtë herë ka qenë aktorja Arjola Demiri ka debatuar me moderatoren Einxhel Shkira. A...
TIRANË– Tanimë është padyshim rruga më e famshme në Shqipëri! Në fshatin Dragu të Bulqizës është ndërtuar një rrugë, ose të paktën kështu është emërt...
TIRANË- Aktorja Monika Lubonja ka shprehur një “dëshirë” brenda shtëpisë së “Big Brother Albania VIP”. Teksa po bisedonte me aktoren tjetër Arjola Demiri, ...
TIRANË- Qytetarët të shumtë i kanë bërë homazhe ish-diktatorit Enver Hoxha sot në ditën e Çlirimit të Tiranës. Fotot e mësipëme të shkrepura nga Ush...